LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Ulje ngritjet në marrëdhënie/ Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu bëjnë publike lidhjen pas 5 vitesh, si nisi romanca e shumëpërfolur mes dyshes

Flori Mumajesi është ‘dorëzuar’ këtë fundvit, duke publikuar për herë të parë një foto në natën e ndërrimit të viteve me moderatoren Liberta Spahiu.

8 Janar 2023, 16:47 Nga a.l
Ulje ngritjet në marrëdhënie/ Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu
Flori dhe Liberta

TIRANË- Bënë publike lidhjen pas 5 vitesh bashkë, si Flor Mumajesi iu “dorëzua” Liberta Spahiut! Krisja në marrëdhënie dhe bashkëjetesa e çiftit, moderatorja rikuperoi lidhjen me kantautorin…

Flori Mumajesi është ‘dorëzuar’ këtë fundvit, duke publikuar për herë të parë një foto në natën e ndërrimit të viteve me moderatoren Liberta Spahiu.

Pak tinza, amo pa kushte. Liberta Spahiu e kuqe”, shkruante Flori në postimin e tij. Kaq mjaftoi për të konfirmuar atë që prej vitesh të gjithë dinin, lidhjen e çiftit. Nga ana tjetër, Liberta postoi një foto pranë bredhit të Vitit të Ri.

Më falni se pak jemi vonuar! Me foto te bredhi! Pushime të mbara”, shkruan moderatorja.

Ulje ngritjet në marrëdhënie/ Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu
postimi

Duket se u duhej ky fundvit që dyshja të publikonte fotot e tyre, vetëm se këtë herë si çift. Natyrisht që mes tyre nuk ka pasur puthje, por këto postime kanë mjaftuar për të zbuluar gjithçka. Historia e Liberta me Flor Mumajesin ka mbajtur mbërthyer publikun për të mësuar detaje të reja. Megjithëse të dy protagonistët nuk e kanë pranuar kurrë, miqtë e tyre të afërt ia kanë zbuluar tashmë sekretin.

Dyshja prej vitesh ka pasur një raport të komplikuar, duke e kaluar shpesh këtë lidhje në pauzë për t’u ribashkuar pak kohë më parë. Vetëm pak muaj pasi raportuam se kjo dyshe po jetonte ditë të lumtura krah njëri-tjetrit, një tjetër krisje është paraqitur. Por duket se pas kësaj krisjeje, dyshja e ka gjetur sërish gjuhën e përbashkët.

Madje, prej muajsh ata po e jetojnë këtë histori edhe në bashkëjetesë. Mediat kanë raportuar se Flori dhe Liberta bashkëjetojnë në një nga zonat më elitare të Prishtinës, ku dhe të dy kanë shtëpitë e tyre. Moderatorja e njohur shpesh në deklaratat e saj, ka folur për marrëdhëniet sentimentale, por pa pranuar të japë shumë detaje rreth historisë me kantautorin.

Me cilin prej ish-ave do mund të kaloje një javë izolimi bashkë?”, ishte pyetja, së cilës Liberta duhej t’i përgjigjej.

Unë si unë, si Libertë, do doja që… ndonjëherë shokët edhe shoqet më thonë je ndarë keq, edhe vetë unë nuk mendoj që jam ndarë keq me ndonjërin prej tyre, kam qenë shumë korrekte, transparente dhe e drejtpërdrejtë që kam thënë ‘gjeje dikë se unë nuk mundem me këtë gjë’. Edhe nëse më pyesin, unë e kisha kaluar një javë më gjithsecilin prej tyre. Me të gjithë”, tha moderatorja.

Ulje ngritjet në marrëdhënie/ Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu
Liberta Spahiu

Por më pas të ftuarit e saj e vunë në siklet duke këmbëngulur që ajo të thoshte një emër. Liberta tha thjesht: “S’e njihni…”, pa zbuluar se për kë e kishte.

Më tej, ajo shtoi: “Unë do doja që ish-të dashurit e mi t’i kisha shokë. Nuk dua t’i kem armiq. Madje, kam tentuar t’i kem në emision, por nuk më kanë ardhur kurrë”.

Pak kohë më parë, një ndjekës në rrjetin social “Instagram” e ka pyetur moderatoren se kur do të martohet.

Kismet nga fundi i vitit, ta mbarojmë edhe këtë verë, edhe ca”, iu përgjigj ajo duke qeshur. E njëjta pyetje iu drejtua Liberta Spahiut edhe nga gazetarët, ndërsa ishte e ftuar në një event të zhvilluar në Kosovë.

Ulje ngritjet në marrëdhënie/ Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu
Liberta Spahiu dhe Flori Mumajesi

Moderatorja tregoi se nuk është person që i pëlqen të bëjë plane, të paktën në lidhje me jetën e saj personale. Ndër të tjera, ajo foli gjithashtu për familjen e saj, me të cilët tha se është shumë e lidhur, madje nëse do të martohet, do “ta marrë burrin te shpia”.

Unë e di që kanë qejf të më shohin, ndoshta jo të martuar, duke nisur që prej njerëzve të ngushtë, nga familja dhe nga miqtë… E kam thënë se kur do të martohem, por nuk i dihet jetës. Ka plot raste kur njerëz planifikojnë një dasmë për vite të tëra dhe ndodh që ose ikën nusja. ose ikën burri. Kështu që le të ndodhë çfarë të ndodhë, sepse pavarësisht lidhjes që ke, një person ndodh që kur bën plane dhe nuk të funksionojnë. Familja nuk më ngacmon sepse jam edhe fëmija i fundit dhe rri me ata. Ata madje kanë dëshirë që të rri me ta, madje iu kam premtuar që nëse do ta marr burrin, do ta marr te shpia”, rrëfeu ajo, e pyetur nga gazetari i “ATV”.

Duket se për aq kohë sa ajo dhe Flori kanë jetuar si çift, Liberta ia ka dalë që ta marrë ‘te shtëpia e saj’. Kjo për faktin se Flori prej vitesh ka blerë një shtëpi fare pranë zonës ku jeton moderatorja.

Por raporti me ulje dhe ngritjet e veta duket se e ka bërë këtë lidhje disi më të komplikuar për t’u konkluduar në një martesë. Ky raport mes dy personazheve u konfirmua vite më parë, kur edhe u mor vesh arsyeja pse Flori kishte vendosur të shpërngulej në Prishtinë.

Ulje ngritjet në marrëdhënie/ Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu
Liberta

Më tej, në ditën e saj të veçantë të jetës, ajo mori shumë urime dhe dhurata nga miqtë, kolegët dhe të afërmit, të cilët i mblodhi në një festë përrallore. Liberta festoi kështu në Prishtinë me rrethin e miqve më të ngushtë, në një mbrëmje ku nuk e kurseu një “kërcim dashurie” me Florin, për të cilin këto vitet e fundit përflitet se është duke jetuar një lidhje dashurie që nisi në fshehtësi, arriti me një unazë nga Flori, u pasua me një ndarje dhe po vuloset me këtë festë ditëlindjeje.

Me pamjen e kuruar deri në detaje, me një fustan të shkurtër në ngjyrë rozë të ëmbël dhe me një model të veçantë flokësh, në albumin e fotove me njerëzit më të dashur, Liberta postoi në “Instagram” dy foto ku shihej shumë pranë Florit.

Ulje ngritjet në marrëdhënie/ Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu
Liberta Spahiu dhe Flori Mumajesi

Për sa i përket festës, i gjithë vendi ishte arreduar me zbukurime festive, ku nuk mungonin lulet, torta dhe qirinjtë, ndërsa të ftuarit kishin të gjithë maska me fytyrën e Libertës. Ditëlindja e moderatores ishte rasti i dytë pas programit festiv të fundvitit, kur Flori u shfaq pranë saj.

Ndërkohë, vëmendja e lidhjes së tij me Libertën u rikthye kur ai publikoi një këngë me Arilena Arën, së cilës i drejtohej me vargjet “Një si ti unë doja, doja ta kem n’jetë…”.

Këngëtari dhe kantautori i njohur pas këngës “Thjesht të du”, për të cilën Liberta Spahiu tha publikisht se po priste këtë këngë që të martohej, rindezi dhe një herë lidhjen e tyre të mbetur pezull. Kujtojmë që gjatë një koncerti para dy vitesh në Prishtinë ku performoi me djemtë e “Threedots”, Flori në mes të koncertit i bëri dedikimin special Libertës.

Ulje ngritjet në marrëdhënie/ Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu
Liberta dhe Flori

Ai iu drejtua publikisht me fjalët: “Jam me fat që të kam pranë”, duke e bërë moderatoren të emocionohej në prani të miqve. E duket se gjithnjë për festa apo evente, kjo dyshe premton një hap më tej në marrëdhënien e tyre.

Këtë herë ka qenë festa e vitit të ri që i ka sjellë në një foto, duke e çuar një hap më tej historinë 5-vjeçare. Tashmë mbetet për t’u parë nëse personazhet do të presin një tjetër festë për të shkëmbyer edhe puthjen e famshme.

Marrë nga panorama

liberta spahiu flori mumajesi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje