Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Pesë të arrestuar në Tiranë! Nisin hetimet ndaj drejtorit të shkollës në Kamëz
30 Mars 2022, 10:55Nga DOSJA
TIRANË- 5 qytetarë kanë përfunduar në prangat e policisë së shtetit dhe 5 të tjërë po procedohen penalisht për vepra të ndryshme penale. 41-vjeçari me inicialet A.L, dhe B. S., 51 vjeç po procedohen për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me grushte. Ndërsa 42-vjeçari i identifikuar me inicialet A.S., sht shpallur n krkim nga policia pasi ka goditur me mjet prerës në këmbë 24-vjeçarin me iniciale M. T.
Drejtori i shkollës ‘Isa Boletini’ në Kamez, Përparim Oka po procedohet penalisht për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”. Në disa pamje dukej drejtori duke keqtrajtuar dy nxënës. Pas verifikimeve të kryera nga policia, dyshohet se videoja është realizuar para 4 viteve. Pamjet janë dërguar nga një nxënëse që ka qenë prezent në atë orë mësimi.
Dy ditë më parë 48-vjeçari u denoncua nga gazetarët e ‘Fiks Fare’ në zyrat vendore arsimore në Tiranë (ZVA). Drejtoresha e këtij institucioni, Albana Imerajn pasi pa videon tha se sjellja e drejtorit është e papranueshme.
“Ne dënojmë fort dhunën verbale e jo më atë fizike, kjo është e papranueshme dhe do marrë masën e merituar”- tha Imeraj.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
TiranëVihen në pranga 5 shtetas dhe procedohen penalisht 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. K., 49 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. K., 26 vjeçe dhe P. Sh., 32 vjeç, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Laprakë, kanë marrë me forcë në automjet shtetasin A. S., 34 vjeç.Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– S. U., 47 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur;
– F. K., 35 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin S. P., 25 vjeç. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin P. O., 48 vjeç, me detyrë drejtor në një shkollë në Kamzë, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, pasi sipas pamjeve të transmetuara në një emision investigativ, ka keqtrajtuar dy nxënës. Pas verifikimeve të kryera, dyshohet se videoja është realizuar para 4 viteve.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin J. H., 32 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka goditur me grusht shtetasin I. U., 51 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit A. L., 41 vjeç, dhe B. S., 51 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me grushte.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin L. B., 53 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka goditur me grusht shtetasin E. F., 53 vjeç. —- Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. S., 42 vjeç, pasi ka goditur me mjet prerës në këmbë, shtetasin M. T., 24 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(j.c)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Policis e Shtetit ka ndërmarrë disa aksione në kuadër të paranalimit të zjarrvënieve të qëllimshme në të gjithë territorin e vendit tonë.Sipa...
TIRANË– Për shkak të përkeqësimit të motit, do të anulohen tragetet e datës 30 dhe 31 Mars. Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se për shkak të e...
FIER– Nuredin Dumani është takuar me një nga fqinjet e tij tre ditë më parë. E moshuara ka rrëfyer për gazetarët se tre ditë më parë, ajo ka shkuar te ban...
TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame kërkoi nga të pranishmit që të mos zbulojnë se ku janë zyrat e Kadastrës. Gjatë konferencës p...