LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Po shkatërrohet pllaka “Dardanus”? Arkeologët shqiptarë përplasen me ata maqedonas: S'përmenden fare në muze, tendencioze!

Trashëgimia më e madhe materiale ilire është koncentruar këtu në Kalanë e Shkupit, por disa vite më parë edhe këtu ka pasur përplasje dhe mohim të elementeve ilire.

26 Mars 2023, 20:45 Nga k.m.
Po shkatërrohet pllaka “Dardanus”? Arkeologët
Pllaka Dardanus

Një gurë varri në të cilën shkruante emri “Dardanus”, njëri prej fëmijëve të Epikratit, po trazon ndjenjat e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Ata frikësohen se gjeneza e tyre antike po shkatërrohet dhe shtrembërohet qëllimisht, dhe se nuk do të arrijnë të ruajnë gjurmët e të parëve të tyre për shkak të interpretimeve të gabuara historike dhe dëshmive të pakta materiale që klasifikohen si ilire nga autoritetet maqedonase.

“Bëhet fjalë për varreza romake që kanë ekzistuar në interval prej shekujve I deri në shekullin V të erës sonë. ..Ky është nekropol i qytetarëve të qytetit romak Shkupi. Ne ashtu i trajtojmë, sikurse edhe gjithë letërsia dhe dokumentacioni. Ndërsa atë se kush ka qenë i varrosur brenda varreve këtë nuk mund ta themi. Ne i trajtojmë si qytetarë romak,”- thotë Vera Atanasovska, arkeologe.

Dyshimet për mbulim apo shtrembërim të fakteve historike rreth ilirëve në trevat e Maqedonisë së sotme i sollën në Shkup edhe arkeologët shqiptarë nga Kosova. Euronews Albania sjell pamje ekskluzive gjatë inspektimit që ata bënë në lokalitetin ku u gjet pllaka dardane.

Arben Hajdari, njëri prej arkeologëve kosovarë, tha se gjurmët ilire në Shkup janë të pamohueshme.

“Është fakt i njohur, nuk është e nevojshme ta themi sepse dihet se këtu kanë jetuar Dardanë… Është e njëjta situatë në të gjitha provincat lindore dhe perëndimore, sikundër që janë dëshmitë dhe mbetjet edhe të popullatës vendase, në këtë rast Dardanëve, por në provinca të tjera kemi popullatë tjetër sepse kanë bashkëjetuar,”- shprehet Arben Hajdari, arkeolog.

Por, dyshimet për shkatërrim të provave ilire datojnë prej një kohe të gjatë dhe në lokalitete të ndryshme.

Trashëgimia më e madhe materiale ilire është koncentruar këtu në Kalanë e Shkupit, por disa vite më parë edhe këtu ka pasur përplasje dhe mohim të elementeve ilire.

Ndër personat më të zëshëm kundër, siç e quan, etnocidit shqiptar, është historiani Skender Asani, i cili insiston që të krijohet muze i posaçëm i etnokulturës shqiptare.

“Një ndër qytetet më të argumentuara të vazhdimësisë iliro-arbëroro-shqiptare është qyteti i Shkupit sepse materialet e para të banimit në Shkup, të formësimit të etnokulturës ilire, i kemi gjatë periudhës së bronzit apo tranzicionit mes bronzit dhe hekurit gjatë shekullit 12 dhe 10. Gjatë gërmimeve arkeologjike në Kalanë e Shkupit janë gjetur shtëpitë dhe artefaktet e tjera të etnokulturës ilire…Por po ashtu në lokalitetin e Skupit ku për momentin po bëhen gërmime gjatë shekullit 12 dhe 10 janë gjetur varreza me urna, që i përkasin periudhës së bronzit dhe tranzicionit drejt hekurit dhe tregon se qyteti i vjetër i Shkupit ka qenë i banuar me ilirë nga Kalaja e Shkupit e deri tek Skupi antik,”- thotë Asani.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Arkeologjike Arian Asllanaj është i bindur gjithashtu në interpretimin e gabuar të gjurmëve materiale ilire dhe thotë se doemos çdo artefakt duhet të ketë shpjegim të përpiktë se kujt i përket.

“Pjesa dërmuese ka qenë Dardane por tendenca që nuk përmenden fare në muze, pra është një tendencë, shqetësim i madh i opinionit është bërë pasi kanë dëshirë që pos periudhës romake duhet të përmenden edhe kush kanë qenë ato fise , në këtë moment Dardanët dhe fiset në përgjithësi,”- shprehet ai.

Tendencë për shtrembërimin e historisë së shqiptarëve ndër shekujt në Maqedoninë e Veriut ka pasur edhe në libra shkollor por edhe në libra të ndryshëm shkencor nga akademikë maqedonas, të cilët i quajnë shqiptarët të ardhur në Maqedoni. Madje ka pasur edhe një botim të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë në të cilin pretendohej se “Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur nga Shqipëria veriore. Kanë kolonizuar viset në Maqedoni në shekullin XVI, duke i dëbuar maqedonasit nga shtëpitë e tyre”. Narrative të ngjashme janë përdorur edhe në librat e historisë dhe të gjeografisë, në të cilat mësojnë nxënësit shqiptarë dhe maqedonas./Euronews

pllaka dardanus

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet