LIVE UPDATES
Politike

Bardhi: Balla rrethohej natë e ditë nga trafikantë, shkarkoi shefin se s’ju bind

17 Nëntor 2021, 13:08 Nga DOSJA
Bardhi: Balla rrethohej natë e ditë nga trafikantë, shkarkoi

TIRANË– Partia Demokratike nuk kishte sjellë të dhëna për Strukturën për Mbrojtjen e Votës gjatë fushaës së 25 prillit, gjë që u bë shkak për debatë të tjera të forta mes tyre dhe maxhorancës. Ishte Toni Gogu dhe Blerina Gjylameti, të dy socialistët që kërkuan që edhe PD-ja të sillte informacionet e nevojshme. Kjo gjë u kundërshtua nga Gazment Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike. Tema në fjalë bëri që socialistët të ngrinin pyetje mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur më 21 prill të vitit 2021, vetëm katër ditë para zgjedhjeve.

Bardhi tha se PD-ja ka kthyer përgjigje dhe se sipas tij, kjo kërkesë del jashtë objektit të punës së komisionit hetimor, që është ngritur për të kontrolluar veprimtarinë e organeve të admnistratës publike dhe institucioneve shtetërore e jo ato të Opozitës.  Sekretari i Përgjithshëm tha se ishte i gatshëm të dëshmonte para Komisionit Hetimor se cilat ishin strukturat e vërteta paramilitare në zgjedhje. Gazment Bardhi tha në komisionin hetimor për zgjedhjet se vullnetar për Taulant Ballën në fushatë ka dalë publikisht edhe një trafikant droge, Mehmet Greca. Bardhi shtoi se Balla rrinte ditë e natë me trafikantë droge në Elbasan dhe se këtë gjë ishte i gatshëm ta thoshte edhe para prokurorëve. Ai shtoi se Balla ka hequr nga puna edhe drejorin e policisë së Elbasanit, pasi nuk ka pranuar që t’i bashkohet shtabit të Partisë Socialiste.

“Ata janë qytetarë të ndershëm, vullnetarë të PD dhe nuk do t’i dorëzojmë kurrë per t’u bërë ushqim për patronazhistët tuaj. Secili prej tyre ka patur mbi shpinë gjatë katër muajve Policinë e Shtetit. Ka ardhur Policia e Shtetit dhe i ka kontrolluar me dhjetëra herë. Asnjëri prej tyre nuk ka qenë i armatosur. PD nuk ka ngritur grupe paramilitare. Grupe paramilitare kishte ngritur PS me eksponentët më të rrezikshëm të krimit të organizuar. Nëse doni emra dhe informacione kur të vijë koha i themi këtu. Ajo që ne kemi ngritur është çdo strukturë që ka ngritur çdo parti politike në të gjithë botën, përfshirë edhe presidentin aktual të SHBA-së. Sikundër secili prej atyre vullnetarëve ka qenë pikë kontakti zyrtar me drejtuesit e Policisë së Shtetit, nuk kanë vepruar si struktura ilegale të panjohura. “185 kallzime i keni sot në Prokurori. Janë të dhënat e mbledhura nga ky grup dhe do të duhej secili prej jush të falenderojë çdo qytetar të ndërgjegjshëm qoftë në PD qoftë në PS që mbledh të dhëna për kryerjen e një krimi dhe i paraqet të dhënat në Prokurori. Do të duhet t’u themi faleminderit atyre jo patronazhistëve që na vjedhin të dhënat tona personale, përcaktojnë edhe se si voton drejtuesi i SPAK se si voton Presidenti i Republikës, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Prokurori i Përgjithshëm dhe për turpin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe drejtuesit të SPAK, të dhënat e të cilëve janë vjedhur, siç janë vjedhur të dhënat e 2 milionë shqiptarëve, flenë mbi dosje. Do të duhej t’i hetojnë.E kam çuar kallzim penal. Po pres të hetojë Prokuroria dhe jam i gatshëm të dal atje e të jap informacione se kush ishin trafikantët e drogës që shoqëronin nga mëngjesi në darkë Taulant Ballën dhe ekipin tuaj në Elbasan. Kush ishin njerëzit që shpalleshin në kërkim paradite nga policia dhe pasdite shoqëroheshin nga policia për të shpërndarë para’ shtëpi më shtëpi në Elbasan. Nuk kishte Polici Shteti në Elbasan kishte bandë që komandonte nga drejtori i Policisë, që ishte i pafuqishëm për t’i luftuar. Dhe ta them unë se përse?! Sepse kjo bandë ishte shtabi i Taulant Ballës në Elbasan. Dhe Taulant Balla kishte të drejtën dhe mundësi për të shkarkuar drejtorin e qarkut, siç e bëri. Një nga arsyet pse e shkarkoi drejtorin e qarkut ishte se nuk i bindej deri në fund Taulant Ballës. Ai i thoshte: “shko hyr në shtabin e kundërshtarit tim politik”, “mos shpall në kërkim eksponentët e krimit të organizuar.” Se ditën kur i denonconim, mbylleshin në shtëpi ata. Në darkë i mblidhte Taulant Balla u thoshte: “Më keni mua.” Të nesërmen merrnin zemër ata, masakronin, kërcënonin qytetarët, blinin vota në mes të ditës, mblidhnin karta identiteti. Ky është realitetiMehmet Greca doli në TV krenar dhe tha: se është anëtar i shtabit te Taulant Ballës. Është trafikant i dënuar droge, në kërkim. I dënuar në Londër si shpërndarës droge, është krenaria juaj, si patronazhist. Nuk do ta kisha kurrë krenari në të gjithë karrierën time politike,”- tha Bardhi.

LAJM KRYESOR:25 prilli/ Alibeaj: 41 institucione s’përgjigjen, afat deri më 16:00. Debat për SMV

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike komisioni hetimor 17 nentor 2021 komisioni hetimor 17 nentor 2021

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron