LIVE UPDATES
Politike

Basha: Nëse qeveria do kishte marrë parasysh programet që i ofroi PD situata e pandemisë do të ishte më e mirë

8 Prill 2021, 20:14 Nga DOSJA
Basha: Nëse qeveria do kishte marrë parasysh programet që i ofroi

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha, ka thënë se situata pandemike në Shqipëri do të ishte më e mirë nëse Edi Rama do kishte marrë parasysh planet që ofroi PD-ja.

Në një intervistë në “Real Story” në News 24, Basha ka thënë se ka një plan për të përballuar pandeminë dhe se momentalisht po përgatitet një tjetër plan afatgjatë për këtë gjë. Ai tha se do rtë mbështeten të gjitha bizneset e vogla si dhe të gjithë të papunët, apo të vetëpunësuarit, që u është mbyllur biznesi.

Intervista:

Erl Murati: Ju përmendët faktin se sa të vijë PD në pushtet dhe ju kryeministër paratë do të shkojnë nga oligarkët tek populli. Unë doja të ishit më konkretë në këtë pikë sepse kanë mbetur vetëm 2 javë nga zgjedhjet dhe unë dua të besoj se ju keni një plan konkret. Deri tani qeveria ka ardhur me ofertën që për mua është e pamjaftueshme të pagave të luftës. Ose bashkia e Tiranës ka ardhur me vendimin se do të hiqet taksa e hapësirës publike për 6 muaj. Pra janë masa konkrete që unë besoj se janë të pamjaftueshme. Ju a keni diçka konkrete për t’i thënë shqiptarëve përtej premtimit se do t’i hiqni paratë oligarkëve dhe do t’i çoni tek njerëzit?

Lulzim Basha: Padiskutim që po dhe e kemi shpalosur këtë Në fakt ne ia kemi vënë në dispozicion qeverisë në një instikt apo qasje që do të kultivohet pas 25 prillit, një kulturë të re politike. Mund të thonim që në vend t’ia vinim në dispozicion qeverisë, mund të vazhdonim të kritikonim qeverinë. Ne kemi bërë këtë. Kemi vënë dy plane në dispozicion qeverisë në Mars dhe në Shtator dhe në qoftë se këto plane do të ishin marrë dhe do të ishin zbatuar ne do të ishim të paktën në nivelin e menaxhimit të Maqedonisë së Veriut ose Kosova. Plani ynë është në radhë të parë t’ju vijë në ndihmë në familjeve dhe ekonomisë. Për këtë arsye kemi bërë gati një paketë e cila menjëherë të paktën për një periudhë 3-6 mujore do t’i japi biznesit të vogël shqiptar që është që është më i goditur dhe që po bën 98.5% të biznesit shqiptar një çek prej 1 mijë euro, një bonus prej 1 mijë euro, një bonus prej një mijë euro për një periudhë prej tre deri në katër mujore me qëllim që të mos shkojmë drejt mbylljes masive. Në këtë moment që flasim, sot që flasim janë mbyllur mesatarisht 60 biznese në të gjithë Shqipërinë edhe sikur një të vetëpunësuar të ketë pasur do të thotë që kanë humbur të ardhurat me shumë gjasa të kryefamiljarit e të ardhurat e vetme.

Erl Murati: Kjo do të ndodhë në çdo rast. Pra, edhe nëse pandemia do të zbehet sepse po të dëgjosh kryeministrin thotë që këtë verë do të hapen

Lulzim Basha: Ke bërë një pyetje shumë të gjatë dhe unë dua të strukturoj përgjigjen pastaj mund ti ktheheni pyetjeve të tjera. Biznesi i vogël do të ketë pra akses në këtë bonus prej një mijë euro për çdo biznes. Familjet e goditura nga pandemia vijnë në dy blloqe të mëdha, ato me ndihmë ekonomike për të cilat plani ynë parashikon jo vetëm gjatë periudhës së pandemisë por gjatë gjithë qeverisjes tonë, dyfishimin e ndihmës ekonomike dhe një pjesë tjetër të njerëzve që kanë humbur vendin e punës, të njerëzve të cilët për shkak të mungesës së masave, të keqmenaxhimit nga qeveria kanë humbur vendin e punës ose si të vetëpunësuar, ose si të punësuar, nuk janë më në marrëdhënie pune, nuk çojnë më rrogë në shtëpi dhe si rezultat, kanë rrezik mbijetesën e tyre dhe të fëmijëve të tyre dhe për ta, ne kemi përgatitur një paketë, të cilën, edhe një herë dua ta theksoj, ia vumë në dispozicion në shtator kësaj qeverie, jo për të bërë karshillëk, as na leverdiste, përkundrazi, dhe dikush po ta thotë me cinizëm, opozitës i leverdis më mirë thjesht të godasë qeverinë se sa të japë alternativa, por edhe një herë po e them me përgjegjshmëri, se bëhet fjalë për jetën, për shëndetin e qytetarëve. Vjen një moment, duhet ta vesh një kufi dhe përtej këtij kufiri nuk duhet të kalosh më, thjesht cic-mice politike sepse ka diçka që është më e rëndësishme se jeta dhe shëndeti i njerëzve dhe për familjet që kanë humbur vendin e punës ne kemi përgatitur një paketë, e cila do t’ju mundësojë atyre një pagesë prej 100.000 lekësh të vjetra, për kryefamiljarët që kanë humbur vendin e punës. Shumica prej tyre kanë humbur vendin e punës. Shumica prej tyre, s’kanë të bëjnë me biznesin. Kemi të bëjmë pastaj me ata që do të rimerren në punë sepse qëllimi është të rimerren në punë, të rindizen motorët e ekonomisë. Stimuli ë do ti japim biznesit është që për këdo që rimerr në punë do të marrë një pagesë prej 200 mijë lekësh të vjetra në muaj.

Sokol Balla: Dhe për sa kohë?

Lulzim Basha: Plani ynë i shtatorit ishte llogaritur për 6 muaj. Aktualisht ne po bëjmë llogaritë që ta bëjmë këtë të mundur efektive deri në fund të vitit 2021 dhe pastaj do shikohet vijueshmëria dhe për përmasat e pandemisë dhe për efektet social-ekonomike. Kemi të bëjmë me një grup tjetër që është biznesi i madh. Janë ata që punësojnë 10, 20, 30, 40, 50, 100, 500 dhe të cilët po e ndiejnë stresin. Për shembull fasoneria po e ndien rënien ekonomike, rënien e porosive, po ndien rënien e fitimit për shkak të kursit të këmbimit. Për ta paketa është e dyfishtë. Është paketa e plotë ekonomike 4- vjeçare, që ka taksën e sheshtë 9%, ka sigurimet shoqërore 18%, ka uljen e çmimit të energjisë duke eleminuar taksën që Rama ka vendosur gjatë këtyre 8 vite mbi karburantin, 240 lekë për litër dhe karburanti shqiptar siç e dini ju, doli dhe studimi, është i treti më i shtrenjti në botë pas Suedisë dhe Singapori. Ka uljen e fashës së energjisë për bizneset prodhuese dhe eksportuese. Por ka dhe një paketë imediate ndihme, e cila përbëhet nga garancitë sovrane. Ishte propozimi ynë i Marsit. U bë një akt nga qeveria, por nuk përfitoi njeri. Ose më mirë, përfituan një grusht njerëzish, në fakt janë përfituesit kryesore të tenderëve, PPP-ve dhe koncesioneve.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron