LIVE UPDATES
Aktualitet

Bamirësi prej 30 vitesh, presidenti Meta dekoron organizatën “Caritas Italiana”

8 Shkurt 2022, 16:53 Nga DOSJA
Bamirësi prej 30 vitesh, presidenti Meta dekoron organizatën

TIRANë – Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i dha Dekoratën e Lartë shoqatës së bamirësisë “Caritas Italiana”, e cila prej 30 vitesh ka kontribuar në trajtimin dhe integrimin e emigrantëve shqiptarë në Itali, por dhe për mbrojtjen e të papunëve e të varfërve. Motivacioni i këtij vlerësimi është “Për kontributin e shquar human në ripërtëritjen e jetës së shoqërisë shqiptare pas rënies së komunizmit, duke investuar dashuri dhe përkujdesje për integrimin e emigrantëve shqiptarë në shtetin italian. Me mirënjohje për përkushtimin ndaj ngritjes së institucioneve të bamirësisë në mbështetje të shtresave më në nevojë në Shqipëri, duke forcuar në këtë mënyrë solidaritetin dhe miqësinë mes dy popujve tanë.”

Në fjalën e tij, kreu i shtetit vlerësoi maksimalisht punën e bërë nga kjo shoqatë duke përmendur veçanërisht trajtimin dhe kujdesin ndaj refugjatëve nga Kosova gjatë Luftës së viteve 1998-1999 dhe për familjet e goditura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Ai theksoi se “Caritas Italiana” e ka zbatuar më së miri thënien e Nënë Terezës “Fryti i dashurisë është shërbimi dhe kjo është dhembshuria në veprim”. Meta shprehu mirënjohje për integrimin e shqiptarëve në Itali.

Në fund, nr.1 i shtetit uron që të realizohet lutja e Papa Françeskut gjatë vizitës në Shqipëri që të bëhet gjithçka që të mos largohen të rinjtë nga vendi jonë.

FJALA E ILIR METëS Në PRESIDENCë:

Një jetë që jetohet pa ndihmuar të tjerët, nuk është jetë” ka thënë Shenjtorja e madhe shqiptare dhe mbarë njerëzimit Nënë Tereza.

Sot, kam nderin dhe privilegjin t’i akordoj dekoratën e lartë, pikërisht me këtë emër,  atë  të shenjtores së mbarë njerëzimit Nënë Tereza, Caritasit Italian.

Gjatë tre dekadave të fundit, Caritas Italiana ka dhënë një kontribut të shquar human, në ripërtëritjen e jetës shoqërore shqiptare, duke investuar dashuri dhe përkujdesje për integrimin e emigrantëve shqiptarë në Itali dhe duke forcuar kështu, edhe më shumë, solidaritetin dhe miqësinë mes popullit shqiptar dhe popullit mik italian.

Janë me mijëra veprat dhe objektet që Caritas ka ndërtuar në shërbim të komunitetit, si: shkolla, kopshte, qendra komunitare, ambulanca, klinika të shëndetit mendor, shtëpi për strehimin e personave të rrezikuar nga trafikimi, qendra për të moshuarit dhe të braktisurit, objekte sportive dhe argëtimi për rininë, qendrat e pritjes, e shumë të tjera, përfshirë dhe tre shtëpitë e fundit, në ndihmë të komunitetit të Kurbinit.

Falë bashkëpunimit midis Caritas Shqipëri dhe Caritas Italiana, me mijëra pacientë nga vendi ynë, me sëmundje të rënda, kryesisht fëmijë nga shtresat më  të varfra të shoqërisë sonë, janë kuruar falas në institucionet shëndetësore italiane, falë përkujdesjes suaj.

Sikurse janë sjellë vazhdimisht ekipe mjekësh, bashkë me pajisjet e nevojshme, për të realizuar ndërhyrje kirurgjikale, operacione të vështira, apo për të ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve të stafit mjekësor shqiptar. 

Prej 30 vitesh, Caritas ka qenë e përkushtuar maksimalisht në përgjigje të nevojave të shumta të shtresave në nevojë, të varfërve, të papunëve, duke luftuar përjashtimin social, dhe duke qenë një ndihmë e madhe, sidomos gjatë emergjencave më të vështira kombëtare, siç ishte rasti i krizës së Kosovës, në vitin 1999,  i tërmetit të 26 nëntorit 2019, por dhe shumë raste të tjera të fatkeqësive dhe përmbytjeve.

Solidariteti dhe Drejtësia Sociale ka qenë e mbetet misioni fisnik i kësaj organizate bamirëse, si edhe pika e fortë e bashkëpunimit dhe partneritetit tridhjetë vjeçar, midis Caritas Italiana me Caritas Shqipëri.

U jemi përherë mirënjohës të gjithë Caritasëve, Dioqezave, Famullive dhe bashkësive fetare italiane, të cilat ishin të parat që mirëpritën emigrantët shqiptarë në Itali në fillim të viteve 90-të.

Ato ofruan një mikpritje humane dhe vëllazërore, por shërbyen edhe si aktorë dhe faktorë të rëndësishëm, për të nxitur integrimin e shqiptarëve në shoqërinë italiane.

Falë këtij përkushtimi dhe humanizmi, gjatë këtyre 30 viteve, me mijëra shqiptarë janë integruar në Italinë mike, e jo vetëm aq, por ata kanë shkëlqyer në fusha dhe profesione të ndryshme, e kanë shërbyer si urë lidhëse, që bashkon edhe më shumë dy vendet tona, të cilat gëzojnë një miqësi të pandashme shumë shekullore.

Misioni për arritjen e bashkëjetesës, respektit për integritetin njerëzor, tolerancës, vullnetarizmit, barazisë dhe drejtësisë sociale e bëjnë Caritas, një vlerë dhe kontributor të çmuar, po dhe të pazëvendësueshëm, në rrugëtimin tonë drejt shoqërisë së përbashkët evropiane.

“Fryti i dashurisë është shërbimi dhe kjo është dhembshuria në veprim,”  përsëri na ka lënë si mësim,  shenjtorja jonë Nënë  Tereza.

Këtë mësim të Nënë Terezës e kanë vënë plotësisht në zbatim Caritas Italiana, të gjithë drejtuesit, stafi dhe vullnetarët, që kanë qenë shembull, i një dashurie të vënë në shërbim dhe i një dhembshurie të vënë në veprim.

Ata e kanë realizuar, duke përçuar dhe promovuar vlerën dhe dinjitetin e jetës njerëzore, vlerat shpirtërore dhe humanitare; duke i treguar shoqërisë, se çdo njeri ka të drejtë të jetë i përfshirë në vendime, që kanë ndikim në jetën e tyre dhe se respekti, për të drejtat e njeriut, garanton një zhvillim të qëndrueshëm për vendin dhe na bën një shoqëri më të denjë njerëzore.

Dhe bashkohem plotësisht me shqetësimin tuaj, për të shtuar kujdesin për të rinjtë, për fëmijët, për mirë edukimin e tyre dhe për të krijuar kushte sa më të denja, për tu rritur të qetë, të sigurt dhe plot frymëzim, në vendin e tyre.

Nuk harroj kurrë, porosinë që më dha Papa Françesku, përpara dy vitesh kur më priti në një audiencë të posaçme dhe për të cilën, ai kishte me të drejtë shumë shqetësim.

“Kur erdha në Shqipëri pashë shumë të rinj, ju lutem mbajini, që Shqipëria të mos përjetojë, dimrin demografik të Evropës.”

Për fat të keq, nuk kemi bërë më të mirën, të gjithë së bashku, si shoqëri dhe të gjithë aktorët për këtë qëllim.

Dhe shqetësimi juaj është shumë i drejtë, që është i raportuar dhe nga organizatat e mbrojtjes e të drejtave të fëmijëve dhe të miturve.

Është një numër i jashtëzakonshëm i tyre, që largohen nga vendi të pashoqëruar, për shkak të pamundësive, për të jetuar këtu dhe për tu plotësuar kushtet nga ana e prindërve të tyre, si një mënyrë shprese dhe shpëtimi.

Dhe për fat të keq, bien pre e rrjeteve kriminale, në vendet më të zhvilluara, duke shkatërruar të ardhmen e tyre, por dhe shpresat e shumë familjeve shqiptare.

Unë ju falënderoj shumë ju, si udhëheqës të besimit katolik në Shqipëri, por dhe udhëheqësit e besimeve të tjera, që e keni adresuar në mënyrë të vazhdueshme këtë shqetësim.

Do të na duhet të gjithëve, t’i shumëfishojmë përpjekjet, në mënyrë që ti japim fund, këtyre fenomeneve kaq gërryese, për të ardhmen e vendit tonë.

Dua ta mbyll edhe unë me besimin e Papa Françeskut se, shqiponjat do të kthehen në folenë e tyre!

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta papa francescku ilir meta papa francescku

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje