LIVE UPDATES
Politike

Basha nga Samiti i PPE: Shqipëria gjendet në udhëkryq, na mbështesni të bashkohemi me Evropën (VD)

20 Nëntor 2019, 17:09 Nga DOSJA
Basha nga Samiti i PPE: Shqipëria gjendet në udhëkryq, na

KROACI- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë sot në kongresin e Partive Popullore Evropaine që po mbahet në Zagreb. Basha në fjalën e tij tregoi dhe vizionin e tij për të bashkuar Shqipërinë me Evropën, ku i kërkoi mbështetjen PPE-së.

Ajo për të cilën ne po luftojmë në Shqipëri është një transformim rrënjësor,  në të njëjtë linjë me shpirtin dhe synimet e shqiptarëve. Ne jo vetëm që kemi bindjen se duhet ta reformojmë vendin tonë që të ecim përpara. Por ne besojmë se reformat duhet të jenë të modelit europian. Me standarte europiane”, u shpreh ndër të tjera Basha.

Më tej Basha kërkoi dhe mbështetjen partive simotra ne Evropë, duke u shprehur se Shqipëria sot gjendet në një udhëkryq. “Ne nuk mundet të përballojmë çmimin e lartë të katër vite të tjera si këto që lamë pas. Shqipëria meriton një të ardhme më të mirë. Shqipëria meriton një të ardhme Europiane. Dhe me mbështetjen tuaj, kjo është ekzaktësisht ajo që ne do të arrijmë”, tha kreu i PD.  

NJOFTIMI I PLOTË

Nëse sot do të lexoni cilëndo gazetë ose media që trajton tema të politikës së jashtme, do të hasni një seri problematikash dhe shqetësimesh që ju bëjnë të mendoni se gjendja në Europë dhe në botë është shumë e rrezikuar nga një sërë faktorësh.  Sa shpesh kemi dëgjuar për të ashtuquajturën “vdekje të demokracive liberale” apo “lindja e një demokracie të kundraligjshme”, apo më keq akoma “fillimi i një epoke autoritare”? Të gjitha këto pikëpyetje kanë ngritur një stuhi polemikash rreth stabilitetit të Europës së Bashkuar. Në fakt, sot Bashkimi Europian dhe institucionet e tij shihen me shumë skepticizëm. Madje, shumë kritikë janë të mendimit se tregu dhe lëvizja e lirë, në thelb janë të rrezikshme për vetë sistemin demokratik.  Sidoqoftë, zonja dhe zotërinj, unë vij sot para kush me një tjetër mesazh.  Një mesazh shprese. Një mesazh optimizmi.

Një mesazh që për shumë prej jush mund të vijë si surprizë se si Shqipëria mes të gjithë vendeve të përfaqësuara këtu është një vend ku vlera dhe ide të tilla kanë mbështetje popullore.  Një vend qytetarët e të cilit akoma luftojnë për këto vlera. Një vend, njerëzit e të cilit besojnë se progresi mund të garantohet vetëm përmes hapjes, partneritetit dhe bashkëpunimit. Një vend i cili beson në një Bashkim Europian të fortë dhe që funksionon siç duhet. Edhe pse qeveria aktuale dështoi në përmbushjen e këtij vizioni, është jetike që ju të jeni të vetëdijshëm se ka një anë tjetër të medaljes. Ajo për të cilën ne po luftojmë në Shqipëri është një transformim rrënjësor,  në të njëjtë linjë me shpirtin dhe synimet e shqiptarëve. Ne jo vetëm që kemi bindjen se duhet ta reformojmë vendin tonë që të ecim përpara. Por ne besojmë se reformat duhet të jenë të modelit europian. Me standarte europiane.

Kjo nuk do të ndodhë brenda natës dhe pa dyshim jo nën drejtimin e qeverisë aktuale.  Kjo kërkon një përmasë të thellë reflektimi kombëtar. Për të parë me ndershmëri situatën në të cilën ndodhemi, ne duhet t’i shtrojmë vetes disa pyetje me peshë: Si mbërritëm deri këtu? Si do t’i japim fund kësaj krize?  Sepse të gjithë e dimë që kjo nuk është rruga që i shërben përparimit të Shqipërisë! Sepse nuk ka pse të jemi në këtë gjendje. Shqiptarët e duan progresin, janë ambiciozë, të talentuar dhe të mirëarsimuar. Përkushtimi im është ti shërbejmë shpresave dhe pritshmërive të tyre, duke krijuar një klimë pozitive, që favorizon biznesin e vogël dhe ekonominë familjare. Që tu japim të gjithë shqiptarëve mjetet e duhura drejt mirëqenies dhe suksesit.  Ajo çfarë ne kemi është një vizion dhe një plan konkret, i cili na orienton përtej krizës dhe drejt rrugës së duhur. Një vizion për brezat e ardhshëm.

Aty shfaqet një Shqipëri e cila aspiron bashkëpunimin me Europën dhe fqinjët e saj. Një Shqipëri bashkëpunuese. Që kontribuon pozitivisht brenda Bashkimit Euopian dhe komunitetin e kombeve. Si një jurist i diplomuar në Europë, i cili ka punuar për Kombet e Bashkuara, kam parë se çfarë mund të arrihet kur vendet ndryshojnë pozitivisht standartet dhe politikat e tyre të zhvillimit dhe punojnë së bashku. Si Ministër i Punëve të Jashtme negociova me sukses anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe garantova marrëveshjen me Bashkimin Europian për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë brenda zonës “Schengen”. Kjo përvojë më ka mësuar se bashkëpunimi dhe zbatimi i reformave janë garante të suksesit.  Të dashur miq, zonja, zotërinj, Për të përmbushur vizionin tonë, ne duhet të punojmë së bashku. Shqipëria sot gjendet në një udhëkryq. Ne nuk mundet të përballojmë çmimin e lartë të katër vite të tjera si këto që lamë pas. Shqipëria meriton një të ardhme më të mirë. Shqipëria meriton një të ardhme Europiane. Dhe me mbështetjen tuaj, kjo është ekzaktësisht ajo që ne do të arrijmë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha samiti i ppe lulzim basha samiti i ppe

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet