Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Policia ka zhvilluar biseda me personat përgjegjës të produksionit dhe spektaklit televiziv.
KOSOVË- Policia e Kosovës ka hyrë sot në “Big Brother VIP Kosova”, pas raportimeve se në hapësirat e brendshme të shtëpisë po konsumohet duhani. Policia ka zhvilluar biseda me personat përgjegjës të produksionit dhe spektaklit televiziv.
Drejtori i Televizionit Klan, Adriatik Kelmendi ka sqaruar se bëhet fjalë për duhan të mbështjellë.
“Megjithatë, ne kemi marrë masa që të eliminohet krejtësisht nga hapësira e shtëpisë së spektaklit duhani i llojit të tillë, i mbështjellur, me qëllimin që të shmangim edhe sugjestionimin eventual se në këtë mënyrë po promovohen substanca të ndaluara”, ka njoftuar ai.
Njoftimi i plotë i Kelmendit:
Të dashur shikues, për ta hequr çdo dyshim lidhur me disa raportime të caktuara në media, të cilat kanë indikuar se banorët e Big Brother VIP Kosova mund të jenë duke tymosur cigare të dyshimta, bëjmë me dije se bëhet fjalë për duhan të mbështjellur.
Lidhur me këto dyshime, ne sot pasdite kemi pasur edhe një vizitë nga përfaqësues të Policisë së Kosovës, të cilët me urdhër të prokurorit, kanë zhvilluar biseda me persona përgjegjës të produksionit të spektaklit dhe kanë vërtetuar se bëhet fjalë për duhan. Konfirmojmë se nuk bëhet fjalë për bastisje, ose diçka të ngjashme.
Megjithatë, ne kemi marrë masa që të eliminohet krejtësisht nga hapësira e shtëpisë së spektaklit duhani i llojit të tillë, i mbështjellur, me qëllimin që të shmangim edhe sugjestionimin eventual se në këtë mënyrë po promovohen substanca të ndaluara.
Secili nga banorët e shtëpisë së BBVK kanë nënshkruar një kontratë shumëfaqëshe me produksionin, në të cilën nënvizohen gjërat e lejuara dhe të ndaluara për kohën sa qëndrojnë brenda këtij prodhimi televiziv, kurse ne si produksion do ta shtojmë vigjilencën që situata të cilat mund të sjellin keqkuptime të eliminohen për aq sa munden.
Duke e shfrytëzuar këtë rast, po ashtu duam të sqarojmë se një numër i konsiderueshëm i stafit të angazhuar për projektin e BBVK jo domosdoshmërisht kanë përvojë të mëhershme televizive. Së këndejmi, kemi vërejtur se ditë më herët na është përvjedhur brenda shtëpisë edhe një produkt i padëshiruar konsumues. Edhe me këtë rast, është intervenuar menjëherë që produktet e tilla konsumese të largohen nga hapësiram e shtëpisë.
Mbi të gjitha, ne duam të ju falëmnderojmë shumë për përkrahjen që kemi marrë nga shikuesit e shumë të spektaklit të parë Big Brother në Kosovë dhe, po ashtu, edhe për kritikat. Të gjitha janë të mirëseardhura, meqë kjo është hera e parë edhe për ne që realizojmë një spektakël të përmasave të këtilla dhe disa lëshime edhe mund të ndodhin.
Nëse dikush është ndier i ofenduar nga ndonjë lëshim i paqëllimshëm, duam të kërkojmë falje!
Faleminderit! Dhe na shikoni, na shkruani, na kritikoni dhe përgëzoni edhe në 95 ditët në vazhdim!
Shihemi sonte prej 21:00, me spektaklin e dytë me radhë!
Elton John BRITANI E MADHE- Elton John është bërë figura e fundit e njohur që ka njoftuar se do të largohet nga Twitter....
Keisi dhe Stresi TIRANË- Arkimed Lushaj, Stresi është njëri nga 14 banorët e shtëpisë më të famshme n&eum...
Drew Barrymore SHBA- Aktorja dhe prezantuesja Drew Barrymore zakonisht nuk i blen dhurata vajzave të saj për festat e Krishtlindjeve dhe shpjego...
Robbie Williams BRITANI- Robbie Williams dha një koncert sekret për skuadrën e Anglisë para ndeshjes çerekfi...
Getinjo KOSOVË- Ka më pak se një javë që ka nisur aventura 100 ditore e spektaklit Big Brother VIP Kosova. Reperi Getinjo &eu...
Ronnie SHBA- Djali i Tina Turner, Ronnie, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, në moshën 6...
Celine Dion SHBA- "My Heart Will Go On", rreshti i mësipërm nga hiti më i madh i karrierës së Celine Dion do të b&e...
Harry styles ANGLI- Një kamion mallrash që përmbante produkte me imazhin e Harry Styles është vjedhur në Braz...
Selena Gomez dhe Cole Sprouse SHBA- Për një kohë të gjatë Selena Gomez ishte e lidhur me këngëtarin kanadez Justin ...
sanitarët e Elon Musk SHBA- Themeluesi i Twitter Elon Musk duket se nuk i ndahet telasheve. Këtë herë andaj tij janë ngritur...