LIVE UPDATES
Politike

VD-Basha: PD është alternativa më e pastër, shpresa më e bukur që shqiptarët kanë

18 Dhjetor 2021, 13:08 Nga DOSJA
VD-Basha: PD është alternativa më e pastër, shpresa më

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh përballë delegatëve në Pallatin e Kongreseve se partia blu është alternativa më e pastër për shqiptarët. Basha u shpreh se PD-ja është shpresa më e bukur që shqiptarët kanë për ndryshim, janë forca morale dhe ndryshimi që nuk kërkon mjetet e së keqes.


DEKLARATA E PLOTË:

Kjo është një ditë e mirë për të parë brenda vetes, për të reflektuar mbi atë që ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi. Ky refelektim, që në disa aspekte të tij është i vonuar, është njëkohësisht i destinuar të udhëheq rrugën përpara, të na bashkojë brenda radhëve tona, të na afrojë me shoqërinë shqiptare, por mbi të gjitha për të na vendosur përballë regjimit me një kontrast të thellë. Ky kontrast është më në fund i mundur, pasi përballë kemi një kundërshtar që ka mbi supe përgjegjësi të tmerrshme për atë që i ka bërë këtij vendi, që ky regjim e ka krimbur në korrupsion, duke e shndërruar në një djerrinë shpresash dhe aspiratash.

Por tani ka përsëri një shpresë, dhe ajo jeni ju ajo jemi ne ajo është Partia Demokratike. Ju demokrate dhe demokratë guximtarë, që keni zbritur pa u kursyer në fushëbetejë sa herë historia ju ka thirrue të veproni, jo për hesape të vogla, as për interesa peronale, por për të qenë gardainët e interesave të shqiptarëve.
Ju demokrate dhe demokratë që me sakrificat tuaja, i keni dhënë mundësinë Partisë Demokratike të shkruaj faqet më të ndritura të 31 viteve të fundit, të shënojë arritjet më të mëdha në shërbim të shqiptarëve. Sot, të shpenguar nga kostot dhe gabimet e të shkuarës, ju jeni alternativa më e pastër, shpresa më e bukur, që shqiptarët kanë për ndryshim. Ju jeni forca morale, që ndryshimin nuk e kërkon me mjetet e të keqes, por me vlerat me të cilat u mbrujtëm për dekada me radhë dhe na bëjnë krenarë që t’i themi vetes demokratë.

Ne na ra shorti të jetojmë një periudhë të vështirë kur po tentohet vënia në pikpyetje e demokracisë përmes minimit të saj, duke dashur ta tregojnë të dobët e të mbaruar përkundrejt regjimeve autokratike-totalitare, që nuk bëjnë zgjedhje të lira, që kontrollojnë lirtitë dhe i shtypin ato. Vendet e lira të Perendimit dhe mbarë botës janë bashkuar për mbrojtjen dhe rikthimin në piedestal me gjithë vitalitetin e saj të pashterrshëm të pasurisë më të madhe politikë që të njerëzimit që është demokracia. SHBA i prijnë kësaj aleance fitimatre. Partia Demokratike është krenarisht pjesë e saj. Partie Demokratike i prin këtu në Shqipëri mbrojtjes së demokracisë nga çdo formë e minimit të saj. Demokracia do vazhdojë të jetë e para, do të vazhdojë të jetë ylli polar për ne. Ky është horizonti i ri që hapet si asnjëhërë tjetër për fitoren tonë. Partia Demokratike është thirrrur përsëri në skenën e kohës për të hapur një faqe të re të përparimit, zhvillimit, punës, mireqënies, dinjitetit, kulturës, rifitimit të shijes së të jetuarit, forcimit të lidhjeve fizike e shpirtërore të çdo shqiptari me atdheun, me Shqipërinë. Fitorja jonë është e shkruar në vendosmërinë për t’i bërë fjalët akte, vepra. Për demokratët, përfshirë ata që dëshpërimi u ka errësuar përkohësisht gjykimin, për qytetarët dhe me qytetarët shqiptarë, në marrëdhënie të ngushta me SHBA dhe BE. Ky Kuvend është mbledhur për të treguar rrugën. Ne do të ecim në këtë rrugë. Ne do të zgjedhim të ardhmen. Rroftë Partia Demokratike. Zoti e bekoftë Shqipërinë!

LAJMI KRYESOR: LIVE-Kuvendi i PD! Basha mbledh delegatët, mesazhi për Berishën: S’ke vend mes nesh

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021 lulzim basha kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë