Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
“Vrasja në Tropojë është mesazh”, Artan Hoxha bën parashikimin e ‘frikshëm’: Nëse ata reagojnë, situata del jash
18 Janar 2020, 06:35Nga DOSJA
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se vrasja e Tropojës është “vrasje me mesazh”. Pra ata që kanë kryer krimin kanë dashur të çojnë mesazh diku. “Guxim Gjyriçi që u vra kishte 20 vite rresht që jetonte i patrazuar në Tropojë. U vra duke ecur me duar në xhepa pasi kishte mbyllur lokalin e tij. Para ngjarjes, jeta ishte krejt normale madje shumë të rinj janë kthyer nga emigracioni për të jetuar atje. Pas ngjarjes qyteti ishte i trazuar. Unë pashë se sa binte nata njerëzit hynin brenda”, tha Hoxha në emisionin e Mustafa Nanos, “Provokacija”.
Artan Hoxha e lidh këtë vrasje me ngjarjet e tmerrshme që kanë ndodhur në Tropojë 15-20 vite më parë. Për këtë ai solli edhe një herë në vemendje historinë.
“Gjuriçi është një nga viktimat e ciklit të vrasjeve të Tropojës. E dinin të gjithë e dinte dhe Berisha se Azem Hajdarin e vrau Fatmir Haklaj, ndërsa doli e tha se e vrau Fatos Nano. Berisha vete në 1997 kishte thënë ‘e dua Shkëlqim Hakjan gjallë a vdekur’. Dhe ky njeri u vra i pari. Aty nisi historia e serialit të përgjakshëm të Tropojës me disa të vrarë, sepse ata mendonin se ka gisht Azem Hajdari dhe u hakmorën. PS sapo erdhi në pushtet emëroi shef komisariati Fatmir Hakjan, më pas Berisha nuk shkoi dot në Tropojë për 13 vjet me radhë. Askush nuk dha drejtësi për “dosjen Tropoja” aty ka shumë të vrarë të pafajshëm. Aty ka një dëshmor Jonuz Hyko, shef policie që u vra me dajën e vet tek dera e shtëpisë. Pas këtyre ngjarje (1997-2005) me dhjetëra viktima dhe lagje të braktisura, ra qetësia. Ndërsa vrasja e fundit është e rëndë dhe pa motiv. E vetmja gjë është se vëllai i tij (viktimës) ka qenë shok me Fatmir Haklajn. Jeton në Amerikë është shtetas amerikan me shumë biznese, i vetmi që kishte shpëtuar nga zinxhiri i vrasjeve. Nëse ata reagojnë situata del jashtë kontrollit. Kështu nisi në 1998…”, u shpreh Artan Hoxha.
KURBIN– Haki Çoku, kryefamiljari që humbi sot të birin 2-vjeçar mes flakëve tregon se në momentin e ngjarjes së rëndë ndodhej në punë. Në një pron...
Aktualitet17 Janar 2020, 21:01
TIRANË– Pajtim Aga është një nga të arrestuarit e sotëm gjatë një aksioni policor që u zhvillua në katër qytete. Dosja.al mëson se Aga është vëllai i shefi...
TIRANW- Një tjetër kullë 24-katëshe do të ndërtohet në zonën e ish-ekspozitës Shqipëria Sot, përgjatë lumit Lana. Kryeministri Rama, si kryetar i Këshillit Komb...
GJIROKASTËR– Një person është proceduar penalisht në qytetin e Gjirokastrës. Dosja.al mëson se personi në fjalë po drejtonte një mjet të ngarkuar me ...
TIRANË- Top Channel fundjavën e shkuar publikoi një reportazh nga fshati Dervician në Gjirokastër, ku theksi u vendos tek mungesa e shqipes nga banorët. Ga...
Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Marinaj të Librazhdit, ku dy persona të maskuar hynë në banesën e familjes Gega.Në momentin e hyrjes, nu...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur identitetin e perosnit që u rrëmbye në Kamëz. Mësohet se 49-vjeçari quhet Jakë Prenga, i cili mesditën e sotme ra pre e...
TIRANË- Familja Sula, e cila ishte një nga familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit dhe banesa e tyre në Pinar të Tiranës u shemb, dje kanë marrë lajm...
Aktualitet17 Janar 2020, 18:25
TIRANË- Gjashtë persona kanë rënë në pranga dhe 60 kilogramë drogë në formë çokollate gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia e Shtetit në dis...