LIVE UPDATES
Bota

Ballkani Perëndimor: Loja e keqe e vjetër me hartat

10 Maj 2021, 06:45 Nga DOSJA
Ballkani Perëndimor: Loja e keqe e vjetër me hartat

Ku gjenden saktësisht kufijtë kombëtarë në Evropën Juglindore? Kësaj pyetjeje nuk ka mundur t’i përgjigjet ende asnjë nga projektet e shumtë për rindarjen e rajonit.

Një plan i parë i përgatitur me ngut për ndarje të Jugosllavisë u zbatua me shpejtësi në vitin 1941: Kur Wehrmacht-i gjerman sulmoi dhe mundi shtetin shumëetnik të themeluar në 1918, pesë shtete fqinje përfituan menjëherë pjesë të territorit të deriatëhershëm të tij: Gjermania e Madhe, Italia, Hungaria, Bullgaria dhe Shqipëria.

Në pjesën që mbeti, krahas Serbisë së pushtuar, u krijua “Shteti i Pavarur Kroacia”, që përfshinte edhe gjithë Bosnjë-Hercegovinën. Krijimi i nazistëve mundi të arrijë “raporte të qarta” lidhur me etninë vetëm përmes gjenocidit: nga 320.000 deri 340.000 serbë, dhjetëra mijëra romë dhe hebrenj u vranë brenda më pak se katër vjetësh.

Që në shekullin e 19-të, kur Perandoria Osmane filloi të shpërbëhej, lindi pyetja se ku duhet të fillonin e ku të mbaronin shtetet pasardhëse që po krijoheshin. Në 1878 në Kongresin e Berlinit fuqitë e mëdha vizatuan në tavolinë kufij të rinj në Ballkan dhe në 1912/13 gjashtë ambasadorë evropianë përshtatën shtetin e ri të Shqipërisë. Shqiptarët, bullgarët, grekët, serbët, maqedonasit dhe malazezët as që u ftuan.

Kur shteti multietnik i Austro-Hungarisë u shpërbë në përfundim të Luftës së Parë Botërore, SHBA nën presidentin Woodrow Wilson mbështetën parimin e nacionaliteteve: “Popujt” duhet të përcaktonin vetë fatin e tyre. Por se çfarë ishte një popull dhe çfarë jo, mbeti e hapur. Koncepti amerikan për “kombin”, si popullsi e një shteti, nuk përshtatej. Të gjitha shtetet e reja në Evropën Lindore përbëheshin nga ana tjetër nga pakica të shumta kombëtare.

Identitet, centralizëm, autonomi

Sidomos në Jugosllavi, por edhe në Rumani, Bullgari, Greqi, Hungari, Çekosllovaki dhe Ukrainë, para dhe një kohë të gjatë pas Luftës së Dytë Botërore u zhvilluan shumë debate rreth identitetit, centralizmit dhe autonomisë. Por ndryshimet e kufijve ishin tabu, pasi gjermanët mes viteve 1939 dhe 1945 kishin pushtuar dhe rindarë të gjithë Evropën Lindore, shkatërruar Jugosllavinë, zvogëluar Rumaninë dhe zmadhuar Hungarinë, Bullgarinë dhe Shqipërinë.

Loja me harta fitoi përsëri konjunkturë, kur u shpërbë Blloku i Lindjes në fund të viteve 1980. Në Slloveni revista “Mladina” (rinia) botoi në 1989 në faqen e saj satirike një propozim, se si mund të riorganizohej Jugosllavia: Mes Austrisë, Hungarisë dhe një “Jugosllavie Jugore” të paqartë, mund të krijoheshin “Republikat e Bashkuara të Jugosllavisë Perëndimore” – me Slloveninë, Kroacinë, Bosnje Hercegovinën.

Serioziteti pason satirën

Ajo që në vitin 1989 u mendua si satirë, u bë seriozitet përgjakshëm dy vjet më vonë. Në 1991 Jugosllavia u shpërbë në republikat e saj përbërëse. Përcaktimi i kufijve të shteteve pasardhëse rezultoi jo më pak i vështirë se mbajtja bashkë e Jugosllavisë. Në tokën e Kroacisë anëtarët e pakicës serbe themeluan një “Republikë të Krajinës Serbe”. Edhe në Bosnjën fqinje u krijuan një “Republika Srpska” (Republika Serbe) dhe një “Republika Herceg-Bosna” kroate.

Qëllimi i nacionalistëve serbë ishte një territor i mbyllur serb, që do të shtrihej nga kufiri maqedonas deri në portat e Zagrebit. Meqenëse popullsia e tij duhet të ishte vërtet serbe, pakicat që jetonin atje u dëbuan brutalisht; dhe që territori i ri të bëhej vërtet homogjen, në disa zona edhe shumicat, nëse ato nuk ishin serbe.

Shumica e të tjerëve

Në vetë Serbinë pakica shqiptare, e cila në një pjesë të vendit atëherë, në “Krahinën Autonome” të Kosovës, përbënte shumicën dërrmuese të popullsisë, synonte pavarësinë. Ndërsa në kioskat e Tiranës, kryeqytetit të republikës fqinje të Shqipërisë, shiteshin harta të një “Shqipërie të madhe” etnike, që përfshinte gjysmën e Malit të Zi, Greqinë veriperëndimore dhe shtrihej deri në Nish në Serbinë qendrore, nacionalistët radikalë shqiptarë ëndërronin që gjysmën e Maqedoninë ta përfshinin në një republikë të ardhshme të Iliridës.

Pas marrëveshjes së paqes të Dejtonit në 1995 dhe përfundimit të luftës në Bosnjë fuqitë e mëdha dëshironin që kufijtë e shteteve të reja të ishin aq të paprekshëm si më parë ato të Jugosllavisë. Pasoi një luftë për Kosovën në 1999 dhe dymbëdhjetë vjet më vonë lindi edhe një herë një shtet i ri: Republika e Kosovës (2008). Menjëherë loja me harta filloi përsëri.

Plane të dështuara ndarjesh

Ministri i jashtëm i atëhershëm i Serbisë, Ivica Daçiç, propozoi ndarjen e Kosovës midis serbëve dhe shqiptarëve, një ide që doajeni i nacionalizmit serb, shkrimtari dhe disidenti Dobrica Çosiç, e kishte shprehur që në vitin 1968. Kur në vitet 1992/93 ai u bë për një kohë të shkurtër president i “Republikës Federative të Jugosllavisë” (1992-2003), e përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi, Çosiç i hodhi edhe një herë mendimet e tij në tryezë – më kot.

Edhe Ministri Daçiç dështoi për shkak të rezistencës së SHBA. Vetëm kur Donald Trump u bë president i SHBA në 2017, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç mori edhe një herë guximin të dalë me një plan ndarjeje: Së bashku me homologun e tij të atëhershëm kosovar Hashim Thaçi, ai propozoi “korrigjime të kufirit” të papërcaktuara saktësisht: veriu i Kosovës me shumicë serbe duhet t’i kalonte Serbisë, cepi jugor i Serbisë i populluar nga shqiptarët do t’i kalonte Republikës së re të Kosovës.

Roli i perëndimit

Propozimi gjeti një miratim çuditërisht të gjerë jashtë vendit. Shkëmbimin serbo-shqiptar të territorit e mbështeti një president kristiandemokrat i Komisionit të BE (Jean-Claude Juncker), po ashtu komisioneri i tij i zgjerimit nga i njëjti grup parlamentar (Johannes Hahn), një përfaqësuese socialdemokrate e politikës së jashtme (Federica Mogherini) dhe një president shteti nga partia ambientaliste ( Alexander Van der Bellen).

Presidenti Trump dërgoi letra aprovuese dhe një të dërguar të posaçëm të ashpër (Richard Grenell) dhe ftoi projektuesit e hartës në Shtëpinë e Bardhë. Në vendin fqinj të Serbisë, në Bosnjë, bashkë-presidenti serb Milorad Dodik, i cili prej kohësh shprehet pro ndarjes së shtetit multietnik, u gëzua. Homologu i tij kroat e shfrytëzoi rastin për të kërkuar më shumë autonomi për grupin e tij etnik.

Ndërkohë Trump nuk është më president i SHBA. Këmbimi kosovaro-serb i tokave dështoi. Edhe “non-paper” e fundit mbi këtë temë ndoshta do të përfundojë pa rezultat. Një gjë është e sigurt: për sa kohë që krerët e qeverive hedhin zare për territore, të gjitha problemet konkrete të shoqërive të Ballkanit Perëndimor, në radhë të parë papunësia, varfëria, korrupsioni dhe ndotja e mjedisit, do të shtyhen për një kohë të pacaktuar.

DW

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota evropa juglindore jugosllavia loja me hartat evropa juglindore jugosllavia loja me hartat

Sondazh

Poll
Bota 10 Maj 2021, 06:09

Qeveria favorizon skemat sociale në Kosovë

Programi i Qeverisë së Kosovës më shumë ka një komponentë sociale sesa zhvillimore, thotë për Radion Evropa e Lirë, profesori i ekonomisë, Safet Gërxhaliu. Ndër...

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd