LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Kush është ANDREW TATE? Njeriu më i rrezikshëm në rrjetet sociale, mendimet e frikshme për gratë e vajzat

Organizatat bamirëse kundër abuzimit në familje i kanë përshkruar postimet e Andrew Tate si mizogjeni ekstreme, e cila mund të radikalizojë sjelljen e burrave të moshuar dhe të rinj dhe mund të shkaktojë pasoja në botën reale.

8 Gusht 2022, 19:12 Nga k.m.
Kush është ANDREW TATE? Njeriu më i rrezikshëm në
Andrew Tate

RUMANI- Mizogjenia, seksizmi, promovimi i përdhunimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Të gjitha këto lidhen me  Andrew Tate, i cili konsiderohet si një nga emrat më të rrezikshëm në rrjetet sociale dhe që me të drejtë është vënë në shënjestër të kritikave të ashpra.

Kush është Andrew Tate? Do ta njihni më mirë kur të kuptoni se ai beson se gratë e kanë vendin vetëm në shtëpi, se gratë nuk duhet të ngasin makinën dhe se ato janë pronë e burrave. Ai gjithashtu mendon dhe thotë se viktimat e përdhunimit duhet të "mbajnë përgjegjësi" për sulmet seksuale ndaj tyre. Ai mburret me lidhjet me vajza 18 deri në 19 vjeç. Në video të tjera, kikboksieri britaniko-amerikan, i cili pozon pranë makinave të shpejta, me armë dhe dëshiron të paraqitet si një playboy, flet për rrahjen e mbytjen e grave, hedhjen e sendeve të tyre dhe mbylljen në shtëpi.

"E godita në fytyrë dhe pastaj e kapa nga qafa. Hesht, kurvë, i thashë unë asaj,"-tregon ai në një video, "duke pretenduar" se rrahu një grua pasi ajo e akuzoi për tradhti.

Organizatat bamirëse kundër abuzimit në familje i kanë përshkruar postimet e Andrew Tate si mizogjeni ekstreme, e cila mund të radikalizojë sjelljen e burrave të moshuar dhe të rinj dhe mund të shkaktojë pasoja në botën reale. Ekspertët paralajmërojnë, por Tate është ende i pranishëm në internet.

Ky 35-vjeçar nuk është një figurë margjinale që fshihet në cepin e errët të rrjetit social, edhe pse po të ishte një person i tillë, sërish do të ishte i rrezikshëm. Në vend të kësaj, ai është një nga personalitetet më të famshme në TikTok, ku videot e tij janë parë 11.6 miliardë herë. Sa shifër e tmerrshme!

Kush është ANDREW TATE? Njeriu më i rrezikshëm në
Andrew Tate

Tate ndërton me kujdes "imazhin" e tij. Në rrjetet sociale, ai e prezanton veten si një guru vetëndihmues, duke u ofruar fansave të tij kryesisht meshkuj një recetë për të fituar para, për të tërhequr vajza. Në pak muaj, Tate u shndërrua nga një emër pothuajse i panjohur në një nga njerëzit më të përfolur në botë. Për shembull, në korrik kishte më shumë kërkime në Google për emrin e tij sesa Donald Trump dhe Kim Kardashian.

Si lindi popullariteti i Tate? Dëshmitë e marra nga Observer tregojnë se ndjekësve të Tate u thuhet të vërshojnë rrjetet sociale me videot e tij, duke zgjedhur klipet më të diskutueshme për të marrë shikimet maksimale.

Strategjia e koordinuar, që përfshin mijëra anëtarë të akademisë private online të Tate, “Hustler University” dhe një rrjet llogarish në TikTok, është përshkruar nga ekspertët si një "përpjekje e hapur për të manipuluar algoritmin" dhe për të rritur artificialisht përmbajtjen e tij. Në më pak se tre muaj, kjo strategji i ka fituar atij ndjekës masivë në internet dhe potencialisht miliona paund: 127,000 anëtarë tani paguajnë 39 £ në muaj për t'u bashkuar me komunitetin e Universitetit Hustler.

Kush është ANDREW TATE? Njeriu më i rrezikshëm në
Andrew Tate

Si ishte jeta e Andrew Tate para se të dominonte mediat sociale? Ai u rrit në një pronë në Luton, djali i një punonjësje hotelerie dhe një mjeshtri shahu. Ai ka qenë prej kohësh në kryefjalë për shkak të shpërthimeve të tij të diskutueshme. Gjatë të njëzetave, ai punoi si producent televiziv dhe njëkohësisht u stërvit për kikboks në një palestër lokale, duke vazhduar të ndeshet profesionalisht dhe të fitojë tituj botërorë.

Në vitin 2016, dukej se karriera e tij tashmë kishte përfunduar pasi u përjashtua nga sezoni i 17-të i “Big Brother” për shkak të një videoje ku ai godiste një grua me rrip.

“Ishte një lojë,”- u mbrojt ai. Menjëherë pas kësaj, u shfaq një video e dytë që tregonte atë duke i thënë një gruaje të numëronte mavijosjet që ai me sa duket i kishte shkaktuar asaj. Si Tate ashtu edhe gratë mohuan se kishte pasur ndonjë abuzim dhe thanë se videot tregonin "marrëdhënie seksuale konsensuale". Më pas, në shtator 2017, ai u kritikua nga organizatat bamirëse për mbështetjen e shëndetit mendor duke thënë se depresioni nuk ishte "i vërtetë". Muajin pasues, në vazhdën e lëvizjes #MeToo, ai tha se gratë duhet të "mbajnë njëfarë përgjegjësie" për përdhunimin.

Në mënyrë tronditëse dhe ironike, kjo e rriti praninë e tij në skenën publike dhe ai shpejt u shfaq në InfoWars, podkasti i teoricienit konspirativ Alex Jones, pozoi për një foto me YouTuber-in e krahut të djathtë Paul Joseph Watson dhe u takua me Donald Trump Jr. në Trump Tower.

“Gratë nuk duhet të shkojnë me pushime,”- thotë Tate.

Në vitin 2018, ai u ankua për "rënien e qytetërimit" në Facebook pasi pa një poster në aeroportin Heathrow "që i inkurajonte vajzat të shkonin me pushime në vend që të ishin nëna të dashura dhe gra të përkushtuara".

Rreth kohës kur policia britanike po hetonte akuzat për abuzim ndaj një gruaje, Tate besohet të jetë larguar nga Britania për në Rumani.

“Unë nuk jam përdhunues, por më pëlqen ideja që thjesht të jem në gjendje të bëj atë që dua. Më pëlqen të jem i lire,”-thoshte ai.

Tate aktualisht jeton në Rumani.

“Dua të jetoj në një vend ku mund t'i paguaj një polici 50 euro kur bëj një shkelje, dua të jetoj në një vend ku të gjithë kemi të drejtën e korrupsionit, jo si në Perëndim, ku kjo e drejtë është e rezervuar vetëm për të pasurit”, tha ai.

Andrew Tate ka premtuar se nuk shkojë kurrë në Serbi. Trajneri i tij, Amiri, nga Bosnja luftoi kundër serbëve në luftën e viteve nëntëdhjetë. Ai theksoi se nuk ka asgjë, por se vendimi i tij është një reflektim i “respektit për trajnerin”.

"Burrat e vërtetë kanë qen, jo mace"

Shumë nga fotot e Andrew Tate duken të padëmshme në shikim të parë. Në stilin e tij të sinqertë, ai tallej me burrat që pinë ujë rubineti në vend të ujit me gaz dhe me njerëzit që kanë mace.

"Burrat e vërtetë kanë qen,"-pretendon ai.

Ndikimi i rrezikshëm i Tate tek burrat e tjerë.

“Ai është njeriu më i frikshëm në internet”, thotë një grua. Kritikët thonë se popullariteti i Andrew Tate po ngre shqetësime për mizogjininë në internet dhe radikalizimin e mundshëm. Andrew Tate ka 4.1 milionë ndjekës në Instagram, ndërsa vëllai i tij Tristan, i cili promovon një "imazh" të ngjashëm, ka 1.1 milionë fansa./Blic

andrew tate


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet