LIVE UPDATES
Politike

Basha nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me shoqatat e personave me aftësi të kufizuar: I rikthejmë fytyrën njerëzo

13 Prill 2021, 10:29 Nga DOSJA
Basha nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me shoqatat e

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka firmosur ditën e sotme marrëveshjen e bashkëpunimit me PAK. Basha tha se kjo marrëveshje është produkt i një dialogu dhe negocimesh prej dy vitesh e cila konkretizon angazhimet dhe zotimet e qeverisjes së ardhshme ndaj mijëra personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre në Shqipëri.


Basha shprehet se themeli i marrëveshjes nuk janë thjesht angazhimet qeveritare, buxhetore por vendosja e standardit europian i cili parashikon që në gjithë vendimmarrjet e rëndësishme që kanë të bëjmë me çdo sferë, me çdo aspekt të jetës, të sfidave dhe të pritshmërive të personave me aftësi të kufizuara, konsultimi, bashkërendimi, bashkëvendimarrja dhe angazhimi i përbashkët në zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga këto vendimmarrje, janë instrumenti që e çon përpara kauzën e drejt dhe vuajtjet, dhimbjet dhe pritshmëritë e personave me aftësi të kufizuara.

Lulzim Basha: Të nderuar zonja dhe zotërinj, përfaqësues të organizatave me aftësi të kufizuara në Shqipëri. Është një nder dhe një kënaqësi për mua dhe Partinë Demokratike, koalicionin tonë që sot të ndodhemi së bashku në këtë takim për të konkluduar përmes marrëveshjes midis bashkimi të organizatave tuaja dhe Partisë Demokratike, një marrëveshje e cila konkretizon angazhimet dhe zotimet e qeverisjes së ardhshme ndaj mijëra personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre në Shqipëri. Kjo marrëveshje është produkt i një dialogu dhe negociate që ka nisur prej më shumë se dy vitesh. Rikthejmë në kujtesë me kënaqësi takimin tonë të fundit në selinë e një prej organizatave tuaja ku ajo që spikati ishte sinqeriteti, ishte fryma konstruktive e diskutimit dhe nuk mund të ishte i tillë pa patur edhe reflektimin vetëkritik për përgjegjësitë tona në të shkuarën që janë edhe një pjesë e rëndësishme e themelit mbi të cilat kemi ngritur angazhimet tona për të nesërmen. Kjo është një marrëveshje e cila është hartuar nga ekspertët tanë më të mirë dhe ekspertët më të mirë të organizatave tuaja që ka për qëllim të vendos një kulturë të re bashkëpunimi midis qeverisë shqiptare dhe përfaqësuesve legjitim të personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri. Si e tillë unë do të thoja se themeli i marrëveshjes nuk janë thjesht angazhimet qeveritare, buxhetore por është: së pari vendosja e standardit europian i cili parashikon që në gjithë vendimmarrjet e rëndësishme që kanë të bëjmë me çdo sferë, me çdo aspekt të jetës, të sfidave dhe të pritshmërive të personave me aftësi të kufizuara, konsultimi, bashkërendimi, bashkëvendimarrja dhe angazhimi i përbashkët në zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga këto vendimmarrje, janë instrumenti që e çon përpara kauzën e drejt dhe vuajtjet, dhimbjet dhe pritshmëritë e personave me aftësi të kufizuara. Prandaj jam në veçanti falënderues dhe mirënjohës, drejtuesve të organizatave, ekspertëve tuaj por edhe ekipit tonë që ka insistuar që ndryshimi i parë të jetë një ndryshim në mentalitet, në përqasje, siç e thash në kulturën e re qeverisëse sepse fakti është që në këto 30 vite ky standard i mirëqenë në Europë i konsultimit, i vendimmarrjes së përbashkët, i vetadminsitrimit dhe i besimit reciprok e në veçanti i besimit i qeverisë tek përfaqësuesit legjitim tek organizatat e personave me aftësi të kufizuara ka njohur uljet e ngritjet e saj. Sot unë do ta ndërmarr këtë angazhim në emër të Partisë Demokratike, të koalicionit tonë, Aleancës për Ndryshim dhe gjithë koalicionit tonë i cili më 25 prill me votën e shqiptarëve do të marrë përsipër barrën e qeverisjes. Dua të kujtojë se fillesat e bashkëpunimit tonë janë shumë më të hershme. Dua të kujtoj dhe të sjell në mendje se nëse bëhet fjalë për një lobim në kuptimin klasik të fjalës, lobi i parë dhe në fakt lobi i vetëm në të cilin kam patur krenarinë të jem anëtarë themelues në debutim tim si parlamentarë, si anëtarë i kuvendit të Shqipërisë ka qenë lobi për personat me aftësi të kufizuara. E kuptoj këtë kohë sepse pozita si deputetë i mazhorancës dhe anëtarë i kabinetit, sillte edhe mundësinë për të ndihmuar sa të ishte e mundur, por edhe sfidën jo të vogël në politikë për t’ju kundërvënë partisë tënde, mazhorancës tënde, apo qeverisë tënde në veçanti në pozitat e drejtimit atëherë kur dukej se vendimmarrja nuk ishte në përputhje me ato standarde dhe me ato angazhime të cilat me të vërtetë do të ndihmonin kauzat e drejta të personave me aftësi të kufizuara. Shumë uji ka rrjedhur që nga ai moment, disa gjëra të mira janë arritur por janë hedhur edhe hapa prapa, në veçanti 8 vitet e fundit si në çdo fushë tjetër të jetës ka njohur një shkallë centralizimi ekstrem, një shkallë denigrimi të organizatave, të shoqërisë civile dhe të grupeve të interesit, e cila nuk ka kursyer marrëdhënien e qeverisë së këtyre 8 viteve me organizatat të personave me aftësi të kufizuar. Dhe për fat të keq gjithmonë ata që e kanë pësuar, ata që kanë vuajtur pasojat e kësaj qasje dhe kësaj sjellje janë mijëra persona me aftësi të kufizuar dhe qindra, mijëra familjarë të tyre. Prandaj e theksoj edhe njëherë se ndryshimi themelor do të vijë përmes kësaj përqasje të re, të re për Shqipërinë, por standard europian për çdo shoqëri europiane dhe për çdo vend dhe për çdo shtet që ne sot e marrin si shembull dhe nesër standardet e këtyre vendeve do t’i kemi po kështu shembuj për t’i përcaktuar në legjislacionin shqiptar dhe për t’i zbatuar së bashku me një dobi, me një interes të madh publik që është shërbimi ndaj kësaj pjese të shoqërisë që përtej të qenarit pjesa më vunerabël është edhe treguar se si shoqëria i trajton, mënyra se si qeveria i trajton, është tregues i shkallës së emancipimit të qytetërimit dhe i natyrës dhe i fytyrës njerëzore të politikës së atij vendi. Nuk dua të zgjatem më shumë, por dua t’ia kaloj fjalën njërit apo disa prej përfaqësuesve tuaj para se të kalojmë në katin përfundimtar të një pune më shumë se 3-vjeçare që është marrëveshja formale që do të nënshkruajmë së bashku dhe që do të përbëjë bazën e detyrimeve të qeverisjes së ardhshme në raport me personat me aftësi të kufizuar.

Lexo të plotë Marrëveshjen

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha ne tirane lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 basha ne tirane lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet