LIVE UPDATES
Aktualitet

Atentati ndaj shefit të policisë në Malësinë e Madhe/ Shpallet në kërkim 19-vjeçari, qëlloi 7 herë në drejtim të mak

12 Tetor 2020, 06:22 Nga DOSJA
Atentati ndaj shefit të policisë në Malësinë e Madhe/

SHKODËR- 19-vjeçari Ilirjan Hasanaj është i dyshuari kryesor i atentatit të djeshëm në Shkodër, ku mbetën të plagosur Mentor Hasanaj, 37 vjeç, dhe babai i tij Xhelal Hasanaj. I riu është shpallur në kërkim, pasi ka qëlluar 7 herë me armë në drejtim të makinës së Mentor Hasanajt dhe më pas është larguar me motorin e tij drejt zonës së njohur si “Livadhet”. Në një parcelë me pemë, e cila edhe në ngjarjet e mëparshme të ndodhura në Shkodër është përdorur si “varrezë” e mjeteve të përdorura gjatë krimeve të ngjashme, Hasanaj ka lënë motorin pa targa, skafandrën e tij dhe disa sende personale.

Ndërkohë, burime për Dosja.al bëjnë me dije se 19-vjeçari nuk ka lidhje farefisnore me dy të plagosurit, edhe pse kanë të njëjtin mbiemër. Ai jeton prej disa vitesh vetëm me të ëmen dhe është djali i Arben Hasanajt, ish-polici i Kufirit që prej 3 vitesh jeton në Britaninë e Madhe.

Por ende nuk janë zbardhur motivet që çuan  19-vjeçarin të qëllojë ndaj shefit të bluve, por deri më tani pista kryesore, është ndonjë konflikt që mund të ketë lindur mes të riut dhe 37-vjeçarit. Megjithatë nuk përjashtohet dhe fakti që Hasanaj të jetë kthyer në një vrasës me pagesë. 

Sakaq, nga spitali, i plagosuri Mentor Hasanaj ka mundur që të japë dëshiminë e tij, duke u shprehur se nuk ka asnjë konflikt me askënd dhe se gjithmonë e ka kryer me korrektësi detyrën e tij si shef Policie. Edhe pse me një plumb ende në kokë, shefi i Policisë është bërë i vetëdijëshëm, ndërsa babai i tij, 74 vjeç, është në gjendje të rëndë për jetën. 

 I pyetur nga policia, teksa qëndron i shtruar bashkë me të birin, Xhelal Hasanaj, ka përmendur para hetuesve një konflikt pronësie që familja ka pasur vite më parë.

“Bëhet fjalë për një konflikt të vjetër pronësie,”– ka thënë ai, pa dhënë më tepër detaje. Por kaq ka mjaftuar, që nga ana tjetër, policia të ketë një pistë për të hetuar.

Atentati ndaj shefit të Policisë, ndodhi mesditën e djeshme rreth orës 12:00, teksa Hasanaj po qarkullonte me makinë me të atin e moshuar dhe bashkëshorten 28-vjeçare. E vetmja që shpëtoi pa u prekur nga plumbat ishte bashkëshortja e shefit, Vjollca Hasanaj. Babë e bir u sollën me urgjencë në Tiranë, shefi i Policisë me dy plumba në kokë dhe në hundë. Ndërsa i ati me dy në gjoks, Mjekët kanë mundur t’i heqin 37-vjeçarin plumbin nga hunda dhe njërin që kishte në kokë, ndërsa tjetri ka mbetur në kafkë.

Ndërkohë që Policia e Shtetit ka nisur monitorimin në zonë duke kërkuar 19-vjeçarin e shpallur në kërkim, mbi të cilin rëndojnë akuzat:  “Vrasja e më shumë se një personi” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

k.m/j.v/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat shefit te policise ne malesine e madhe ilirjan hasanaj mentor hasanaj vjollca hasanaj xhelal hasanaj atentat shefit te policise ne malesine e madhe ilirjan hasanaj mentor hasanaj vjollca hasanaj xhelal hasanaj

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion