All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Atentati në shkollën private/ Dëshmia e së bijës: Jemi të thjeshtë, s’kemi sherre

22 Janar 2022, 14:29 Nga DOSJA
All - Paragraf - 1

Atentati në shkollën private/ Dëshmia e së bijës: Jemi

Me shpresën se mund të sqarojë e të hedhë dritë se çfarë ndodhi gjatë javës dhe cili është autori i atentatit ndaj biznesmenit L.M, policia vijon me marrjen e dëshmive të personave të afërt me 63-vjeçarin. Mes këtyre dëshmitarëve policia i thotë Gazetës “Si” se ka pyetur edhe fëmijët e administratorit të shkollës Wilson, që të dy ata në moshë madhore. 33-vjecarja me inicialet A.M i ka treguar policisë se babai nuk ka konflikte dhe se si ajo u vu në dijeni për ngjarjen që vijon të jetë ende e pazbardhur. Më 18 janar teksa babai i saj u qëllua nga një i ri me pistoletë, teksa apo udhëtonte me makinën tip ‘benz’, e reja po shkonte për në punë, që është shkolla Wilson. Ajo e pa të atin të rrethuar nga shumë njerëz dhe automjetin e parkuar fare pranë tij. “Kur arrita te Liqeni, kaloj fiks në vendngjarje dhe e shikoj të rrethuar me njerëz dhe makinën e tij që kishte hapur krahun. Të gjithë njerëzit ishin punonjës policie”, kujton 33-vjeçarja.

Vajza e kishte pyetur L.M se çfarë kishte ndodhur, mbasi si fillim i ka shkuar mendja tek një kontroll rutinor i policisë. “Sepse para disa ditësh në ambjentet e shkollës na pati rënë një pemë aksidentalisht dhe mendova se bëhej fjalë për të njëjtën situatë. Më pas babai më tregoi shkurtimisht se çfarë kishte ndodhur dhe më tha “ik në punë”. Babai më tha se kishte dëgjuar të shtëna armësh dhe që plumbat kishin kapur makinën, por më tha “flasim më vonë”, ka dëshmuar e reja.

Ajo shton se i ati i tregoi që i ishte dëmtuar vetëm automjeti. “Ma tha me idenë që nuk e kishte njeri me ne”, këmbëngul A.M. Burimet zyrtare të Gazetës “Si” tregojnë se ajo ka qenë e bindur se atentati ka qenë një ngjarje aksidentale. 33 vjeçarja nuk ka hezituar të flasë për angazhimin në biznesin e familjes që është shkolla private, por edhe jetën e thjeshtë që ajo bën. Si detaj bindës e reja i solli policisë faktin që anëtarët e familjes së saj dalin lirshëm në qytet. “Unë dal natën, ditën, si të jetë rasti, pa problem fare. Nuk fshihemi, nuk kemi as truprojë dhe as makina të blinduara. Jemi njerëz të thjeshtë”, ka thënë ajo.

“Çdo lloj shërbimi dhe furnizimi që shkojmë, i blejmë vetë, i paguajmë menjëherë dhe me fatura të paguara. Me këtë dua të them që nuk kemi borxhe dhe nuk i detyrohemi askujt. Ne nuk jemi as fis i madh që te kemi probleme pronash dhe përsa i përket biznesit, atë e kemi ngritur vetë që nga fillimi dhe nuk na ka ndihmuar askush”, ka dëshmuar më tej vajza e biznesmenit. E reja tregon se si i ati ndihmon të afërm të tjerë duke i mbështetur familjarisht. Megjithatë e pyetur për xhaxhain me inicialet F.M, një ish i dënuar për vrasje që la qelinë në 1997 dhe mbasi iu parashkrua dënimi u kthye në Shqipëri, ku dhe jeton, vajza ka folur fare shkurt: “Babai im ka edhe një vëlla, por unë personalisht nuk kam ndonjë marrëdhënie me të, pasi nuk na lidh puna. Madje nuk e kam idenë me çfarë merret. Dua të them se në lidhje me këtë ngjarje nuk më shkon mendja tek askush dhe tek asgjë që mund të ketë dashur t’i bëjë keq babait tim, pasi babai im është nga ata persona që përkushtohet për miqtë, pas punës dhe familjes”.

Duke folur për familjen, vajza ka shtuar se familja bën jetë bazike dhe i është kushtuar shkollës dhe mbarëvajtjes së saj dhe arsimimit të brezave.

“Me këtë që na ndodhi na prishet imazhi publik sepse shkolla jonë është e njohur dhe aty na frekuentojnë nxënës të shtresave të ndryshme dhe padyshim që kur kanë parë lajmin, prindërit mund të jenë shqetësuar”, thotë më tej në dëshminë e administruar 33-vjeçarja.

Policia i tha Gazetës “Si” se ka pyetur një sërë dëshmitarësh, mes tyre edhe qytetarë që kishin dalë për vrap dhe shëtitje. Disa prej tyre kanë thënë se kanë dëgjuar të shtëna, por nuk kanë parë asgjë. Ndonëse atentati i dështuar ndodhi në një zonë të mbipopulluar – sipas policisë – askush nuk ka parë asgjë. I vemti që e ka përshkruar me detaje atentatorin është L.M. Ai përmend se i riu që e qëlloi ishte veshur me xhinse dhe kapele dhe i ishte dikur mes moshës 25 vjeç deri në 30. Por ai tashmë është larguar në drejtim të paditur dhe ende mbetet mister identiteti i tij. Poaq mister mbetet edhe pista apo arsyeja se përse u qëllua administratori i një shkolle ku arsimohen fëmijët e shumë personazheve të njohur në vend.

Marrë nga GazetaSi

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet