LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Babi, babi, tradhëti”/ Tmerret në Spaç, Qafën e Barit dhe Burrel, kush ishte Sherif Merdani, i përndjekuri që mbylli

29 Gusht 2021, 17:26 Nga DOSJA
“Babi, babi, tradhëti”/ Tmerret në Spaç, Qafën

TIRANË– Këngëtari Sherf Merdani, i cili mbylli sytë sot ishte një nga njerëzit që ka vuajtur më shumë pasojat e diktaturës. Merdani, një artist këngëtar i madh shqiptar i muzikës së lehtë shqipe u largua sot, pas 16 vitesh jetë që kaloi pas hekurave dhe dhjetëra të tjerave që shijoi në liri me bashkëshorten, Rozalba dhe të birin, Gerard.

Vetë Merdani ka rrëfyer më herët se si pas Festivalit të 11-të (një festival i anatemuar nga Enver Hoxha), ai edhe disa kolegë të tij, u përndoqën nga ish-diktatori. I ftuar në emisionin “Histori me Zhurmues” të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço, Merdani tregonte se viti 1973 do të mbahet mend si viti i goditjes në fushën e artit dhe kulturës nga ana e diktaturës. Në atë kohë u propagandua si luftë kundër shfaqjeve të huaja dhe liberalizmit, si luftë kundër të ashtuquajturit grup i Fadil Paçramës dhe Todi Lubonjës dhe u përdor si pretekst festivali i 11-të në Dhjetor të vitit 1972.

Enver Hoxha do të fillonte sulmin ndaj të ashtuquajturit grup armiqsor në letërsi dhe art. Vetë Merdani tregonte se Enver Hoxha u vrenjt sepse në Festivalin e 11-të ishtëe harruar partia, nuk kishte asnjë këngë për të dhe as për partinë dhe se pikërisht kjo gjë kishte bërë që ish-diktatori të sulmonte artistët, jehona e të cilëve ishte dëgjuar për tri netë rresht në vend.

Pjesë nga rrëfimi:

Janë 37 vjet që shtypi, media, analistët kanë trajtuar anën tjetër të medaljes që unë nuk dua, ose nuk marr përsipër ta trajtoj. Ata e kanë quajtur festivalin ndonjë kurth të diktaturës për të thithur sa më shumë viktima dhe për t’i dënuar ashtu siç i dënoi. Unë do të tregoj se çfarë ndodhi në të vërtetë. Festivali i 11-të është një nga arritjet më të madha të muzikës së lehtë shqiptare dhe ky është produkti i kompozitorëve më të mirë që ka nxjerrë rraca jonë duke përmendur këtu pionierin Agim Prodani, Agim Krajkën, Ferdinant Dedën etj, etj. Ai ishte një vazhdim i festivalit të 10-të. Si çdo festival, edhe festivali i 11-të kishte një provë të ashtuquajtur gjenerale, por me një ndryshim që atëherë duhej të vinte një njeri i partisë që të jepte lejen që festivali do të shfaqej. Ne patëm fatin e keq që në prova erdhi udhëheqësi Ramiz Alia, e kam parë me sytë e mi në tribunë bashkë me drejtorin e festivalit Nikolla Zoraqi. U bënë provat dhe pritej me ankth ç’do të thoshte përfaqësuesi i partisë. Erdhi drejtori i festivalit Zoraqi dhe fjala e parë që tha ishte: “Ju lumtë. Udhëheqësi i partisë është jashtëzakonisht i kënaqur nga paraqitja juaj. Me këtë festival ju i keni treguar Europës se ç’nivel ka arritur partia jonë”.

Ne u mrekulluam me njëri-tjetrin dhe atë natë zgjodhëm veshjet më të bukura. Dhe të nesërmen të gjithë ishin veshur si kurrë më parë dhe për tre netë rresht u duartrokitëm dhe një popull i tërë u mrekullua. Jehona e festivalit vazhdoi një javë, nëpër rrugët e qyteteve na përgëzonin për një festival të mrekullueshëm. Ai festival atë vit ka qenë edhe më i bukur se festivali i Sanremos. Pas gjithë këtyre udhëheqësi i madh i kërkoi që të shohë festivalin sepse e bija vajti me vrap nga festivali tek zyra e babait dhe i tha: “Babi, tradhti. Gjithë festivali nuk ka asnjë këngë për partinë. E kanë harruar partinë”. Dhe ai u vrenjt. Pas një ore shkon i biri dhe i thotë: “Babi, tradhti. Ju kanë harruar, asnjë këngë për ty”.

Kjo ishte e vërteta absolute, në festivalin e 11-të nuk kishte asnjë këngë për partinë dhe as për Enver Hoxhën. Pasi pa festivalin “Zeusi” i madh lëshoi rrufetë dhe një nga ato rrufe më kapi mua dhe më çoi 16 vjet në burg. Do thoni pse mua? Unë vija nga një familje tregtari në Korçë, një familje e pasur dhe peripecitë tona ishin nga më të ndryshmet. Unë vija nga një familje që babain e kisha patur në burg, nënën e kisha patur në burg, vëllanë në burg dhe patjetër ishte hallka e zinxhirit më e dobët dhe kjo rrufe më kapi mua. Atë festival unë e përjetova me 16 vjet burg, por këtu nuk është rasti të tregoj se çfarë drame kam përjetuar unë dhe miqtë e mi dhe çfarë tmerri kemi hequr nëpër kampet e Spaçit, të Qafës së Barit apo burgjet e Burrelit. Mua më arrestuan në Librazhd, atje punoja si mësues në gjimnaz. Miqtë e mi thonin se në Bllok, aty ku shëtit rinia sot ishte një kinema që vetëm byroja politike dhe fëmijët e tyre kishin të drejtë të shikonin filma të cilët nuk shfaqeshin për popullin. Miku im më tregoi se një natë ai kishte qenë pranë Rita Markut dhe Enver Hoxhës dhe para se të fillonte filmi ishte shfaqur një dokumentar i festivalit të 10-të ku unë këndoja këngën e nënës. Ai kishte dëgjuar Enver Hoxhën që pyeste Rita Markun: Nga është ky nga Merdanët? Rita Marku e cila na njeh shumë mirë i tregon se isha i Qemalit dhe se isha këngëtar i mirë. Ai me ironinë e tij i thotë: Është i mirë, më pëlqen. Por si ka mundësi që atij i del emri 7 herë në ditë në radio dhe mua një herë? Këtë mua ma ka treguar Spartak Ngjela dhe është e vërtetë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture nderron jete sherif merdani sherif merdani nderron jete sherif merdani sherif merdani

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 29 Gusht 2021, 12:24

TIRANË– Oferta për 33-vjeçarin, i deklaruar si i fejuari i Ciljeta Xhilagës, ka ardhur disa javë më parë dhe negociatat kanë vazhduar gjatë ditëve t...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet