LIVE UPDATES
Bota

Ballkani i Hapur, një mundësi më e mirë për punëtorët?

25 Dhjetor 2021, 15:50 Nga DOSJA
Ballkani i Hapur, një mundësi më e mirë për

MAQEDONI E VERUT Përfaqësues nga Odat Ekonomike në Maqedoninë e Veriut thonë se para se të vihet në zbatim marrëveshja për lëvizjen e lirë të punëtorëve, fillimisht duhet bërë një analizë e mirë e tregut të punës, në gjithë rajonin, që Maqedonia e Veriut të mos vijë në një situatë që t’i largohet e gjithë fuqia punëtore.

Reagimi pason marrëveshjen për lëvizjen e lirë të punëtorëve, të firmosur nga ana e ish-kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në takimin e shtatë të Iniciativës për Ballkanin e Hapur, mbajtur më 20 dhe 21 dhjetor në Tiranë. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, punëtorëve nga Maqedonia e Veriut u mundësohet të punojnë lirshëm në Serbi dhe Shqipëri dhe qytetarët e tyre të konkurrojnë në tregun maqedonas të punës. Shqipëria dhe Kosova tashmë kanë një marrëveshje të këtillë. Drilon Iseni nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, thotë për Radion Evropa e Lirë se parësore është që të përfshihen të gjitha shtetet e rajonit dhe jo vetëm tri shtete: Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia.

Në parim vlerësojmë se marrëveshja e fundit me të cilën mundësohet lëvizja e lirë e fuqisë punëtore është e duhur, mirëpo vlerësojmë se pak është (hap)i shpejtuar pasi dihen se si janë kapacitetet administrative të këtyre vendeve. Dhe, rrjedhimisht, kjo mund të vërë në pikëpyetje zbatimin e marrëveshjes”, thotë Iseni.

Sipas tij, iniciativa ka anën pozitive pasi do të kontribuojë në masë të theksuar në motivimin e punëtorëve të investojnë në ngritjen e shkathtësive të tyre profesionale.

Pozitive është në aspektin e ngritjes së kapaciteteve profesionale të vetë fuqisë punëtore. Por, problematike mbetet se te ne nuk kemi një analizë krahasuese të fuqisë punëtore në treg për të bërë krahasime se ku jemi ne dhe ku janë vendet e rajonit”, thotë Iseni duke ngritur dyshime se kjo marrëveshje do të arrijë të zbatohet nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Në bazë të të dhënave zyrtare, paga mesatare në Serbi është 555 euro, në Maqedoni 474 euro dhe në Shqipëri 468 euro. Duke pasur për bazë këto të dhëna, Mile Boshkov nga Konfederata e Punëdhënësve në Maqedoninë e Veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se në saje të kësaj marrëveshjeje do të rritet kapaciteti dhe lëvizshmëria e punëtorëve, por shton se e gjithë kjo duhet të rregullohet saktësisht në aspektin juridik, që të mos lihet vend për manipulime, pasi siç thekson, i gjithë ky aktivitet është shumë kompleks.

“Është shumë fisnike, ideja është e madhe, e hap tregun e punës, do të thotë më pak barriera në lëvizjen e punëtorëve dhe më shumë mundësi për ta. Por, gjithësi kjo kërkon të rregullohet mirë për të mos lënë hapësirë që dikush të manipulojë”, thotë Mile Boshkov.

Ai shton se duhet pasur kujdes që të mos ulet kostoja e punës duke importuar punëtorë nga vendet e rajonit, në mënyrë që të mos shkaktohet largimi i punëtorëve nga Maqedonia e Veriut jashtë vendit.

“Do të jetë e pashmangshme dhe thelbësore që të rregullohet çmimi i punës, orari i punës. Nëse ne kemi nevojë për punëtorë të kualifikuar në një aktivitet të caktuar nga Shqipëria apo Serbia, apo ata kanë nga ne, vetë kostoja e punës do të diktojë çmimin dhe ndoshta kjo është një mundësi për t’i përmirësuar kushtet e punës dhe nivelin e pagesës pra në mënyrë indirekte për të zgjidhur disa çështje të tjera”, nënvizon Boshkov.

Qeveria e Maqedonisë se Veriut pas miratimit të marrëveshjes rreth kushteve për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor në mes të dhjetorit, ka theksuar se bazë të kësaj marrëveshjeje thjeshtësohen procedurat për qasje të barabartë në tregun e punës në rajon, sipas shembullit të BE-së. Para se të hyjë kjo marrëveshje në fuqi, e cila do t’u mundësojë qytetarëve të të tri vendeve të lëvizin lirshëm dhe të punojnë në secilin prej tyre, duhet të ratifikohet në parlamentet përkatëse, atë të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë.

“Në këtë mënyrë ne lidhim burimet tona njerëzore, konsolidojmë tregun tonë, lidhim ekonomitë, bëhemi më konkurrues, më të fortë dhe akoma më të gatshëm për zhvillim të mëtejshëm. Ne lidhemi me qëllimin e qartë, të hapur dhe publik të popujve tanë për t’i ndier përfitimet e menjëhershme ekonomike të lehtësimit që ne ofrojmë. Përfitimet së shpejti do t’i ndiejnë mijëra familje në rajon”, tha Zoran Zaev gjatë takimit të Samitit të Ballkanit të Hapur, para largimit nga posti i kryeministrit.

Edhe agjencitë që ndërmjetësojnë për punësim, thonë se vendet e rajonit bëhen gjithnjë e më atraktive për punësim. Të dhënat nga Agjencitë e Punësimit në Maqedoni, Serbi dhe Shqipëri tregojnë se në të gjitha këto vende mungon personeli mjekësor, kateringu, stafi i kualifikuar ekonomik, punëtorët e kualifikuar në ndërtimtari etj.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota rajoni maqedonia e veriut open balkan shqiperia maqedonia e veriut open balkan shqiperia

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit