LIVE UPDATES
Aktualitet

“Atë çupën do ma gjesh ti mua?”, seks dhe drogë nëpër lokalet e Fierit (VD)

1 Prill 2019, 19:56 Nga DOSJA
“Atë çupën do ma gjesh ti mua?”, seks dhe

FIER- Në disa prej lokaleve në qendër të Fierit të afrohet seks kundrejt pagesës. Mjafton t’i frekuentosh këto lokale e më pas të bësh kërkesën, vajzat t’i gjejnë vetë pronarët e lokaleve të cilët fusin në xhep pjesën e tyre të fitimit. Pagesat variojnë nga 5 mijë lekë deri në 10 mijë të reja. Fiks Fare faktoi se përveç prostitucionit në këto lokale mund të gjendet fare lehtë edhe drogë.

Fiks Fare nisi investigimin pas shqetësimit të banorëve të qytetit të Fierit të cilët telefonuan në redaksinë e këtij emisioni. Fillimisht gazetarët vajtën në lagjen e “Zogut të Zi”, ku me ndihmën e bashkëpunëtorëve gjetën edhe lokalin, ku një vajzë 23 vjeçe nga një fshat i Vlorës, vinte dhe prostituonte çdo ditë. Lokali menaxhohej nga një zonjë e cila ishte rreth 55 vjeçe, e teksa ajo edhe shërbente, vajza përdorej si ” karrem” kryesisht për njerëz të moshës ë tretë, që vinin në këtë lokal. Ndërsa vajza lëvizte sa në një tavolinë në tjetrën, pronarja e lokalit shërbente, duke u afruar pije të ndryshme me çmime tre deri në pesë herë më të larta së në treg frekuentuesve të lokalit.

Bashkëpunëtorët e Fiksit kërkuan fillimisht një pazar nga pronarja e lokalit, por kjo nuk vendosi Pazar pasi atë e dinte vetë vajza e cila prostituonte. Pronarja thjesht merrte përqindjen e saj në fund dhe linte orarin e takimit. Gjatë bisedës me gazetarët e Fiksit, 23 vjeçarja nga Vlora u kërkoi gazetarëve 5 000 lekë për të bërë seks në një hotel jo shumë larg lokalit ku ajo qëndronte. Pas insistimit të gazetarëve për uljen e çmimit, vajza nga Vlorë shprehet ” me 1500 lekë është një tjetër më poshtë që punon, për kaq nuk ja vlente”. Pas shumë insistimesh ajo pranon të ulë pazarin në 3000 mijë lekë duke lënë takim ditën e nesërme në ora 18:00 për të kryer marrëdhënie seksuale. Ajo gjithashtu parapërgatit klientin se 3000 mijë lekë i do ajo dhe 1000 lekë hoteli. “ Totali të shkon 4000 mijë” shprehet ajo. Por gjatë bisedës me gazetarët vajza është shprehur se ishte përdoruese e drogës dhe se mund ta siguronte shumë lehtë atë. Ajo mund të gjente kokainë të pastër, pasi sipas saj e tregtonte një kushëriri i saj, i cili momentalisht ndodhej në Greqi. Madje ajo u tregon gazetarëve se sa kushton edhe një gram kokainë “një gram kokainë e pastër kushton 8000 lekë, e droga vjen nga Kolumbia” shprehet ajo.

Jo shumë larg nga kjo lagje vetëm 200 metra larg Bashkisë së Fierit, në një tjetër lokal mund të kishe marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Aty prostituonte një femër rreth të moshës 35 vjeç. Në lokal ishin pronarë dy bashkëshortë, të cilët ofronin ambientet e lokalit për t’i shfrytëzuar për seks kundrejt një tarife 500 lekë. Me të ardhur gruaja që prostituonte në këtë lokal, pronarja e lokalit, i drejtohet bashkëpunëtorit të Fiksit, ” erdhi, shko”. 500 lekëshi ishte si tarifë për ambientet që ofronte ky çift klientëve të 35 vjeçares. Kurse tarifa e punëtores së seksit ishte 1000 lekë dhe kur bashkëpunëtori i Fiksit e pyet nëse janë pak ajo përgjigjet shkurt “ janë ok”.

Gjithçka ndodh gjatë ditës, pa u bezdisur nga policia.

Bisedat

Dita e parë, tek lokali tek “Zogu i Zi” Fier
Bashkëpunëtori i fiksit – Atë çupën do ma gjesh ti mua?
Pronarja e lokalit – Sonte jo
Bashkëpunëtori i fiksit – Të vij unë nesër
Pronarja e lokalit – Nesër po sonte jo. Mos fol në sytë të këtyre. Ty o do të gjejë një çupë të mirë që të q.;.. p.. ose bëhet nami
Bashkëpunëtori i fiksit – Ky është i vogël, do ti heqësh virgjërinë
Bashkëpunëtori i fiksit – Të vij edhe unë nesër
Pronarja e lokalit – Të marrë në telefon vetë për ato gjëra. Kam ustain, po pse nuk dua lekë unë? Ishim kënaqur me çupën e vogël.
Bashkëpunëtori i fiksit – Mua sa do ma lësh?
Pronarja e lokalit – Nuk di gjë unë di gjërat vetë ajo. Do vish nesër.

