LIVE UPDATES
Bota

Asociacioni i Komunave/ Përplasje në distancë mes Kosovës e Serbisë

1 Nëntor 2021, 15:09 Nga DOSJA
Asociacioni i Komunave/ Përplasje në distancë mes Kosovës e

Çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe po përplas sërish Kosovën dhe Serbinë me pasojë të mundshme ngecjen edhe më tej të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ishte deklarata e fundit e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ajo që nxiti reagimin e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Për një televizion lokal kanal10, Vjosa Osmani tha se “nuk është interes i yni që të krijojmë diçka kundër kushtetutës apo ndonjë prelud tjetër të shtetit serb. Një asociacion i tillë mund të ketë maksimumi kompetenca të një OJQ-je.” Sipas saj, Serbia vazhdimisht po rrezikon stabilitetin rajonal.

Osmani: Serbia nuk ka interes për marrëveshje finale me Kosovën

Për presidenten e Kosovës Serbia me Rusinë “rrezikojnë jo vetëm stabilitetin regjional por edhe stabilitetin në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi e shumë shtete të tjera, është e natyrshme që BE-ja të reagojë për shkak se ke armatim rus në kufi me Kosovën dhe Serbinë dhe për të gjitha këto BE-ja nuk reagoi asnjëherë.” Ajo ka shprehur mosbesim ndaj qëndrimit serb. “Serbia nuk ka asnjë interesim që të nënshkruaj marrëveshje finale më Kosovën”.

“Sa i përket BE-së ishin gjithmonë më insistues që ta zbatonim ‘Asociacionin e Komunave'”, ndërsa sa i përket kohës gjatë të cilës unë jam duke qeverisur, SHBA-të nuk kanë paraqitur ndonjë kërkesë të veçantë. Kemi raporte të ndërsjella me SHBA-të, ku vetëm faktet ngadhënjejnë dhe ne në të ardhmen do ta sqarojmë se një asociacion me kompetenca të tilla është monoetnik që është në kundërshtim edhe me interesin amerikan në Evropë”, ka thënë presidentja Osmani.

Vuçiç pret reagim nga BE pas deklaratave të Osmanit

Pas deklaratave të Osmanit ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili tha se ai pret përgjigje dhe reagim nga BE-ja lidhur me deklaratën e Osmanit, sipas së cilës “Kushtetuta e Kosovës nuk do të ndryshohet për shkak të krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë”.

“Kjo është çështje për BE-në. Nëse nuk duan ta ndryshojnë Kushtetutën, atëherë e kemi kuptuar mesazhin e tyre. Do të presim përgjigjen e BE-së”, tha Vuçiç, duke shtuar se ”refuzimi i Prishtinës për të zbatuar atë që është zotuar me marrëveshjet e Brukselit flet më shumë për Prishtinën sesa për Beogradin”.

Krizë e re?

Edhe drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç reagoi pas deklaratave të presidentes Vjosa Osmani: Përmes një komunikate për medie, ai tha se “Vjosa Osmani, po përpiqet të provokojë një krizë të re me retorikë nxitëse”. “Formimi i Asociacionit të Komunave Serbe me pushtet ekzekutiv nuk është vetëm obligim sipas Marrëveshjes së Brukselit, por edhe i Prishtinës, prandaj është e qartë se duke mos respektuar marrëveshjet e Brukselit dhe institucionet e veta, Vjosa Osmani në fakt e vë urrejtjen ndaj Serbisë para çdo motivi tjetër dhe se nuk është e interesuar të kërkojë të zhdukurit, duke normalizuar marrëdhëniet dhe ndërtuar besimin e ndërsjellë përmes dialogut”, tha Petkoviç.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun ka kërcënuar, se “nëse Asociacioni i Komunave Serbe nuk formohet, Lista Serbe do të tërhiqet nga institucionet e përkohshme vetëqeverisëse në Prishtinë”. Lista Srpska ka 10 deputetë në kuvendin e Kosovës dhe është pjesë e qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

Vetë kryeministri Kurti në një konferencë për medie pas miratimit të buxhetit, tha se një takim i radhës ndërmjet tij me presidentin e Serbisë Vuçiç, varet nga lehtësuesit e dialogut, përkatësisht BE-ja. “Takimi do të mund të ndodhte diku në gjysmën e dytë të nëntorit sa i përket përfaqësuesve të dy shteteve tona, ndërkaq sa i përket udhëheqësve të shteteve nuk ka ndonjë datë për këtë gjë, por kjo varet në masë të madhe prej lehtësuesit gjegjësisht prej Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Emisarit të tij MiroslavLajçak: Pa Asociacionin e Komunave Serbe nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbiçak”, tha Kurti.

Marrëveshja e themelimit të Asociacionit

Në vitin 2013 Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e BE-së, patën arritur dhe nënshkruar marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Dy vjet më vonë të dyja vendet arritën edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e Asociacionit, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi, se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por, gjykata tha se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe debatohet prej kohësh në Kosovë. Demush Shasha, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane, EPIK, ka thënë për DW në një intervistë të fundit, se marrëveshjet ndërkombëtare për Kosovën gjithnjë duhet të kenë konsensus politik brenda Kosovës. “Mësimi nga marrëveshja e 2013-s për asociacionin është mësim se si duhet të sillet Kosova në ushtrimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar. Në 2013-n barrën për ngritjen e asociacionit nuk e ka marrë Qeveria X apo Qeveria Y, por e ka marrë Republika e Kosovës si subjekt juridik në skenën ndërkombëtare.”

Sipas analisitit Demush Shasha çdo dështim për jetësimin obligimeve ndërkombëtare do të ketë pasoja në reputacionin dhe kredibilitetin e Kosovës. Ai kërkon nga politika që të kuptojë, se “vendimet nuk mund të merren nga asnjë mazhorancë momentale, por çdo herë duhet të reflektojnë vullnetin konsensual të spektrit politik. Një qasje e tillë çdo herë siguron vazhdimësinë e respektimit të obligimeve tona ndërkombëtare. Në fakt një gjë e tillë është edhe kërkesë kushtetutese, sipas nenit 18.1”.

Ngritja e Asociacionit do mbetet si temë ende në tavolinë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, thotë Shasha. Ai beson, se “kjo çështje nuk do jetë marrëveshje e izoluar, por pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, ku Asociacioni do jetë vetëm njëri element i marrëveshjes”.

Marrë nga DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni albin kurti aleksander vucic asociacioni i komunave me shumicë serbe vjosa osmani albin kurti aleksander vucic asociacioni i komunave me shumicë serbe vjosa osmani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet