Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Avokati i Nasim Haradinajt infektohet me COVID-19, shtyhet seanca gjyqësore
6 Dhjetor 2021, 11:43Nga DOSJA
HAGË- Në Dhomën Speciale në Hagë do të vijojë gjykimi ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Së fundmi mendiat kosovare bëjnë me dije se seanca për mbrojtjen e Nasim Haradinajt është kërkuar të shtyhet nga avokati mbrojtës i tij.
Avokati Toby Cadman është infektuar me covid-19 dhe për këtë arsye ka kërkuar të shtyhet seanca, pasi gjendja shëndetësore nuk e ka lejuar që të kontaktojë me Haradinajn.
“Në këtë fazë unë po kërkoj thjesht një shtyrje të përkohshme në mënyrë që të mund të kontaktoj me Haradinaj dhe në mënyrë që të marrë udhëzimet e plota nga Haradinaj nëse ai dëshiron që ne të vijojmë ose nëse është pro shtyrjes, pra kjo është një situatë e paparashikuar dhe është rrethanë përjashtimore. Haradinaj nuk është i pranishëm, ka qenë e pamundur të kontaktoj dhe nëse Haradinaj do të jetë në gjykatë nesër, përkthyesi ynë dhe hetuesi nuk është në gjendje të jetë në gjykatë nesër për shkak të kohës që duhet të pres për testin PCR… Siç e dini edhe Haradinaj është në karantinë, nuk kam pasur mundësi të flas me Haradinaj gjatë fundjavës, kam kërkuar që të paktën të flas me të në telefon në mënyrë që të mund ta informoj për gjendjen time aktuale shëndetësore”, -ka thënë Cadman.
Kryetari i trupit gjykues ka bërë të ditur se sekretari do të organizojë mundësinë e komunikimit të avokatit Cadman me Nasim Hradinajn ndërsa seanca do të vazhdojë pas një ore pauzë.
TURQI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në qytetin e lindor të Diyarbakirit në Turqi. Mediat e huaja shruajnë se babai i familjes ka therur me thikë...
SHBA – Anthony Fauci, infektologu dhe njëherazi këshilltari i Presidentit Amerikan për pandeminë e COVID-19, ka deklaruar se pavarësisht se varianti i ri ...
KOSOVË– Policia e Kosovës ka ndarë foton e dy personave, të dyshuar si hajdutët që kanë kryer një vjedhje të rëndë në 30 maj 2021 në Skënderaj të Kos...
PARIS – Kandidati i ekstremit të djathtë për President të Francës, Éric Zemmour, është përballur me një situatë aspak të këndshme për të, teksa është bllo...
KOSOVË – Gjendja e aktores dhe deputetes kosovare, Adriana Matoshi, aktualisht është e mirë, pas ndërhyrjes kirurgjikale në kokë për ta hequr tumorin...