Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Art&Argëtim
Dyshja e njohur i mbijetojnë aksidentit ajror, Anuel dhe Yailin: Faleminderit Zot për mundësinë e dytë
Yailin ka bërë gjithashtu një postim.
3 Dhjetor 2022, 18:47Nga F.M
Anuel AA dhe Yailin
MEKSIKË- Anuel AA dhe Yailin, dyshja më e pëlqyer e momentit në botën e shoëbizit në Amerikën Latine i kanë mbijetuar një aksidenti ajror. Dyshja kanë qenë duke udhëtuar drejt Meksikës, kur xhami i parmë i avionit është thyer.
“ Falë Zotit që jemi gjallë. Duket se vdekja ishte pranë nesh sot, por Zoti është i fortë. Në ngritje u luta që të ulesha shëndoshë e mirë si gjithmonë, pa e ditur se çfarë na priste dhe ishte njësoj... Kam ardhur Meksikë, amen,”- shkruan ylli i reggaeton.
Yailin ka bërë gjithashtu një postim.
"Zoti im, faleminderit që je gjithmonë me ne...faleminderit babi, Zot, që na dhe një mundësi të re,"- shkruan ajo.
Yailin është shtatzënë dhe dyshja presin të bëhen prindër për herë të parë. Anuel AA ka dhe një djalë nga një marrëdhënie e tij e mëparshme.