14 Shtator 2024, 19:43
Nga N.F
Meriton Mjekiqi
KOSOVË- Moderatori Meriton Mjekiqi u raportua ditën e sotme se është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik mbrëmjen e djeshme. Sipas raportimeve moderatori po udhëtonte nga Shqipëria drejt Kosovës në autostradën që të çon për në Prishtinë dhe ai kishte humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke përfunduar jashtë rrugës në një fushë.
Por të gjitha këto i ka hedhur poshtë vetë moderatori u cili për mes një video të publikuar në "Instagram" ka bërë me dije se ai është shumë mirë nuk ka pasur asnjë aksident. Ai gjithashtu u ka "tërhequr veshin" mediave të jenë më të kujdesshme pasi këto lajme shqetësojnë familjen dhe njerëzit dashamirës të tij.
“Përshëndetje familjarë, miq e dashamirës! Unë jam shumë mirë, për fat të mirë s’kam pasur asnjë lloj aksidenti. Mos u shqetësoni sepse shëndeti im është shumë mirë. Ju kërkoj shumë ndjesë që jeni shqetësuar edhe faleminderit që jeni interesuar. Portalet duhet të jenë më të kujdesshme, sidomos te pjesa kur shkruajnë diçka të tillë, sepse shqetësojnë familjen dhe njerëzit dashamirës që janë pjesë e jotja.
Portaleve, edhe pse kanë të drejtë padinë për një shpifje të tillë, për momentin nuk do merrem me diçka të tillë. Por më e rëndësishmja ishte që sot të dal dhe t’iu tregoj që jam shumë mirë. Sot dola me një ditë tjetër, si çdo ditë që e kam me shumë punë, duke u bërë gati dhe emisionin në sezonin e ri që do të jem në një prej TV më të mëdha në Shqipëri. Kështu që prej meje Meritonit, mirupafshim! Uroj që të jeni më profesional dhe të keni kujdes në mënyrën se si e transmetoni lajmin te publiku. Ju dua shumë! Faleminderit shumë për interesimin dhe gjithçka!”, u shpreh Meritoni në videomesazhin e tij.
meriton mjekiqi aksident
Art&Argëtim
14 Shtator 2024, 17:20
S.B
Heidi Klum
SHBA- Fundjava e Çmimeve Emmy nisi të enjten mbrëma me festa të organizuara nga Gersh dhe një event "Toast To Th...
Art&Argëtim
14 Shtator 2024, 16:10
S.B
pamje nga ngjarja
BOSTON- Këngëtari kryesor i grupit ikonik të rockut Jane's Addiction u përlesh me kitaristin Dave Navarro në...
Art&Argëtim
14 Shtator 2024, 15:21
S.B
Bella Hadid
SHBA- Supermodelja Bella Hadid dhe i dashuri i saj Adan Banuelos kalëruan së bashku në Nju Jork për të mbyllur Ja...
Art&Argëtim
14 Shtator 2024, 14:46
S.B
Mjekiqi dhe Zeka
KOSOVË- Gazetari i njohur Milaim Zeka ka konfirmuar para pak minutash se moderatori Meriton Mjekiqi është përfshi...
Art&Argëtim
14 Shtator 2024, 11:31
S.B
Meriton Mjekiqi
KOSOVË- Moderatori Meriton Mjekiqi është përfshirë në një aksident të rëndë automobi...
Art&Argëtim
14 Shtator 2024, 10:55
S.B
Dafina Zeqiri
KOSOVË- Këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri i ka dhënë fund beqarisë pas më shumë se nj&...
Art&Argëtim
14 Shtator 2024, 10:28
S.B
Dua Lipa
SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka shpërndarë në rrjete sociale një sërë fotosh ...
Art&Argëtim
14 Shtator 2024, 10:15
S.B
Justin Timberlake
SHBA- Këngëtari Justin Timberlake u deklarua fajtor për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, p...
Art&Argëtim
14 Shtator 2024, 08:56
M.B
"Vala e Madhe"
SHBA- Një vepër arti ikonike është rikthyer në ekspozitë në Institutin e Artit të Çikagos pas...
Art&Argëtim
14 Shtator 2024, 07:15
M.B
Foto ilustruese
Dashi
Nuk do tregoheni shumë të dashur gjatë kësaj dite dhe në shumë momente do ndiheni të mërzitu...