Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Atentati ndaj shefit të policisë bashkiake Mentor Hasanaj, duket se e ka një pistë. I pyetur nga policia, teksa qëndron i shtruar bashkë me të birin, Xhelal Hasanaj, ka përmendur para hetuesve një konflikt pronësie që familja ka pasur vite më parë.
“Bëhet fjalë për një konflikt të vjetër pronësie,”– ka thënë ai, pa dhënë më tepër detaje. Por kaq ka mjaftuar, që nga ana tjetër, policia të ketë një pistë për të hetuar.
Ndërsa, Nazmi Hasanaj, xhaxhai i kryepolicit të plagosur tha se këtë çështje duhet ta zgjidhë drejtësia dhe se autori i shpallur në kërkim, 19-vjeçari Ilirjan Hasanaj nuk ka asnjë lidhje me fisin e tyre. Hasanaj shtoi gjithashtu se gjendja e dy të plagosurve është e stabilizuar, sipas mjekëve.
“Gjendja është e stabilizuar sipas mjekëve, ne jemi shokuar nga ngjarja, nuk e kemi pritur dhe nuk kemi pasur asnjë konflikt me askënd, jo vetëm si familje por edhe si fis. Në kemi një mbiemër por në Malësinë e Madhe janë 3 fise me të njëjtin mbiemër dhe as nuk e njohim dhe as nuk kemi asnjë lidhje me autorin. Mentori është marrë sot në pyetje nga inspektorët e policisë po ne realisht nuk dimë gjë. Këto do i sqarojë policia dhe drejtësia që është kompetente për atë punë, ne nuk kemi asnjë argument dhe asnjë fakt që Mentori të ketë pasur probleme me të riun. Nuk kemi pasur asnjë komunikim pasi as nuk e di i kujt është dhe as ku rri. Nuk ka lidhje me gjakmarrjen pasi nuk kemi pasur probleme të tilla,”– tha Nazmiu në një telefonatë për Report TV.
Sot është shpallur në kërkim 19-vjeçari Ilirjan Hasani. Ai akuzohet se ka qenë mbi motor dhe ka qëlluar me breshëri plumbash drejt makinës së policisë bashkiake, brenda të cilës ndodhej shefi Mentor Hasanaj, babai i tij Xhelali dhe e shoqja Vjollca. Kjo e fundit, ishte e vetmja që u shpëtoi plumbave.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Demokratët e Tiranës votuan këtë të shtunë për të konfirmuar apo eleminuar kandidatët për deputetë në Qarkun e Tiranës. Procesi i votimit u krye në 16 degë në B...
ITALI– Dy shqiptarë dhe një italian janë arrestuar ditën e sotme nga policia italiane pasi kjo e fundit ka zbuluar 2 sera marijuane brenda të cilave kisht...
TIRANË – Në kohë me shi problemet e familjarëve që dërgojnë dhe marrin fëmijët nga shkolla shtohen.Dera që shërben për ndarjen e tyre me fëmijët që ndodhen...
TIRANË– Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli është shprehur se rregulli i ri për mbajtjen e maskës ka përjashtime. Në një intervistë për Oran...
DURRËS- Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës, Artur Çobani vijon të jetë në krye të këtij institucioni. Dosja.al, mëson nga burime...
DURRËS– Rrugët në qytetin e Durrësit, janë të pakalueshme. Vetëm pak minuta shi këtë pasdite, kanë mjaftuar që rrugët e qytetit bregdetar të mos mund...
ELBASAN– Një 20-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Elbasan, në zonën e Kra...
DEVOLL- Është rikthyer gjuetia në Divjakë të Korçës. Në disa foto të publikuara në rrjetet sociale nga faqja ‘Gjuetia Devoll Albania’ shihet se në p...
TIRANË– Ministria e Arsimit ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se orët shtesë të mësuesve, gjatë periudhës së pandemisë nuk janë paguar. Përmes ...