LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Sherri Noizy-Cllevio, jo i vetmi! Vrasja e Stellës&rrëmbimi i Kozakut, 'Tok Tok-u' si “fuçi baruti”

Pse është kthyer Tik Tok në një hapësirë në vendin ku njerëzit nxjerrin mllefin e tyre, e pastaj mund të degradojë edhe në përdorimin e dhunës fizike? E pse jo, edhe të degjenerimit publik.

7 Qershor 2022, 20:31 Nga k.m
Sherri Noizy-Cllevio, jo i vetmi! Vrasja e Stellës&rrëmbimi i
Foto ilustruese

TIRANË- Rrjeti social "Tik Tok" ka shërbyer edhe një herë si 'messenger' për të rindezur një sherr të ri, që kësaj here ka përfunduar pa shumë pasoja. Por mund të kishte shkuar më keq. Pas javëve të tëra përplasje në rrjetin social, dje, Noizy dhe reperi tjerët, Cllevio Serbiano u përplasen më grushte në një prej zonave më të frekuentuara të qytetit të Durrës. Ndërsa pamjet janë shpërndarë kudo në rrjetet sociale, duke tmerruar të gjithë ata që i panë. Por si ka nisur gjithçka? Pse është kthyer Tik Tok në një hapësirë në vendin ku njerëzit nxjerrin mllefin e tyre, e pastaj mund të degradojë edhe në përdorimin e dhunës fizike? E pse jo, edhe të degjenerimit publik.

SHERRI KLEVIOL AHMETI DHE NOIZY

Pas lirimit nga burgu, e i vendosur në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, 36-vjeçari Kleviol Ahmeti ra në kontakt me një telefon dhe me rrjetet sociale. I rrëmbyer nga fama e momentit dhe paratë që gjeneronte nga live-t e shumta, nuk i kurseu as “armiqtë” e vjetër të grupit OTR. Shpesh herë ka ofenduar reperin Noizy, Rigels Rajkun dhe miqtë e tij, Dj Crax dhe Varrosin. Derisa mori një mesazh, të cilin e bëri dhe publik.

BISEDA E PLOTË:

Sherri Noizy-Cllevio, jo i vetmi! Vrasja e Stellës&rrëmbimi i

Ahmeti: Po mos më thoni pastaj se po sillem keq

Noizy: Kam mendu se një ditë do të rritesh dhe do të bëhesh njeri,por isha gabim. Këto videot e tua që bëhen virale do mbeten përgjithmonë dhe kur një ditë do bëhesh me fëmijë, do i thuash gocës dhe çunit, shiko ç'babë ke pasur. Baba gangster Tik Toku, do i thuash që babai juaj me llafe a vrarë 50 vea, e ata do kënaqen sa janë të ri dhe d rriten do e kuptojë ç'baba kanë pasur e do u vijë zor nga vetja. Por uroj të shkojë deri tek ajo dirë. Për të gjitha të sharat, o ti djalë një gjë ta kesh të sigurtë, që unë dhe ti do shihemi, si dihet se kur por të premtoj që një ditë do shihemi. Do e shohë gjithë bota se kë ke sharë, si unë dhe shokët e mi. Mos e harro këtë gjë. Do e shohim sa veta ke ti, kë ke ti që do të të dalë në krah. Ky është mesazhi im për ty. Dhe ky është i fundit.

Ahmeti: Bravo më pëlqeu mesazhi se u tregove gango, unë po të fal por nuk mbaj përgjegjësi se ça të ndodh ty apo ndonjë shokut tënd.  

Koha kaloi dhe sherri vazhdoi, derisa ‘Cllevio Serbiano’ theu masën e sigurisë, doli nga Lushnja dhe i shkoi reperit në lokalin e tij, ku e pritën me grushta dhe shkelma. Policia ndërhyrë një ditë më pas duke marrë nën hetim reperin Noizy dhe të atin, Bashkim Rajku. Ndërsa Ahmeti u rikthye në burg, për shkelje të masës së sigurisë, por tashmë dhe më akuza të tjera mbi shpinë. Akuzohet dhe për mbajtjen e 3 thikave dhe kanabisit në banesë. Por fillimisht do të duhet të kurohet në spital për frakturat e marra. 

Nga ana tjetër, reperi Rugels Rajku ka reaguar pas konfliktit me reperin Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ka treguar edhe motivet e konfliktit duke thënë se Cllevio sipas tij i ka ofenduar familjen.

Megjithatë ky nuk është rasti i parë i episodeve të dhunshme që e kanë pikënisjen nga Tik Toku dhe live-t.

