Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Art&Argëtim
Mbi të kërceu John Travolta në filmin ‘Saturday Night Fever’, del në ankand me vlerë marramendëse pista e vallëzimit
Pista shumëngjyrëshe e përdorur në film vlerësohet të shitet nga 200,000 deri në 300,000 dollarë, sipas Julien's.
21 Maj 2024, 17:07Nga S.B
John Travolta
SHBA- Pista e vallëzimit e përdorur në filmin ‘Saturday Night Fever’ do të dalë në ankand muajin e ardhshëm në Julien's Auctions. E cilësuar si "vallëzimi më i famshëm i Hollivudit”, mbi pistën në fjalë ka kërcyer John Travolta, i cili luajti rolin e Tony Manero në filmin përcaktues të kulturës të vitit 1977.
Pista shumëngjyrëshe e përdorur në film vlerësohet të shitet nga 200,000 deri në 300,000 dollarë, sipas Julien's.
Pista e vallëzimit
"Të dy panelet origjinale akrilike dhe panelet moderne të prodhuara shfaqin konsum nga përdorimi," tha shtëpia e ankandeve në një njoftim për shtyp.
Ankandi, i titulluar ‘Hollywood Legends: Danger, Disaster and Disco’, do të mbahet për katër ditë nga 12 qershori deri më 15 qershor në Los Angeles dhe në faqen e internetit të Julien.
John Travolta
Sipas organizatorëve, ankandi përfshin "një koleksion mahnitës prej mbi 1,300 prej objekteve më të famshme nga ekskluzivitetet e njohura të filmave, Epoka e Artë e Hollivudit dhe klasikët modernë.
DASHI
Neptuni do influencoje se tepermi tek jeta juaj sentimentale dot. Do merrni disa vendime ne cift te cilat do i japin nje tjeter drejtim jetes suaj. Dis...