Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
LUSHNJE– Lulzim Basha u njoh sot me shqetësimet e qytetarëve lushnjarë të cilët iu ankuan për gjendjen ekonomike ku ndodhen. Në bashkëbisedimin e tij me ta, Basha u prit me ovacione të shumta dhe kërkoi ta mbështesnin në rrugën drejt ndryshimit. Njëri prej tyre iu ankua kryedemokratit se qeveria e ka lënë vetëm.
Pjesë nga dialogu i Bashës me qytetarët:
Lulzim Basha: Si jeni?
Qytetari: Të mbaruar. Kemi mbaruar punë, populli nuk po ka bukë të hajë.
Lulzim Basha: E shoh padurimin kudo.
Qytetari: Bukë, bukë nuk po ha ky popull. Ne e kemi harruar fjalën punë fare. Kemi mbaruar punë fare, sa po e them para kamerave këtu, më gënjeu herën e parë turp të ketë, herën e dytë turp të ketë, po herën e tretë turp të kem po të votoj për atë.
Lulzim Basha: Të lumtë goja! Mbylljani derën të keqes. Janë vendimtare këto zgjedhje, vendimtare për familjen tuaj, për sipërmarrjen tuaj, për fëmijët e Lushnjës e të gjithë Shqipërisë. Pra të votojmë të gjithë bashkë për ndryshimin.
Qytetari: Na largoi me shokë me miq, na la vetëm.
Lulzim Basha: Më 25 Prill të gjithë bashkë për ndryshimin. Votoni numrin 9, Partinë Demokratike.
Në sheshin e qytetit, Basha foli para qytetarëve, duke i falënderuar për mbështetjen që po i japin. Kryedemokrati u shpreh se ndryshimi është në dorën e qytetarëve dhe padurimi për ta bërë realitet shihet në Lushnje dhe në çdo qytet të Shqipërisë.
“Di që padurimi për ta larguar është i madh, – tha Basha ndër të tjera, – por prapë se prapë dua t’i referohem atyre nënave që takova, atyre zonjave që takova në bulevard, që ma thanë thjesht dhe qartë se ora po vjen, dita po vjen. Lushnjarët do të jenë bashkë dhe do të votojnë bashkë për ndryshimin. Mos harroni se ndryshimi është në dorën tuaj, është në votat e bashkimit tuaj që me 25 prill duhet të jetë shembullor dhe europian.
Në dorën time dhe në dorën tonë është t’ju përfaqësojmë denjësisht. Në dorën tonë është të rihapim rrugën e Shqipërisë anëtare e Bashkimit Europian, e Shqipërisë me ekonomi që rritet, që prodhon vende pune, që siguron paga, që e mban rininë këtu afër familjeve tyre duke ju dhënë mundësinë të arsimohen, të punësohen duke risjellë gëzimin në vatrat tona, duke ,larguar stresin, varfërinë dhe papunësinë e këtyre 8 viteve.
Ndaj e ndiej dhe e kuptoj se ndryshimi për të gjithë ju këtu dhe shumë e shumë të tjerë për shumicën dërrmuese të shqiptarëve, tashmë ka ardhur në zemrat tuaj. Le ta bëjmë realitet me 25 prill votoni Partinë Demokratike për ndryshim. Të gjithë bashkë për ndryshim Lushnja fiton, Shqipëria fiton. Fitore!”
(f.g/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË- Situata me Albcontrol tregoi sesa të brishta janë ndërmarrjet shqiptare edhe ato që funksionojnë në mënyrë private. Refuzimi për të punuar i 65 kon...
GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ditën e sotme kanë ndjekur nga afër vaksinimin e...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e sheh rinisjen e fluturimeve në aeroportin e Rinasit si një lajm të keq për presidentin e Republikës, Ilir Meta. Në një post...
LUSHNJE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se me aeroportin e Rinasit, ka dështuar. Basha tha se kriza e Rinasit është ...
TIRANË– Ministri Niko Peleshi bëri të ditur ditën e sotme se policia po vijon ruajtjen e aeroportit. Në një deklaratë për mediat e pranishme, Peleshi tha s...
LUSHNJE– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka vazhduar turin elektoral në Lushnje, ku është pritur nga qindra qytetarë. Në një marshim në bulevardi...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit që të bëjë auditimin e plotë të shoqërisë “Albcontrol”. Në një njoftim zyrtar nga P...
TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka dhënë lajmin se nga nesër në mëngjes do të rinisin fluturimet komerciale në Shqipë...
TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka bërë me dije se sot në aeroportin e Rinasit do të mbërrijnë vaksinat e kompanisë “...
BELSH– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar një fabrikë të përpunimit të ullirit në qytetin e Belshit. Pronari i fabrikës, Besim Leka, th...