VRASJA E STRELLËS

Vrasja e Gazmend Hysenit, i njohur me emrin e artit “Strella”, i cili u qëllua për vdekje më 27 maj e ka pikënisjen gjithashtu nga Tik Toku. Pas një sherri të ndodhur në orët e para të mëngjesit në një nga rrugët e rrugët e qytetit, Qendrim Januzi, vëllai i reperit Buta, nxorri armën dhe qëlloi për vdekje 30-vjeçarin Hyseni. Në rrjet, “Tik Tok”, janë zbuluar më shumë detaje se përse mund të ketë nisur përplasja mes tyre, ndërkohë që Policia dhe Prokuroria vazhdojnë hetimet e nuk japin detaje të tjera. Deri më tani, mendohet se shkak për sherrin mes tyre ka qenë një makinë e djegur. Strella mendohet se i ka vënë flakën mjetit me vlerë 70 mijë euro të reperit nga Ferizaj, Betim Januzi, i njohur me nofkën Buta. Mesa duket sherri ka vazhduar dhe Rifa (Qendrimi) ka vendosur që të përballet vetë me personin që i ka shkaktuar dëmin, duke i marrë edhe jetën.

Megjithatë nuk nis këtu. Duket se gjithçka ka marrë incidie nga një live që reperi Feronit Shabani (Fero) ka bërë disa kohë më parë. Teksa fliste për armiqsitë në rrjet, tregoi se Mozzik dhe Buta janë përplasur shumë ashpër dikur, madje përmendi dhe thika. Sipas tij, Mozzik ka qenë i plagosur me thikë, ndërsa përshëndeste në video Strellën.

“Kam qenë në spital me Mozzik. Ka qenë 4 herë i therur, e përshëndes Strellën. Për Zotin, Mozzik ka qenë i therur 4 herë, isha me të në spital. Pyete Butën po do. Pyete se ta tregon ai,”-thotë Fero në video. Ndoshta nxjerrja e sekreteve “live” ka rindezur një konflikt në Ferizaj, që duket se ka përfunduar keq.

Ndërsa ngjarja më e rëndë, ishte pengmarrja e Kozak Braçit nga vëllai dhe familjarë të Fabio Dushkut. Pamjet e rënda u shpërndanë kudo, ndërsa pikënisja e përplasjeve ishte…gjejeni ku? Në Tik Tok!  

RRËMBIM I KOZAKUT

Kozak Braçi, i njohur ndryshe si “mbreti i Instagramit” u rrëmbye më 23 shtator nga katër të rinj. Daniel Dushku, vëllai i Fabian Dushkut, i dënuar me burg të përjetshëm në Greqi, e mori peng për disa orë me tre persona të tjerë. Ata e dhunuan dhe e poshtëruan duke e filmuar dhe duke ia shpërndarë videot në rrjetet sociale. Daniel Dushku u shpall në kërkim nga Policia e Shtetit dhe ende nuk është kapur.

Braçi, i njohur për të ashtuquajtur “emisionin” e tij në Instagram, ka pasur përplasje me një të burgosur shqiptar në institucionin e vuajtjes së dënimit në Koridhalos. E gjitha arriti kulmin kur Braçit dikush i hodhi një “kapsolle” në shkallën e pallatit, ngjarje që fillimisht u raportua si tritol.

Pas ngjarjes, një sërë videosh live pasuan hedhjen e lëndës plasëse, ku Braçi ofendonte shqiptarin Fabio Dushku. Ky i fundit, është i dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje, është dënuar edhe me 5 vite burgim për pjesëmarrje në dy organizata terroriste, “17 Nëntori” dhe “Grupi i Zjarrit”.

Pas ngjajres e pas deklaratave të Kozak Braçit, i cili e tregoi rrëmbimin e tij me detaje duke thënë se u mor peng nga 20 persona, vëllai i Fabio Dushkut, Danieli hodhi poshtë të gjitha deklaratat dhe thënë se kanë qenë vetëm katër persona. Danieli rrëfen se e kanë marrë me forcë në makinë dhe e kanë goditur mirëpo më pas e kanë lënë të lirë pasi Kozaku iu premtoi se do kërkonte falje publikisht për sharjet që kishte bërë ndaj Fabio Dushkut.

‘Përshëndetje, kam pa ca video ca lajme që thotë se kanë ardhur 20 vetë me 4 makina. Nuk është e vërtetë thjesht kemi ardhur 4 veta, e kemi fut në makinë dhe i kemi fut 4 shpulla. Dhe kështu, për arsye se na kishte shajt nga familja, cdo kush mund ta bënte një gjë të tillë, kishte një javë që shante nga familja. Kur të kishim në makinë ti po qaje, më the më lini të ik se do i kërkoj falje publikisht Fabios. Ti nuk paske as be as fe, je rob pa besë, dhe sa për takim ti di ku të flasësh, është shumë e lehtë të më gjesh, di ku të më marrësh në telefon. Boll gënjeve, boll i rrejte kalamajt‘- thotë në videon e publikuar nga ‘Joq’, Daniel Dushku.

*Pamje e rrëmbimit të Kozakut qarkullojnë ende në rrjet, por Dosja.al ka vendosur që të mos i bëjë pjesë të shkrimit

Tashmë mes tyre duket sikur ka rënë paqja, por pamjet bënë xhiron e rrjetit kudo, kur i riu nga Alliasi dhunohej në sendiljen e pasme të makinës. Të gjitha këto ngjarje kanë pikënisje të njëjtë, sharjet dhe ofendimet në rrjetet sociale, që veç të mira nuk ka sjellë derimë tani. Ndërsa pasojat, duken qartë./Dosja.al

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën