“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
VD-Atentati në Fushë Krujë, policia: Bejtja u qëllua me armë, është jashtë rrezikut
9 Janar 2022, 18:43Nga DOSJA
FUSHË KRUJË– Policia ka dhënë detaje në lidhje me atentatin e ndodhur këyë mbrëmje në Larushk të Fushë Krujës. Në njoftim bëhet me dije se rreth orës 18:00, në Spitalin Ushtarak, janë paraqitur për ndihmë mjekësore Gentjan Bejtja 41 vjeç dhe Klodjan Stafuka, 31 vjeç. Bejtja është plagosur me armë zjarri, ndërsa Stafuka është lënduar pasi mjeti që drejtonte 41-vjeçari ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar pas të shtënave me armë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.01.2022, rreth orës 18:00, në Spitalin Ushtarak, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasit: G. B., rreth 41 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në krah, gjatë kohës që po drejtonte automjetin dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. K. S., rreth 31 vjeç, i cili është lënduar në aksident rrugor në Nikël, afër një karburanti, pasi mjeti që drejtonte shtetasi G. B., ku shtetasi K. S. ishte pasagjer, ka dalë nga rruga. Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
FUSHË KRUJË- Dosja.al ka zbardhur detaje nga plagosja e dyfishtë që ndodhi pasditen e sotme në fshatin Larushk në Fushë Krujës. Mësohet se Gentian Bej...
GJIROKASTËR- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër, pasi organizonin lojëra fati. Mësohet se në pranga ka rënë pronari i një lokali, 36-vj...
TIRANË – Një makinë dhe një ambulancë janë përplasur me njëra tjetër në rrugën e Rinasit pasditen e sotme. Për rrjedhojë, janë lënduar pacientja në a...
VAU I DEJËS- Policia ka dhënë detaje në lidhje me krimin e rëndë që tronditi Vaun e Dejës këtë pasdite. Në njoftim, viktima 40-vjeçare, Xhuliana Top...