LIVE UPDATES
Aktualitet

Autobusi në Lanë dhe hijet e një monopoli në Tiranë

30 Prill 2022, 19:17 Nga DOSJA
Autobusi në Lanë dhe hijet e një monopoli në Tiranë

Menjëherë pasi autobusi i elektrik i sapopromovuar nga kryetari i Bashkisë ra në Lanë, Erion Veliaj shkoi me urgjencë në vendin e ngjarjes. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk pati asnjë viktimë, por duke marrë një rol që nuk i takonte, Lali nxitoi t’u tregonte gazetarëve se asnjëri nga dy drejtuesit e mjeteve të aksidentuara nuk kishin konsumuar alkool.

Aksidentet rrugore mund të ndodhin në çdo moment, përfshirë edhe në linjat që administrohen nga institucionet publike. Përtej rrethanave, kjo zor se do të hidhte ndonjë përgjegjësi mbi bashkinë. Por meraku ishte diku tjetër.

Në shtator të vitit të kaluar, Bashkia e Tiranës në mënyrë të beftë i hoqi liçencën kompanisë që kryentë shërbimin e transportit urban ne Unazë. Në atë kohë shumëkush u befasua, por Erion Veliaj tha se Bashkia kishte vendosur të ndërhynte pas ankesave të qytetarëve për shërbimin mizerabël.

Dy muaj pas këtij veprimi ndodhi një transaksion i çuditshëm. Kompania CFO Farma, e cila tregton ilaçe dhe nuk kishte patur ndonjëherë lidhje me shërbimin e transportit publik, bleu një linjë urbane të Kasharit për rreth 2.1 milionë euro. Pse një kompani që ishte marrë gjithë jetën me tregtimin e ilaçeve kishte vendosur të hynte në fushën e transportit? Përgjigja nuk vonoi shumë.

Një javë më parë, Erion Veliaj dhe Belinda Balluku u shfaqën me disa ekspertë gjermanë për të promovuar autobusët elektrikë në linjat urbane të Tiranës.

“Në Tiranë ka filluar zyrtarisht epoka e autobusëve elektrikë,” tha Veliaj, ndërkohë që pak metra larg tij kamerat fiksuan biznesmenin Nadir Çausholli, pronarin e autobusëve elektrikë, që po merr linjën e transportit të Unazës.

Pra në shtator, bashkia i heq liçencën linjës së Unazës. Në dhjetor, një kompani ilaçesh blen një linjë urbane në Kashar. Tre muaj e njëjta kompani merr monopolin e shërbimit të transportit në Unazë dhe autobusët e saj promovohen nga kryetari i Bashkisë si inovacion. Shumë rastësi bashkë.

A ishte ky meraku se pse Veliaj nxitoi që t’i shpallte të pafajshëm shoferët e përfshirë në aksident një ditë më parë? Ndoshta. Ndoshta edhe jo. Por dikush do të duhet që të verifikojë se si një kompani farmaceutike, pa asnjë eksperiencë në fushën e transportit, po shtie në dorë linjën e unazës. Përfshirë garën formale që do të bëhet së shpejti, në mos është bërë sakaq.

Zërat janë se kompania e Go Green-ve do të shtrihet edhe në disa linja të tjera përveç Kasharit dhe Unazës. Autobusi që ra në Lanë një ditë më parë ishte sinjali paralajmërues i një monopoli absolut që po i kanoset shërbimit të transportit urban në Tiranë. Detyra e autoriteteve përkatëse është të verifikojnë se si po ngjizet ky monopol dhe sa po respektohet ligji.

Klodian Tomorri / MCN

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj shmanget tragjedia me autobusin ne tirane erion veliaj shmanget tragjedia me autobusin ne tirane

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën