Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Burgjet me qira! Danimarka përgatitet të dërgojë të burgosurit në Kosovë
25 Dhjetor 2021, 09:55Nga DOSJA
TIRANË– Të burgosurit në Danimarkë, planifikohet të dërgohen në Institucionin Korrektues në fshatin Pasjak të Komunës së Gjilanit, rreth 50 kilometra larg nga Prishtina. Kjo marrëveshje do të futet në fuqi duke filluar nga viti 2023.
Danimarka është në përgatitje të dërgimit të të burgosurve që vijnë nga vendet joanëtare të Bashkimit Evropian (BE), në qelitë e burgut që i mori me qira në Kosovë.
Danimarka e cila në botë renditet në pjesën e fundit të listës për sa i përket shkallës së krimit, për të pakësuar stërmbushjen nëpër burgjet, arriti një marrëveshje me Kosovën për 300 qeli për 210 milionë dollarë. Në mesin e të burgosurve që do të dërgohen në Kosovë nuk do të ketë të dënuar për krime terroriste ose ata me sëmundje terminale. Nga ana tjetër, të burgosurit ndaj të cilëve ka një vendim dëbimi në fund të dënimit, pas përfundimit të dënimit të tyre, fillimisht do dërgohen në Danimarkë, më pas do të dërgohen në vendet ku do të dëbohen.
Që të hyjë në fuqi marrëveshja e arritur mes Danimarkës dhe Kosovës, duhet të votohet në Kuvendin e Kosovës dhe duhet të marrë miratimin e 2/3 të gjithsej 120 deputetëve. Sipas marrëveshjes, parashikohet që 300 qelitë e marra me qira të menaxhohen nga ligji danez dhe në qeli do të ketë gardianë nga të dy vendet.
Autoritetet ruse bllokuan ueb-faqen e organizatës, OVD-Info, ndryshe vëzhgues i njohur në vend i të drejtave të njeriut që përcjell përndjekjet politike. Sipas ...
Së bashku me Papa Françeskun meshën e Krishtlindjes e kremtuan edhe 26 kardinalë dhe 18 peshkopë. Kjo është mesha e nëntë e Krishtlindjeve që kremton 85-...
KOSOVË– Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mëngjesin e sotëm në zonën e quajtur “Kodra e Diellit” në Prishtinë. Policia ka mbërritur menjëherë n...
KOSOVË – “Fëmijët më kërkojnë këpucë për dimër, sepse në shkollë shkojnë me këpucë të verës”, rrëfen Shpresa. Ajo është nënë e tre fëmijëve të mitur ...
GJERMANI – Drejtori ekzekutiv i Lufthansës, Carsten Spohr, i tha gazetës Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung se ka një rënie të madhe të numrit të reze...
EVROPË/AZI – Mbi 4,500 fluturime u anuluan në gjithë botën më 25 dhjetor dhe mijëra të tjerë janë shtyrë për shkak të variantit të ri të koronavirusi...
VJENË – Një tjetër shtet po bëhet gati të ofrojë dozën e katërt të vaksinës anti-COVID për punonjësit e shëndetësisë, pas Izraelit. Bëhet fjalë për A...
PRISHTINË – Qeveria e Kosovës përmes një mbledhje elektronike, ka vendosur ditën e djeshme që të shpallet gjendje emergjente për shkak të situatës me...