Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Besimtarët bektashinj në Shqipëri festojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit. Kjo ditë përkon me lindjen e Imam Aliut në Qabe dhe simbolizon lindjen e shpresës dhe rigjallërimin e natyrës. Me këtë rast besimtarët shprehin urimet më të mira. Ndryshe nga çdo herë tjetër sot besimtarët bektashinj nuk do të mblidhen të festojnë për shkak të masave që janë marrë për t’u mbrojtur nga përhapja e koronavirusit.
Megjithatë Baba Mondi ka mbajtur një fjalë për të gjithë besimtarët, të cilavë u ka kërkuar që të luten për të kaluar situatën e vështirë ku edhe ndodhet bota në këtë moment. Përveç mesazhe festive, Baba Mondi u ka dërguar një mesazh të fortë edhe politikanëve, të cilëve u ka kërkuar që të mendojnë më shumë për popullin në këto kohë të vështira pasi në të kundërt do të japin sqarime në botën tjetër.
RITET
Gratë apo nuset e shtëpisë hapin dyert e dritaret. Shkojnë dhe derdhin ujë me bollëk në pragjet e shtëpisë, për të pastruar të ligat nga shtëpitë e tyre e për t’i gjetur mbarë e pastër kjo festë. Festa e Sulltan Novruzit simbolizon “shpëtimin e të varfërve dhe njërëzisë, nga dimri i acartë dhe skamja”. Fëmijët përzëjnë gjarpërinjtë nga oborret e kopshtet duke tringëlluar kambana apo zile, më pas bëjnë vizita nëpër shtëpia duke kënduar:
“Mirësevjen, mirësevjen Novruzi Sulltan,
Mirësevjen, mirësevjen Novruzi Sulltan,
Merhaba, merhaba Novruzi Sulltan,
Merhaba, merhaba Novruzi Sulltan.
Sill gëzim e mbarësi, nuse me fëmijë,
Sill shëndet e lumturi, Novruzi Sulltan...etj.
Pas këngës gratë e shtëpive u japin fëmijëve vezë të ziera, arra apo edhe bukë me grurë.
USHQIMET
Gatimet dhe ushqimet karakteristike për këtë ditë janë byreku me 12 lloj të ndryshme barishtesh. Bimët simbolizojnë 12 imamët, 12 muajt e vitit dhe jetën e re që çel në pranverë dhe begatinë për vitin e ardhshëm. Brenda byrekut futet një monedhë. Ai që gjen monedhën thuhet se është me fat. Ai do të kalojë një vit të begatë e me mbarësi. Këtë ditë bëhet kurbani i cili ndahet në 3, 7 ose 12 nishane (numra profetikë) dhe me gjakun e kurbanit ngjyhet balli dhe pëllëmba e djathtë për tu mbrojtur nga e liga.
Gjithashtu gatuhet edhe përsheshi me pulë ose mish qëngji, qingji i pjekur. Sultiash është ëmbëlsira karakteristike e kësaj dite. Kjo ëmbëlsirë përbëhet nga qumshti, që është simbol i qumshtit të nënës, orizi që sibolizon drithrat, bollëkun.
(k.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI– Mediat italiane kanë komentuar videon ku efektivët rrahin qytetarët, të cilën kryeministri Edi Rama e shiti si të ndodhur në spanjë, por në fakt është në...
TIRANË- Shqipëria është sot në mes të një pandemie botërore, e cila ka shkaktuar në Itali vetëm brenda 24 orëve të fundit, 793 viktima. Por pavarësisht ape...
TIRANË– Një shitës ka tërhequr nga xhaketa në mes të tregut një burrë të moshuar. në videon e publikuar nga DNSh-ja në faqen e tyre në Facebook, shih...
Kreu i firmës bioteknologjike gjermane në Tybingen, CureVac, Franz Werner Haas ka bërë të ditur, se nga vjeshta është i mundur furnizimi i dhjetëra mijëra vetëv...
TIRANË– Duke filluar nga e marta do të qëndrojnë hapur një sërë biznesesh, përfshirë këtu edhe shumë prej tyre që nuk kanë të bëjnë me ushqimoret apo farma...
TIRANË– Përplasja e frikshme mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë, pamjet e të cilës kryeministri Edi Rama i shiti si nga Spanja, ka ndodhur në Algjer...
DURRËS– Qyteti i durrësit është bindur ndaj masave të marra nga qeveria. Në videon e mëposhtme shikoni se si vendi bregdetar është në një qetësi të plotë d...