Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Art&Argëtim
FOTOT: Georgina Rodriguez "heq" shaminë dhe festoi ditëlindjen e parë në Arabinë Saudite me... dekolte
Rodriguez i kërkohet të ndryshojë mënyrën e veshjes në publik dhe tani e tutje do të duhet të ndjekë rregulloren e mirësjelljes publike.
29 Janar 2023, 16:05Nga k.m.
Georgina Rodriguez
ARABIA SAUDITE- Georgina Rodriguez ka ndryshuar pothuajse të gjithë jetën e saj për hir të Cristiano Ronaldos. Megjithatë, rregullat në mbretërinë konservatore të Arabisë Saudite nuk do të adoptohen shumë lehtë për partneren e futbollistit, e cila njihet për veshjet e saj seksi.
Rodriguez i kërkohet të ndryshojë mënyrën e veshjes në publik dhe tani e tutje do të duhet të ndjekë rregulloren e mirësjelljes publike.
Ajo tashmë ka bërë përpjekje për t'iu përshtatur mentalitetit saudit, pasi pak ditë më parë u shfaq e veshur me shami, e ndërthurur gjithmonë me stilin e saj personal. Në shtëpi, megjithatë, ajo mund të veshë çfarë të dojë dhe të pozojë për foto për t'i ndarë me miqtë e saj në internet.
Me rastin e ditëlindjes së saj të 29-të, Georgina Rodriguez ka veshur sërish një fustan me dekolte dhe ka festuar me familjen e saj, ndoshta në shtëpinë e tyre.
Në mbishkrimin e postimit të saj, Rodriguez shkroi: 29 vjeçe e rrethuar nga njerëz dhe njerëz të vegjël që i dua me gjithë zemër. Pafundësisht mirënjohëse Zotit për gjithçka. Faleminderit të gjithëve që gjetët pak nga koha juaj për të më uruar dhe për të më dërguar kaq shumë dashuri.