LIVE UPDATES
Politike

Koronavirusi/ Basha: Qytetarët të furnizohen me ushqime dhe ilaçe, internet falas për fëmijët dhe të ngrihen pavione shte

14 Mars 2020, 17:45 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Basha: Qytetarët të furnizohen me ushqime dhe

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka bërë thirrje qeverisë që të shojë masat në një kohë që në Shqipëri janë konfirmuar 38 personan të infektuar më Covid-19. në një status në rrjetet sociale, Basha shkruan se të gjithë qytetarëtduhet të zbatojnë këshillat e mjekëve ndërsa bëri thirrje për ofrim paketash interneti falas në shtëpitë që duhet.

Sipas kryedemokratit, qeveria duhet t’u sigurojë furnizime me ushqime dhe ilaçe qytëtarëve, pasi duke qenë të izoluar në shtëpi, nuk kanë se si t’i paguajnë faturat dhe ilaçet. Basha tha se duhet të ngrihen edhe pabione shtesë, si dhe për familjet që ka fëmijë, duhet të ofrohet paketë interneti falas. 

“Ne duhet të marrim urgjentisht masa që ti paraprijmë përhapjes së virusit. Dhe për këtë nevojitet bashkëpunimi i të gjithë shqiptarëve, pa përjashtim: secili prej nesh është një hallkë e rëndësishme e këtij zinxhiri, ndaj ju bëj edhe njëherë thirrje të dashur bashkqytetarë të jemi shumë të kujdesshëm dhe syçelët, si dhe të zbatojmë të gjitha keshillat e mjekëve. Nga ana tjetër, duhet që qeveria të bëjë detyrën e saj dhe jo atë të mjekut. Kjo krizë kërkon masa jo sot për sot, por veprime të qarta dhe nje plan afatgjatë. Duke menduar vetëm për sot, neglizhohet çfarë do të ndodhë pas dy ditësh apo pas një jave. Kufizimet e forta kërkojnë jo kërcënime me gjoba dhe shthurje gjuhe, por zgjidhje të forta, fonde shtesë dhe masa të posaçme mbështetëse. Fatkeqësisht, ditët kalojnë dhe qeveria ende nuk ka një plan masash të integruar për ti paraprirë qëndrimit në shtëpi të qytetarëve. Çfarë përgatitjesh po bëhen për një skenar më të vështirë, nëse qëndrimi në shtëpi do të duhet të vazhdojë për një kohë më të gjatë?

Kur me të drejtë ju kërkojmë njerëzve të rrinë në shtëpi duhet të merren masa edhe si do të garantohet furnizimi i tyre i pandërprerë me ushqime dhe ilaçe. Kur me të drejtë ju kërkojmë njerëzve të rrinë në shtëpi, si do t’i sigurojnë shumica e tyre të ardhurat për ushqime dhe mjete higjeno-sanitare? Kur me të drejtë ju kërkojmë njerëzve të rrinë në shtëpi, si do ti paguajnë faturat qytetarët në kushte të mungesës së të ardhurave nga mosshkuarja në punë, duke qenë se pjesa më e madhe e bizneseve do jenë të mbyllura? Kur ju kërkojmë fëmijëve të rrinë në shtëpi, pse hezitohet për PAKETËN E INTERNETIT FALAS ? Të gjitha këto pikëpyetje kërkojnë veprim qeveritar dhe jo recitime. Pse nuk alokohen direkt fonde nga buxheti për këto zëra? Pse nuk alokohen fonde për të ngritur SOT pavione shtesë? Cfarë masash po merren për të rritur urgjentisht numrin e kiteve dhe paisjeve testuese? Po për paisjet respiratore dhe të trajtimit të të sëmurëve nga virusi, kur vetë qeveria paralajmëron dy herë në ditë se pritet rritje e numrit të të infektuarve? Këto janë detyrat e qeverisë. Ajo duhet të veprojë tu vijë në ndihmë njerëzve dhe jo të marrë përsipër rolin e Institutit të Higjenës. Edhe njëherë nga zemra shpreh #mirënjohjen më të thellë për personelin e ISHP, mjekët e urgjencës, anestezistë, reanimatorë, pneumologë epidemiologë,mikrobiologë e virologë, specialistë të shëndetit publik, farmacistë, infermierë, shoferë ambulancash dhe sanitarët, të cilët janë në vijën e parë. Falenderim për të gjithë stafin mjekësor që sot po punon me përkushtim edhe pse është i ekspozuar ndaj virusit Covid 19, duke u kujdesur për të gjithë ata që kërkojnë asistencë mjekësore e në veçanti të sëmurët kronikë. Heronj sot janë ata, por nesër është edhe ai që mban thasët e miellit, edhe punonjësit e furrave të bukës, edhe elektricisti që mirëmban rrjetin elektrik, punonjësi i ujësjellësit, pastruesit dhe mbledhësit e plehrave, riparuesi i ashensorëve, mijëra shitës perimesh dhe artikujsh ushqimorë, shoferë që bëjnë furnizime, mijëra punonjës administrate, policie dhe të FA, e gjithë ajo pjesë e shoqërisë që kryen aktivitete të domosdoshme për funkisonimin dhe mbijetesën e shoqërisë në këto ditë të vështira,”- shkruan Basha. 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi lulzim basha plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi