Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
Meta: Mbështes Bashën, faturat e krijuara nga humbja e proceseve gjyqësorë në Gjykatat Ndërkombëtare të paguhen nga pers
8 Prill 2021, 20:11Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka mbështetur propozimin e kryedemokratit Lulzim Basha për pagesën e gjobës së Francesco Bechettit. I ftuar në “Çim peka Live”, Meta tha se është shumë dakort që gjoba të paguhet nga ata që e kanë shkaktuar.
“Unë nuk besoj të bojkoti i proceseve në demokraci, nuk jam naiv që të besoj që demokracia shkon në mënyrë perfekte ne vendin tone. Çdo ditë duhet të luftosh për demokracinë, për të drejtat dhe liritë e çdo qytetari. Rasti Becchetti ka qenë një hakmarrje e pastër sepse ka qenë një stacion kritik ndaj Qeverise. Unë nuk mund të them që ka një marrëveshje, por mund të them që ka nisur si një hakmarrje, si një përpjekje për të shtypur, për të mbajtur në trysni, për të mbajtur në presion një media të caktuar.
Kam krijuar bindjen time se, çështjet e humbura në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar nga ana e shtetit shqiptar, është kthyer në çështje të biznesit të pamëshirshëm, duke përfituar të dyja krahët. Kemi vërejtur se prishjet e kontratave kanë lënë një gjë shumë të frikshme, kjo e tregon nga mungesa e provave të mbrojtjes që ka bërë pala shqiptare atje. Mbështes propozimin e kryetarit të Opozitës, që faturat e krijuara nga humbja e proceseve gjyqësorë në Gjykatat Ndërkombëtare të paguhen nga personat përgjegjës,”- tha Meta ndër të tjera.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Dy liderët e partive kryesore në vend, Edi Rama dhe Lulzim Basha janë në një garë të ngushtë për të fituar votën e shqiptarëve më zgjedhjet parlamentare të 25 p...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka ndërprerë fjalën gazetarit Endri Xhafo i cili po bënte konkluzionet e pjesës së parë të emisionin “Log”, ku kishte të ft...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha thënë se kur të vendoset si Kryeministër nuk ka për ta përdorur asnjëherë pandeminë dhe vaksinat për propagandë. Në një ...
TIRANË- Kreu i PD, Lulzim Basha i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në NeWs24 ka treguar 3 detyrat që do të bëjë në qeveri për procesin e v...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se komania që është distributore e vaksinave kineze në Turqi me të cilën ka bërë edhe kontratën u kishte vën...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në studion e emisionit “Real Story”, në “News 24”, foli për vaksinat dhe pandeminë në tërësi.Ai t...