“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
VD-Mesazh për burrat shqiptarë?Rama:Duhet shembull dhe durim për të lehtësuar helmin
17 Nëntor 2021, 07:57Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama kërkoi nga politikanët që të tregojnë shembull dhe të lehtësojnë helmin që sipas tij ka prekur politikën. I pyetur ditën e sotme nga gazetarët në Rinas se nëse ka ndonjë mesazh për burrat, pasi ata po bëjnë krime të tmerrshme ndaj grave dhe fëmijëve, kreu i qeverisë tha se nuk është çështja te mesazhi por te shembulli që jepet.
Pyetja: Mesazh për burrat shqiptarë?
Rama: Politika kontribuon në ushqimin e një klime psikologjike të rënduar. Ashtu si kundër qysh në kohën e Romë, civilizimit romak është përcaktuar vija ndarëse mes akuzuesve dhe të akuzuarve. Nuk është barra e të akuzuarit të provojë se akuzat nuk janë të vërteta. Ishte hapësira ku u rrit një popull i tërë dhe e gjithë gjenerata e politikës e këtyre 30 viteve, me asnjë ide me ekzistencën e të ndryshimit me ekzistencën e rivalit, por me idenë se kush mendon ndryshe, flet ndryshe dhe mban qëndrim ndryshe është armik, e duhet pushkatuar e lincuar publikisht, vazhdon ende të ketë bishat e vet dhe ditën e sotme, është një çështje kulturore që nuk zgjidhet sa hap dhe mbyll syt, e shohim dhe sot. Ju të gjithë jeni të detyruar që ta pasqyroni. Kur shikon në të gjithë ekranet fantazmat e të shkuarës që flasin me gjuhën e së shkuarës, për fat të keq nuk mungojnë ekstremet në akuza të natyrës penale, gjuha kriminalizuese për tjetrin, është e kuptueshme që mesazhi që marrin dhe këta elementë me prirje kriminale është inkurajues, fatkeqësisht. Nuk është çështja e mesazhit, por e shembullit. Secili të përpiqet që me shembullin e vet ta lehtësojë këtë helm që karakterizon politikën, mediat. Cfarë mund të thuhet më shumë se durim dhe shembull.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se e kishte të pamundur që të shkruante një tekst për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Fier. Përbal...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka bërë një sqarim në lidhje me denoncimin e bërë publik ditën e djeshme në emisionin investigativ ...
ITALI– Kryeministri i Italisë, Mario Draghi u shpreh gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama se mbështet integrimin e Shqipërisë në BE. ...
TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka vlerësuar ta lërë në heshtje buxhetin e vitit 2022, mirëpo kërkon nga Këshilli i Ministrave, Kuvendit të Sh...
FIER– Deputetja e Partisë Demokratike, Eralda Tase Bano ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në qytetin e Fierit, aty ku u gjet i pajetë dhe i gropos...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama bëri të ditur nga Rinasi se qeveria po harton pyetje që do u adresohen popullit për raste të tilla të rënda. Nga Rinasi...
TIRANË – Deputeti demokrat Edmond Spaho ka thumbuar sërish kryetarin e Partisë demokratike Lulzim Basha pasi ky i fundit mbylli fjalën e tij në seanc...