Dita e dytë

Pronarja e lokalit –Zemër rri me çunat.
Fiksi – Ça bën?
Vajza – Hiç ore në shtëpi
Fiksi – Pse në shtëpi, pse nuk rri në punë?
Vajza – Çfarë do bëj në punë, nuk jam mësuar me punë unë.
Fiksi – sa vjeçe je?
Vajza – 23 mbush tani në shtator.
Bashkëpunëtori i fiksit – Është kushëriri imë, sa merr? Sa, 5 (pesëdhjetë mijë lekë )?
Vajza – Po ( pohon me kokë) ok
Bashkëpunëtori i fiksit – 10
Vajza – Çarë ore?
Bashkëpunëtori i fiksit – Është nxënës shkolle kiu ka ai?
Vajza – ka një qik më tutje me 15
Bashkëpunëtori i fiksit – E fundit fare, sa?
Vajza – Është gjë e sikletshme nuk ja vlen. 30 hajde. Sot pasdite ora 18.00. Një 30 mua, ven 40 me gjithë hotelin.
Bashkëpunëtori i fiksit – 40 të gjitha.
Fiksi – Sa e latë pazarin
Vajza – 30 e lashë.
Fiksi – Nga je?
Vajza – Nga Vlora, Tëbaçi.
Fiksi – Vjen çdo ditë?
Vajza – Po
Pronarja e lokalit – Në çfarë orë do vini juve?
Bashkëpunëtori i fiksit – Në 16.30 – 17.00
Pronarja e lokalit – Mirë mami., haj ato fët, fët.. Në 16.00 të jenë këtu mbazdite në rregull.
Bashkëpunëtori i fiksit 2 – Hotelin do ta gjeshë vetë apo?
Vajza – I njoh hotelet.

………………..

Bashkëpunëtori i fiksit 2 –Drogë pi?
Vajza – Po
Bashkëpunëtori i fiksit – Nga e gjen?
Vajza – Po e blejë
Bashkëpunëtori i fiksit – Ku e gjen se dua të marrë edhe unë?
Vajza – kam kushëririn.
Bashkëpunëtori i fiksit – Ku e ke ?
Vajza – Në Vrion.
Bashkëpunëtori i fiksit 2 – Sa e pastër është?
Vajza – 100 %
Bashkëpunëtori i fiksit – Nga vjen?
Vajza – Nga Kolumbia.
Bashkëpunëtori i fiksit – Nga Italia e sjell?
Vajza – Nuk e di, kushëriri imë është në Greqi.
Bashkëpunëtori i fiksit –Grami sa është?
Vajza – 1 gram 80
Bashkëpunëtori i fiksit –Më tha kjo për 100% të pastër kokainë
Fiksi – Kua ka të jap lekët tani?
Vajza –Nuk ka është në Greqi ai kushëriri im.

Rasti i dyte

Pronarja e lokalit – Po është rruga andej mor çun
Bashkëpunëtori i fiksit – Ku, në fshat?
Pronari i lokalit – Po lërë atë muhabet tani
Pronarja e lokalit –Në fshat, në B…
Pronari i lokalit –Pu, pu, pu
Pronarja e lokalit – Po ti e hape muhabetin se hapa unë.( vjen vajza). Mirë vëlla, ikë se të vajti vonë. Hajde të jap unë rrobat.
Bashkëpunëtori i fiksit – Hajde flori hajde?
Vajza – Nga humbe?
Bashkëpunëtori i fiksit – Këtu po ti nga humbe? Ke kohë ti?
Vajza –Po çohu jam gati.
Bashkëpunëtori i fiksit – Të jap 5000 unë( pesë mijë lekë të vjetra pronares së lokalit) Urdhëro 10 000 lekëshin( lekë të vjetra) zemra e vogël. Doje më shumë?
Vajza – Jo, jo dhjetë mijë lekë
Bashkëpunëtori i fiksit – Radhën e parë më the shumë pak.
Vajza – Ishte radha e parë.
Pronari i lokalit – Faleminderit shumë
Bashkëpunëtori i fiksit – Asnjë gjë faleminderit ty
Pronarja e lokalit – Mos bëj zë?
Bashkëpunëtori i fiksit – Pa merak
Pronarja e lokalit – As me çupat këtej e andej
Bashkëpunëtori i fiksit – Ore as ke punë as unë me ty as ti me mua.
Pronarja e lokalit – Do pishë gjë?
Bashkëpunëtori i fiksit – Ika mirupafshim.

Marrë nga Top Channel

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet pergjimet ne fier prostituta ne fier seks dhe droge ne fier pergjimet ne fier prostituta ne fier seks dhe droge ne fier

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron