Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Tjetër tragjedi në ujërat greke, mbytet anija me emigrantë, të paktën 16 të vdekur
25 Dhjetor 2021, 12:57Nga DOSJA
GREQI – Të paktën 16 persona kanë mbetur të vdekur kur një anije, e cila ishte e mbushur me emigrantë u fundos më 24 dhjetor në Detin Egje. Sipas autoriteteve greke, 62 persona u shpëtuan pas fundosjes së anijes, rreth 8 kilometra larg nga ishulli grek Paros. Të mbijetuarit e kësaj tragjedie thanë se në anije ndodheshin rreth 80 persona.
Autoritetet janë në kërkim të të mbijetuarve të tjerë derisa si pasojë e tragjedisë së tretë të këtillë brenda kësaj jave në Greqi numri i të vdekurve në total arriti në 30.
Greqia mbetet njëra prej rrugëve kryesore nëpër të cilën kalojnë migrantët në përpjekje për të arritur në Bashkimin Evropian. Kjo rrugë shfrytëzohet edhe nga refugjatët që ikin nga konfliktet dhe varfëria në Afrikë, Azi apo Lindje të Mesme.
Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatë, UNHCR, vlerësohet se më shumë se 2,500 njerëz vdiqën ose u zhdukën në det në tentimi për të arritur në Evropë që nga janari e deri në nëntor të këtij viti. (REL)
Rritja e konsumit, pamjaftueshmëria e prodhimit dhe kriza ndërkombëtare që ndikoi në rritjen e çmimeve vlerësohen si faktorë që ndikuan në përkeqësimin e...
SHIROKI BRIJEG – Një aksident krejt i pazakontë automobilistik ka ndodhur në Shiroki Brijeg të Bosnje-Hercegovinës, kur drejtuesi i një makine, pasi ka hu...
OREGON/SHBA – Temperaturat e ulëta kanë goditur veriperëndimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në shtetin e ...
PRISHTINË – Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, i kishte blerë një batanije Kryeministrit Albin Kurti për t’ia dhënë në Kuven...
TIRANË– Të burgosurit në Danimarkë, planifikohet të dërgohen në Institucionin Korrektues në fshatin Pasjak të Komunës së Gjilanit, rreth 50 kilometra...
Autoritetet ruse bllokuan ueb-faqen e organizatës, OVD-Info, ndryshe vëzhgues i njohur në vend i të drejtave të njeriut që përcjell përndjekjet politike. Sipas ...
Së bashku me Papa Françeskun meshën e Krishtlindjes e kremtuan edhe 26 kardinalë dhe 18 peshkopë. Kjo është mesha e nëntë e Krishtlindjeve që kremton 85-...