Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Aktualitet
Arrestohet në Fier Sokol Rukaj, 50-vjeçari i dënuar me 8 vjet burg në Itali për drogë, do esktradohet
5 Maj 2020, 09:45Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
FIER– Arrestohet me qëllim esktradimi në Itali, 50-vjeçari Sokol Rukaj. 50-vjeçari është arrestuar gjatë operacionin “Kreshpan”, pasi ishte dënuar në Itali me 8 vjet e 10 muaj burg për trafik narkotikësh.
Ai u arrestua nga Policia në banesën e tij në fshatin Kreshpan dhe do të dërgohet në Itali për të vuajtur dënimin e vendosur nga gjykata e Ankonës.
NJOFTIMI I PLOTË:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Kreshpan”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe Interpol Tirana. Bie në prangat e Policisë 50-vjeçari i dënuar nga drejtësia italiane, me 8 vjet e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Sektori për Shërbimet e Specializuara Policore në DVP Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, Interpol Tirana dhe Interfoza italiane, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë operative ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kreshpan”. Si rezultat i operacionit, në fshatin Kreshpan, në banesën e tij u kap dhe u arrestua përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi Sokol Rukaj, 50 vjeç, banues në Cakran, Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjykata e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 8 vjet e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ditën e sotme me qëllim ekstradimi është arrestuar edhe një 37-vjeçar nga Vlora, i cili gjithashtu është dënuar në Itali për trafik droge.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FIER– Shkurtimet e pagave dhe shkarkimet nga detyra kanë nxjerrë në protestë punonjësit e “Albpetrol” në Fier. Punonjësit shprehen se disa prej tyre janë privua...
Ekonomia është goditur për shkak të pandemisë, sektorë të rëndësishëm të zinxhirit të ekonomisë po përballën më vështirësi edhe pse nga qeveria është komunikuar...
Shqipëri- Rritet sërish numri i të infektuarve. Albana Fico nga Instituti i Shëndetit Publik ka deklaruar ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit, pas testimi...
FIER– Punonjësit e “AlbPetrol” kanë dalë në protest ditën e sotme pasi kompania ka vendosur për uljen e pagave të tyre deri në 60% për shkak të situatës nga kor...
FIER– 250 punonjës të kompanisë “Albpetrol” në Fier janë ngritur në protestë pasi pagat e tyre janë ulur deri në 60% si pasojë e gjendjes së krijuar nga koronav...
TIRANË– Dita e Dëshmorëve të Atdheut po përkujtohet sot në të gjithë vendin. Për shkak të koronavirusit, për herë të parë tek dëshmorët do të mungojnë lule...
Elbasan– Gjatë 24 orëve të fundit asnjë person nuk ka rezultuar me COVID-19 në qytetin e Elbasanit. Burime për Dosja.al bëjnë me dihe se janë testuar 27 persona...
Vlorë- Policia e Vlorës ka arrestuar 37-vjeçarin Denis Hysaj, pasi gjykata e italiane e ka dënuar me 8 vite burg për trafik droge. Ai pritet të ekstradoh...
Durrës- Policia e Durrësit ka arrestuar 51-vjeçarin me iniciale I.Sh, pasi teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e tij dhe ka ...
TIRANË– Prokuroria ka kërkuar masat e sigurisë “arrest me burg” për Jani Aruçin dhe dy bashkëpunëtorët e tij, të cilët grabitën shtëpinë e ish- vjeh...