Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Art&Argëtim
Ndërron jetë në moshën 32-vjeçare komediani kanadez Nick Nemeroff
Nemeroff ishte bërë shumë i njohur në Kanada, pas pjesëmarrjes në Conan dhe në Just For Laughs.
28 Qershor 2022, 07:47Nga A.B
SHBA- Komediani kanadez, Nick Nemeroff ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes. Nemeroff ishte bërë shumë i njohur në Kanada, pas pjesëmarrjes në Conan dhe në Just For Laughs.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e papritur të vëllait tonë të dashur Nick Nemeroff”, tha familja. “Përkushtimi i Nick për komedinë stand up ishte i jashtëzakonshëm dhe dha rezultate të mahnitshme.”, thuhej më tej në deklaratë.
Ai performoi një set në shfaqjen e vonë të natës së Conan O'Brien kur ishte 28 vjeç.
Ai u shfaq gjithashtu në Just for Laughs, Winnipeg Comedy Festival dhe Melbourne International Comedy Festival, dhe së fundmi në sezonin e dytë të CTV's Roast Battle Canada .