LIVE UPDATES
Art&Argëtim

VIP-at nderojnë ‘Mbretëreshën e Rock’n Roll’, NASA: Trashëgimia e saj do të jetojë përgjithmonë mes yjeve

Të famshmit dhe fansat kanë nderuar Tina Turner, e cila ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare

25 Maj 2023, 16:46 Nga m.s
VIP-at  nderojnë ‘Mbretëreshën e Rock’n Roll’,
Tina Turner

SHBA- Të famshmit dhe fansat kanë nderuar Tina Turner, e cila ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare. Beyoncé tha se ajo ishte "mishërimi i pasionit dhe fuqisë", ndërsa Mick Jagger e quajti atë një "shoqe të mrekullueshme" dhe interpretuese "jashtëzakonisht të talentuar".

VIP-at  nderojnë ‘Mbretëreshën e Rock’n Roll’,
Beyoncé dhe Tina Turner

Turner u vlerësua gjithashtu nga Mariah Carey dhe Oprah Winfrey si një "e mbijetuar" që kapërceu vitet e abuzimit në familje.

VIP-at  nderojnë ‘Mbretëreshën e Rock’n Roll’,
Oprah Winfrey dhe Tina Turner

Familja Obama e lavdëroi atë për "këndimin e së vërtetës, përmes gëzimit dhe dhimbjes". Mesazheve iu bashkua presidenti i SHBA-së Joe Biden, i cili vuri në dukje se Turner e kishte filluar jetën si bijë fermeri dhe përshëndeti "talentin e saj".

VIP-at  nderojnë ‘Mbretëreshën e Rock’n Roll’,
Joe Biden dhe Tina Turner

Lajmi për ndarjen nga jeta të këngëtares u njoftua nga publicisti i saj. Ajo kishte vuajtur nga një sërë problemesh shëndetësore vitet e fundit, duke përfshirë një goditje në tru dhe sëmundje të veshkave.

E njohur si Mbretëresha e Rock and Roll-it, Tina Turner ishte 'zjarr në skenë' dhe një nga vokalistet më të paharrueshme të brezit të saj. Ajo filloi karrierën e saj në vitet 1950 dhe fitoi famë me Ike Turner Revue, përpara se të rishfaqej si një yll solo në vitet 1980. Këngëtarja amerikane Gloria Gaynor tha se Turner "hapi rrugën për kaq shumë gra në muzikën rock".

“Ajo bëri me shumë dinjitet dhe sukses atë që shumë pak do të kishin guxuar ta bënin në kohën e saj, dhe në atë zhanër të muzikës”.

Diana Ross, tha se ishte "e tronditur" dhe "e pikëlluar" nga vdekja e Turner. Mick Jagger, i cili shpesh bashkëpunonte me Turner, shkroi në Twitter: “Jam shumë i pikëlluar për ndarjen nga jeta të shoqes sime të mrekullueshme, Tina Turner. Ajo ishte me të vërtetë një interpretuese dhe këngëtare jashtëzakonisht e talentuar. Ajo ishte frymëzuese, e ngrohtë dhe bujare. Më ndihmoi aq shumë kur isha i ri dhe nuk do ta harroj kurrë".

VIP-at  nderojnë ‘Mbretëreshën e Rock’n Roll’,
Mick Jagger dhe Tina Turner

Elton John e quajti Turner një "legjendë në rekorde dhe në skenë". Ai tha: "Ne kemi humbur një nga interpretueset më emocionuese dhe elektrizuese në botë... Ajo ishte e paprekshme".

VIP-at  nderojnë ‘Mbretëreshën e Rock’n Roll’,
Elton John dhe Tina Turner

Ylli i Uellsit Dame Shirley Bassey kujtoi se si Turner "i dha asaj gjithçka dhe ishte një interpretuese fantastike", dhe agjencia hapësinore e qeverisë amerikane, NASA, shtoi: "Thjesht më e mira. Legjenda e muzikës Tina Turner shkëlqeu nëpër skenë dhe në miliona zemra si Mbretëresha e Rock 'n' Roll-it. Trashëgimia e saj do të jetojë përgjithmonë mes yjeve”.

Turner u fut në rock 'n' roll dhe u bë e famshme në vitet 1960. Kur Ike Turner refuzoi t'i jepte një audicion, ajo priti ndërprerjen në shfaqjen e tij, rrëmbeu mikrofonin e një bateristi dhe performoi. Ajo këndoi me grupin për pjesën tjetër të natës. 

"Kur Ike më dëgjoi, ai tha, "Zoti im!", tha ajo për revistën People në 1981. "Ai nuk mund ta besonte atë zë që dilte nga ky trup i vogël, i brishtë".

Ajo mbeti pa para pasi u divorcua nga Ike Turner në vitet 1970, por ajo vazhdoi të arrijë sukses edhe më të madh si artiste solo, me hite duke përfshirë What's Love Got To Do With It, Let's Stay Together, Steamy Windows, Private Dancer.

Tina Turner foli për abuzimin në familje në vitin 2018

Një numër i madh i homazheve i referoheshin arratisjes së saj, pas abuzimit nga burri. Organizata bamirëse Women's Aid ishte mes atyre që cituan një nga këngët e Turner, duke thënë: "Ajo gjithmonë do të jetë thjesht më e mira".

Prezantuesja televizive Oprah Winfrey përmendi "guximin" e Turner, duke shtuar: "Jeta e saj u bë një thirrje e qartë për triumf".

Këngëtarja Mariah Carey e quajti Turner jo vetëm një "performuese të jashtëzakonshme", por edhe një "të mbijetuar dhe një frymëzim për gratë kudo".

Homazhet po mbahen në mbarë botën

Beyoncé, një tjetër yll më i ri i cili u ndikua nga Turner, shkroi në faqen e saj: "Mbretëresha ime e dashur. Të dua pafundësisht. Unë jam shumë mirënjohëse për frymëzimin tuaj dhe për të gjitha rrugët që më keni hapur. Ju jeni forca dhe elasticiteti. Ju jeni mishërimi i pasionit dhe fuqisë. Ne jemi të gjithë shumë me fat që kemi qenë dëshmitarë të mirësisë dhe shpirtit tuaj të bukur që do të mbetet përgjithmonë. Faleminderit për gjithçka që keni bërë".

Këngëtarja PP Arnold - e cila performoi së bashku me Turner - tha për BBC se ajo i kishte "ndryshuar jetën" dhe e shpëtoi atë nga një martesë abuzive.

Shumë muzikantë të tjerë duke përfshirë Janelle Monáe, Dolly Parton, Debbie Harry dhe Tom Jones ishin të shpejtë për të përshëndetur arritjet e këngëtares së ndjerë, raporton "BBC". 

Ajo fitoi tetë çmime Grammy dhe u fut në Rock 'n' Roll Hall of Fame në 2021 si artiste solo, pasi më parë ishte futur së bashku me Ike.

tina turner homazhe


Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë