LIVE UPDATES
Ekonomi

Banka e Shqipërisë me optimizëm të shtuar: Rritje e shpejtë dhe e qëndrueshme ekonomike për tre vitet në vazhdim

8 Korrik 2021, 04:58 Nga DOSJA
Banka e Shqipërisë me optimizëm të shtuar: Rritje e

TIRANË– Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, përcolli sot mesazhe me doza të shtuara optimizmi lidhur me ecurinë e ekonomisë shqiptare. Pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, Guvernatori tha se ekonomia shqiptare do të shënojë rritje të shpejtë dhe të vazhdueshme për vitin 2021 dhe për dy vitet në vijim. Sipas tij, rekuperimi i ekonomisë po shfaqet me bazë të gjerë, mbështetur nga situate e përmirësuar epidemike dhe nga lehtësimi i mëtejshëm i masave kufizuese.

“Në linjë me pritjet tona, aktiviteti ekonomik në vend ka ardhur drejt rikuperimit gjatë dy tremujorëve të parë të vitit. Sipas të dhënave të INSTAT-it, ekonomia shqiptare u rrit me 5.5% gjatë tremujorit të parë të vitit, ndërkohë që analiza e të dhënave indirekte sugjeron për norma edhe më të shpejta rritjeje gjatë tremujorit të dytë. Rikuperimi i aktivitetit ekonomik shfaqet me bazë të gjerë. Në terma të kërkesës agregate, ai pasqyron zgjerimin e konsumit dhe të investimeve private, rritjen e shpenzimeve buxhetore, si dhe zgjerimin e eksportit të mallrave e shërbimeve. Në terma sektorialë, ky rikuperim pasqyroi zgjerimin e njëkohshëm të sektorëve prodhues dhe të shërbimeve,” tha Sejko.

Megjithatë, Këshilli Mbikëqyrës vëren se megjithë përmirësimet e tablosë ekonomike, inflacioni inflacioni vijon të mbetet nën objektiv dhe punësimi vijon të mbetet poshtë nivelit potencial.

“Faktorët që kushtëzojnë kthimin e qëndrueshëm të inflacionit në objektiv po vijnë drejt përmirësimit, por kthimi i tij në objektiv pritet të jetë një prospekt afatmesëm. Përmirësimi i aktivitetit ekonomik nuk është pasqyruar ende plotësisht në tregun e punës. Sipas të dhënave të INSTAT-it, punësimi shënoi një rënie vjetore prej 2.6% në tremujorin e parë të vitit, ndërkohë që norma e papunësisë shënoi vlerën 11.9%. Këto tregues sugjerojnë se ekonomia shqiptare është ende larg normalizimit të plotë të aktivitetit të saj dhe se ky proces duhet të vijojë të mbështet nga politika stimuluese.” tha Guvernatori.

Banka e Shqipërisë konfirmoi edhe njëherë ecurinë e qetë të tregjeve financiare, që karakterizohen nga likuiditet i bollshëm dhe rreziqe të kontrolluara. Sipas Guvernatorit, gjendja e mirë e tyre ka mundësuar përcjelljen efektive të stimulit monetar, i cili ka mbajtur në nivele të ulëta normat e interesit të kredisë për sektorin privat.

“Përmirësimi i kërkesës për kredi dhe kushtet e favorshme të ofertës, kanë sjellë një rritje relativisht të shpejt të kreditimit. Portofoli i kredisë për sektorin privat shënoi një rritje vjetore prej 7.8% në muajin maj, kundrejt një norme mesatare rritjeje prej 6.8% gjatë vitit 2020. Përtej rritjes së përgjithshme të portofolit, dinamikat e kreditimit mbartin sinjale të tjera pozitive. Së pari, rritja e portofolit të kredisë ka shkuar gjerësisht për financimin e investimeve të bizneseve dhe për kredi hipotekare, duke sinjalizuar rritjen e investimeve të sektorit privat dhe një situatë në përmirësim të likuiditetit të tij. Së dyti, kredia në monedhën vendase vijon të ruajë norma më të larta rritjeje, duke u reflektuar në rritjen progresive të peshës së kredisë në lekë ndaj totalit. Ky zhvillim inkurajues krijon premisa për një përcjellje më të mirë të stimulit monetar dhe një rezistencë më të lartë të sistemit bankar ndaj rreziqeve të stabilitetit financiar. Së treti, treguesi i kredisë me probleme ra në nivelin 7.8% në muajin maj, duke sugjeruar një cilësi të kënaqshme të këtij portofoli,” tha ai.

Në mbledhjen e të mërkurës, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 0.5% dhe të lerë të pandryshuar normat e interesit të depozitave dhe kredive njëditore, përkatësisht në 0.1% dhe 0.9%.

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi banka e shqipërisë banka e shqipërisë

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen