17 Korrik 2022, 20:10
Nga I.A
Qyteti sirian
SIRI- Një qytet fantazmë që nga një operacion i vitit 2018 për të larguar xhihadistët, Hajar al-Aswad pranë kryeqytetit sirian është rikthyer në jetë si vendndodhja e një filmi aksion të prodhuar nga Jackie Chan. "Home Operation" është frymëzuar nga evakuimi i shtetasve kinezë dhe të huaj të tjerë nga lufta në Jemen në vitin 2015, një operacion që u pa si një pikë referimi për Pekinin.
Jemeni u konsiderua një vend shumë i rrezikshëm për t'u xhiruar dhe disa skena të filmit, po xhirohen në Siri, megjithëse skenari përmend vetëm një vend imagjinar të quajtur "Poman". Rrënojat e Hajar al-Aswad të enjten u mbushën me një grup aktorësh me veshje fisnore jemenase, ekstra sirianë me uniformë dhe anëtarë të ekuipazhit kinez të filmit të veshur me polo.
Jackie Chan është producenti kryesor, megjithëse nuk ka plane që ai të vizitojë Sirinë. Filmi e paraqet veten si një blockbuster që do të lavdërojë rolin e autoriteteve kineze në një evakuim heroik. Duke folur me gazetarët ndërsa ekuipazhi i tij instalonte pajisjet e tyre dhe tanket u zhvendosën me shpejtësi, regjisori Yinxi Song konfirmoi kredencialet e propagandës së filmit.
"Kjo merr perspektivën e diplomatëve që janë anëtarë të Partisë Komuniste, të cilët u përballën me një breshër plumbash në një vend të shkatërruar nga lufta dhe i sollën në mënyrë të sigurtë të gjithë bashkatdhetarët kinezë në anijen luftarake të vendit të padëmtuar," tha ai.
jackie chan home operation yinxi song
Art&Argëtim
17 Korrik 2022, 14:34
k.m.
Aleksia Peleshi dhe Romeo Veshaj
TIRANË- E bija e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, Aleksia dhe aktori Romeo Veshaj bënë bujë ...
Art&Argëtim
17 Korrik 2022, 14:08
k.m.
Gent Zenelaj
TIRANË- Aktori Gent Zenelaj është një nga figurat më dashura për publikun shqiptar. Në një intervist&...
Art&Argëtim
17 Korrik 2022, 12:55
d.a.
Adele
SHBA- Këngëtarja Adele më në fund është gati të lërë fansat t'i thonë 'Hello' jetës s&eum...
Art&Argëtim
17 Korrik 2022, 13:02
k.m.
Kejvina Kthella, Oriola Marashi dhe Einxhel Shkira
Ndonëse është ende herët, “Big Brother” po pritet me një interes t&...
Art&Argëtim
17 Korrik 2022, 12:53
s.s
Nicole Scherzinger dhe Thom Evans
MALDIVES- Ylli i grupit të famshëm “Pussycat Dolls”, këngëtarja Nicole Scherzinger d...
Art&Argëtim
17 Korrik 2022, 11:51
s.s
Eric Martin dhe Ricky Martin
SHBA- Nipi 21-vjeçar Dennis Yadiel Sanchez, i këngëtarit Ricky Martin ka akuzuar këtë të ...
Art&Argëtim
17 Korrik 2022, 09:05
s.s
David Beckham
BRITANI- Netflix është duke përgatitur një seri të re dokumentarësh për yllin e futbollit D...
Art&Argëtim
17 Korrik 2022, 07:13
d.a.
Horoskopi
Dashi
Me kalimin e Hënës drejt Ujorit, ju do të qëndroni të fortë mendërisht. Do të eksploroni mundë...
Art&Argëtim
16 Korrik 2022, 22:35
I.A
Xhensila Myrtezaj
TIRANË- Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka treguar disa nga sakrificat e saj për të arritur aty ku ësht&e...
Art&Argëtim
16 Korrik 2022, 22:29
I.A
Xhensila Myrtezaj
TIRANË- Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka folur për historinë e saj të dashurisë me Bes Kallakun. E ftua...