LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Foto të rreme pornografike të Taylor Swift përhapen në mediat sociale

Fansat e saj të zjarrtë të njohur si "Swifties", u mobilizuan me shpejtësi. Ata nisën një kundërofensivë në platformën e njohur më parë si Twitter me hashtagun #ProtectTaylorSwift, (#mbroniTaylorSwift-in), duke e mbushur platformën me imazhe pozitive të yllit të popit. Disa thanë se po denonconin llogaritë që shpërndanin imazhe të rreme të këngetares.

27 Janar 2024, 09:28 Nga I.A
Foto të rreme pornografike të Taylor Swift përhapen në
Taylor Swift

SHBA- Imazhe pornografike, të rreme, të manipuluara në mënyrë dixhitale, të këngëtares se famshme Taylor Swift po qarkullojnë në internet, duke e bërë këngëtaren, viktimën më të famshme të një problematike, që platformat e teknologjisë si dhe grupet kundër abuzimit, po luftojnë për ta ndrequr.

Imazhet e këngëtares qarkulluan gjerësisht këtë javë në platformën e mediave sociale X. Fansat e saj të zjarrtë të njohur si "Swifties", u mobilizuan me shpejtësi. Ata nisën një kundërofensivë në platformën e njohur më parë si Twitter me hashtagun #ProtectTaylorSwift, (#mbroniTaylorSwift-in), duke e mbushur platformën me imazhe pozitive të yllit të popit. Disa thanë se po denonconin llogaritë që shpërndanin imazhe të rreme të këngetares.

Disa foto qarkulluan gjithashtu në Facebook në pronësi të Meta-s si dhe platforma të tjera të mediave sociale.

"Fatkeqësisht, ato u përhapën në miliona e miliona përdorues përpara se të hiqeshin”, tha Mason Allen, kreu i grupi të zbulimit të falsifikimeve të kësaj natyre në median sociale “Reality Defender”.

Sipas ekspertëve disa dhjetra imazhe unike ishin krijuar me inteligjencë artificiale.

Studiuesit kanë thënë se numri i atyre që njihen si “deepfakes” është rritur në vitet e fundit, për shkak të një qasje më të madhe të publikut tek teknologjia e përdorur për të prodhuar imazhe të tilla dhe lehtësisë në përdorimin e saj.

Në vitin 2019, një raport i publikuar nga kompania e ‘AI DeepTrace Labs’ tregoi se këto imazhe po përdoreshin në masë të madhe kundër grave. Shumica e viktimave, tha kompania, ishin aktorë të Hollivudit si dhe këngëtarë të K-pop të Koresë së Jugut.

Brittany Spanos, një shkrimtare e revistës Rolling Stone, tha se fansat e Taylor Swift-it janë të shpejtë për t'u mobilizuar në mbështetje të artistes së tyre, veçanërisht ata që e marrin shumë seriozisht atë që bëjnë.

"Do të ishte një problem nëse ajo nuk e çon këtë çështje në gjykatë", tha ajo.

Zonja Spanos thotë se fotot e fundit të rreme ndaj këngëtares përputhet me të tjera raste që ajo ka patur në të kaluarën, duke vënë në dukje padinë e saj të vitit 2017 kundër një DJ-i të një stacioni radiofonik, i cili dyshohet se e ngacmoi seksualisht këngëtaren. Juria vendosi që Taylor Swiftit t’i paguhej 1 dollar dëmshpërblim, një shumë që avokati i saj, Douglas Baldridge, e quajti "dollar simbolik”, vlera e së cilit është e pamatshme në raport me atë që "përjetojnë për të gjitha gratë në këtë situatë", në mes të lëvizjes "MeToo". Padia prej 1 dollarësh u shndërrua në prirje më pas, si në kundërpadinë e aktores Gwyneth Paltrow në 2023 kundër një skiatori.

Kërkesës për koment lidhur me shpërndarjen e fotove në rrjetin X, kompania e medias sociale iu përgjigj:

"Ekipet tona po heqin në mënyrë aktive të gjitha imazhet e identifikuara dhe po ndërmarrin veprimet e duhura kundër llogarive përgjegjëse për postimin e tyre", shkruante kompania në rrjetin X të premte. "Ne po monitorojmë nga afër situatën për të siguruar që çdo shkelje e mëtejshme të trajtohet menjëherë dhe përmbajtja të hiqet".

Ndërkohë kompania Meta tha në një deklaratë se dënon ashpër “përmbajtjen që është shfaqur në internet dhe se ka punuar për ta hequr atë". Përfaqësuesit e këngëtares Taylor Swift nuk iu përgjigjën kërkeses për koment të premten.

Marrë nga VOA

taylor swift ai deeptrace labs

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit