LIVE UPDATES
Art&Argëtim

"Muzika e tij e re është e mrekullueshme"/ Lewis Capaldi, këngëtari me sindromën Tourette po punon për rikthimin e tij pas një shkëputjeje të detyruseshme

Miku i ngushtë i këngëtarit skocez, Yungblud, zbuloi se Capaldi është duke përgatitur këngë të reja, ndërkohë që shëndeti i tij mendor është duke u përmirësuar ndjeshëm, duke konfirmuar rikthimin e tij të shumëpritur.

24 Mars 2025, 21:49 Nga M.L
"Muzika e tij e re është e mrekullueshme"/ Lewis Capaldi,
Lewis Capaldi

SKOCI- Lewis Capaldi duket se do të rikthehet së shpejti pasi mori një pushim për shkak të diagnozës së tij të sindromës Tourette. Miku i ngushtë i këngëtarit skocez, Yungblud, zbuloi se Capaldi është duke përgatitur këngë të reja, ndërkohë që shëndeti i tij mendor është duke u përmirësuar ndjeshëm, duke konfirmuar rikthimin e tij të shumëpritur.

Artisti 28-vjeçar kishte njoftuar se do të bënte një pushim nga skena muzikore pas performancës së tij të vështirë në Glastonbury në qershor 2023 , kur ai luftoi për të menaxhuar simptomat e sindromës Tourette. Raportet e fundit kanë sugjeruar një rikthim të mundshëm në vitin 2025, pasi ai thuhet se diskutoi albumin e tij të ardhshëm me miqtë, por asgjë nuk ishte konfirmuar deri në zbulimin e Yungblud. 

“Kam dëgjuar muzikën e tij të re dhe është e mrekullueshme”, tha ai për Sun.

Yungblud, emri i vërtetë i të cilit është Dominic Harrison, foli për miqësinë e tyre të thellë, duke thënë se ata e kuptojnë njëri-tjetrin, pasi e përjetuan suksesin në të njëjtën kohë. Paraqitja e Lewis Capaldi në Glastonbury 2023 ishte e para pas një mungese trejavore për shkak të problemeve të shëndetit mendor.

Gjatë koncertit ai pranoi se kishte frikë të kthehej në skenë, ndërsa në mes të performancës rrëfeu se kishte vështirësi për shkak të simptomave të sindromës Tourette, duke thënë se zëri i tij kishte hequr dorë. Pavarësisht shqetësimit të tij, ai vazhdoi të këndonte me mbështetjen e publikut, i cili e emocionoi duke kënduar në vend të tij "Dikush që e doje".

Pas paraqitjes së tij, ai përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se i duhej më shumë kohë për t'u kujdesur për shëndetin e tij. 

“Shpresoja se tre javë abstenim do të mjaftonin, por kuptova se më duhet shumë më shumë kohë për të rivendosur shëndetin tim fizik dhe mendor. Më vjen shumë keq për ata që kishin planifikuar të vinin në koncertet e mia, por duhet të ndihem mirë për të performuar ashtu siç e meritoni”, ka shkruar ai, duke shtuar se vendimi për t’u tërhequr përkohësisht ishte më i vështiri i jetës së tij.

Në natën e Vitit të Ri, gjashtë muaj pas vendimit të tij për të marrë një pushim, ai njoftoi fansat e tij se po vinte re një përmirësim të dukshëm në shëndetin e tij. 

"Jam i lumtur që shoh përparim në shëndetin tim që kur vendosa të bëj një pushim ," tha ai dhe madje shtoi se synon të vazhdojë të kujdeset për veten e tij, ndoshta duke shkruar muzikë të re dhe duke reflektuar për momentet më të mahnitshme të jetës së tij.

“Dua të sigurohem që jam 100% gati përpara se të kthehem në koncerte dhe të bëj atë që dua më shumë”. “Këto këngë janë gjithçka për mua dhe do të dëshpërohesha nëse nuk mund t’i ndaja me ju”, rrëfeu ai.

Ai kishte falenderuar edhe fansat e tij për mbështetjen e palëkundur, duke theksuar se dashuria e tyre e bëri më të etur se kurrë për t'u rikthyer në skenën muzikore.

lewis capaldi

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen