3 Shkurt 2024, 14:28
Nga S.B
Rita Ora
SHBA- Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është një nga yjet më të mëdhenj të muzikës që ka eksportuar Kosova. Ajo është lindur në Prishtinë dhe vetëm një vjeçe është larguar me familjen e saj në Mbretërinë e Bashkuar, nga ku ka pasur shpërthimin e saj në muzikë, në vitin 2012 e më mbrapa. Por para se të publikonte hitin e padiskutueshëm “Hot Right Now”, Rita Ora i kishte treguar ëndrrat dhe dëshirat e saj në një intervistë të dhënë si adoleshente në Kosovë.
Ajo ishte një emër i panjohur në atë kohë kur për Radio Televisionin Publik të Kosovës (RTK), kishte shpalosur aspiratat e saj për t’u bërë një yll ndërkombëtar, fillimisht i aktrimit (inspiruar nga gjyshi i saj regjisor) e më pas një yll i muzikës. 33-vjeçarja mesa duket ka hasur në këtë intervistë gjatë shfletimit të arkivave të saj në shtëpi – teksa e ka ndarë atë me fansat e saj përmes një interviste të shkurtër në InstaStory.
“Në të ardhmen unë dua të bëhem aktore, shpresoj të bëhem dikush, që emri im të jetë i njohur edhe në muzikë nuk e di sa, por aktrim definitivisht”, kishte thënë Rita adoleshente teksa fliste pak shqip, pak anglisht.
Rita Ora
Në përshkrimin e kësaj videoje të hedhur në InstaStory, Ora shkroi: ”E dija se çfarë doja. Që kur isha fëmijë thoja se doja të bëhesha aktore dhe shpresoja që muzika do të më ngjiste lart. Uau, jeta është një çmenduri”.
Trashëgimia artistike e Ritës rrjedh nga gjyshi i saj, regjisori me origjinë nga Peja, Besim Sahatçiu, i cili ka qenë një emër i njohur i regjisë dhe filmit, jo vetëm në Kosovë po në mbarë Ish-Jugosllavinë.
rita ora
Art&Argëtim
3 Shkurt 2024, 14:10
S.B
Bad Bunny
SHBA- Reperi porto-rikan 29-vjeçar, hyri në Instagram të Premten për të ndarë disa foto të shkrepura pa...
Art&Argëtim
3 Shkurt 2024, 12:40
S.B
foto ilustruese
Dashuria është në ajër ... dhe po kështu edhe hëna e re e shkurtit! Duke arritur kulmin vetëm pak dit&eu...
Art&Argëtim
3 Shkurt 2024, 11:01
S.B
Selena Gomez dhe Benny Blanco
SHBA- Ylli i "The Only Murders in the Building" tregoi pak nga mëngjesi me të dashurin e saj në një ...
Art&Argëtim
3 Shkurt 2024, 10:40
S.B
Sylvester Stallone dhe Carl Weathers
SHBA- Aktori i lindur në New Orleans, i njohur për rolet e tij në Rocky, Predator dhe The Mandalor...
Art&Argëtim
3 Shkurt 2024, 10:15
S.B
Angelina Jolie dhe Brad Pitt
FRANCË- Brad Pitt fiton raundin e fundit në betejën ligjore me Angelina Jolie mbi kantinën franceze 5...
Art&Argëtim
3 Shkurt 2024, 07:30
r.ll
foto ilustruese
Dashi
Të shtunën ajo që po vjen është sigurisht një fundjavë e rëndësishme, e karakterizuar n...
Art&Argëtim
2 Shkurt 2024, 22:09
r.ll
silvester stallone dhe carl weathers
SHBA- Aktori i njohur Carl Weathers, i cili luajti si Apollo Creed në katër filmat e parë t&e...
Art&Argëtim
2 Shkurt 2024, 21:22
S.B
John Cena dhe Dua Lipa
SHBA- Aktori John Cena është gati ta çojë marrëdhënien e tij të punës me Dua Lipë...
Art&Argëtim
2 Shkurt 2024, 18:56
S.B
Mariah Carey
SHBA- Këngëtarja e njohur amerikane Mariah Carey u shfaq në tapetin e kuq për ‘Recording academy honors’ ...
Art&Argëtim
2 Shkurt 2024, 18:20
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Kanye West ka shpërndarë një tjetër video eksplicite të gruas së tij Bianca Censori, këtë her...