Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Aktualitet
Asnjë humbje jete edhe sot! MSH bën bilancin për COVID: 11 raste të reja të infektuara, 20 janë të shtruar në spital
10 Qershor 2021, 14:54Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Asnjë humbje jete dhe sot nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri! Sot, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 2648 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar pozitivë 11 persona, ndërsa janë shëruar 24 të tjerë. Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Njoftimi i ministrisë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,648 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 3 raste në Elbasan, 1 rast në Malësi e Madhe, Bulqizë dhe Kolonjë. Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Në 24 orët e fundit janë shëruar 24 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,785 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (10 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 11 Të shëruar në 24 orë 24 Të shtruar në spitale 20 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 2,648
Testime totale 748,916 Raste pozitive 132,426 Raste të shëruara 129,785 Raste Aktive 189 Humbje jete 2,452
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
ANKARA– Një foto e publikuar në rrjete sociale dhe që më pas është marrë nga mediat turke ka trazuar edhe njëherë rehatinë e një prej “të besuarve” të president...
TIRANË- “Ai donte të sigurohej që isha e virgjër, sepse kështu donin prindërit e tij…. i betohesha se nuk kisha patur asnjë tjetër para tij…më kërkoi të vi...
TIRANË– Shkrimtari Rudi Erebara ka komentuar debatin që po ‘zien’ rrjetet sociale në vendin tonë, ku komuniteti LGBTQI kërkon zëvëndësimin e emrit ‘nënë’ m...
TIRANË– Gazetari Agim Xhafka përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social ‘Facebook’, risjell në vëmendje luftën Nacional-Çlirimtare dhe thekso...
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin Anton Martini. Komisioneri Publik më herët ankimoi vendimin për Anton Martin...
Misteri është shtuar akoma më shumë pas vdekjes së Evgjeni Baxhos pasi një simbol që u gjet në trupin e saj duket se qarkullon edhe në rrugët e kryeqytetit.Foto...
TIRANË– Sekuestrohen tre milionë euro pasuri. Policia e Shtetit ka bërë me dije se ka vënë në sekuestro 3 milionë euro pasuri, ku përfshihen sipërfaqe toke...
TIRANË–21 të rinj dhe të reja nga Ukrahina zgjodhen Shqipërine për ta vizituar duke qëndruar 7 ditë. Masha Podushko eshte njera nga pjestaret e grupit që n...