All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

VD-Basha për Berishën: Shëtit me logon e LSI, nuk flet për oligarkët se janë bashkë

7 Shkurt 2022, 10:34 Nga DOSJA
VD-Basha për Berishën: Shëtit me logon e LSI, nuk flet për
All - Paragraf - 1

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar sërish ish-kryeministrin Sali Berisha në prag të zgjedhjeve të 6 marsit. Në një takim që zhvilloi me strukturat e PD në njësinë nr.6 në kryeqytet, Basha komentoi edhe për vendimin e Tahirit, por nuk la pa përmendur aleancën e Berishës me LSI-në për 6 marsin. Basha tha se Berisha mori logon e LSI, e dërgoi në KQZ dhe tashmë lëviz me të nëpër Shqipëri.

 “Ky njeri ka marrë logon e LSI-së e ka cuar ne KQZ dhe me logon e LSI po shëtit në këto 6 bashkitë që bashkëkryetari tjetër i LSi ka deklaruar ,tani u kujtua 12 muaj par zgjedhjeve lokke të rregullta t’i dekretojë për zgjedhje të pjesshme duke sharë demokratët, duke sulmuar kandidatët e PD-së. Sali Berisha shkon në këto takime me kandidatë që i ka nxjerrë me logon e LSI por që kanë kaq turp sa nuk e nxjerrin logon e LSI”, tha Basha.


FJALA E PLOTE E BASHES: 

Duke marrë shkas nga shpallja “non grata”, ish kryetari i kësaj partie, ka ndërmarrë një sulm frontal, ndaj demokratëve që nuk mendojnë si ai. Ai mendon se demokratët dhe Partia Demokratike, nuk duhet të ekzistojnë, në qoftë se nuk e mbrojnë atë. Nuk e mbrojnë, nuk kthehen në një strehë. Kundër kujt? Kundër SHBA-ve të cilët e kanë cilësuar “non grata”. Dhe tani, ka marrë logon e LSI-së, e ka çuar në KQZ, dhe me logon e LSI-së po shëtit në këto 6 bashkitë, që bashkëkryetari tjetër i LSI-së i ka deklaruar, tani u kujtua, 12 muaj para zgjedhjeve lokale të rregullta, ti dekretojë për zgjedhje të pjesshme lokale, duke bërë çfarë? Duke sharë demokratët! Duke sulmuar kandidatët e partisë demokratike! Por nuk sulmon ata që e kanë sjellë Shqipërinë në këtë pikë! Ka marrë këto ditë , dhe në veçanti sot, me dhjetëra, edhe dje, me dhjetëra mesazhe, nga demokratë të zemëruar. Si ka mundësi që ky njeri, Sali Berisha, të shkojë nëpër këto takime, me kandidatë që i ka nxjerrë me logon e LSI-së, por që kanë kaq turp, saqë nuk e nxjerrin logon e LSI-së? Fakti është që janë kandidatë të LSI-së, por kaq turp kanë që nuk e nxjerrin logon e LSI-së. E para! E dyta! Si ka mundësi që merret me kandidatët e partisë demokratike, që janë nga i pari tek i fundit njerëz përfaqësues të vlerave të demokratëve?

Njerëz përfaqësues të komuniteteve të tyre! I sulmon ata, por nuk sulmon as Vangjush Dakon, as Tom Doshin, as Aqif Rakipin, asnjë nga ata! Nuk thotë asnjë fjalë, as për oligarkët, as për bandat. I ka harruar! Kur ka qenë hera e fundit që i ka kujtuar? Jo, i ka harruar! Pse? Dikush tha i duhen! Është më shumë se kaq. Janë bashkë! Ky është Trekëndëshi i Bermudës! Janë bashkë! Janë bashkë për të mbajtur njëri-tjetrin në këmbë! Sepse vetëm duke qenë bashkë, arrijnë ta mbajnë njëri tjetrin, sepse janë një pakicë e papërfillshme, përballë një shumice absolute, e cila iu siguroj që shtrihet përtej radhëve të partisë demokratike.

Do të bëjmë gjithçka së bashku, që Partia Demokratike jo vetëm t’i qëndrojë sulmeve të hapura, tinëzare, të fshehta, të gjithanshme, por ti prijmë shumicës së shqiptarëve. Po po, shumicës së shqiptarëve, shumicës absolute të shqiptarëve përballë kësaj pakice, sepse ka vetëm një Parti Demokratike, sikundër të gjithë e dimë që ka një LSI. Ata kandidatë që ka nxjerrë në 6 bashki, janë kandidatët e LSI-së, me firmë dhe me vulë. Janë kandidatët e LSI-së. Kanë kaq turp, saqë nuk e pranojnë. Kanë, kanë turp, se po të mos kishin turp nuk do të shpiknin logo të jashtëligjshme. Kanë turp. E dinë ata, që i mori ata, por dhe një grup demokratësh, shumë prej të cilëve nuk i ka më me vete në emër të kauzave të parimeve dhe i denigroi duke i sjellë si kandidatë të LSI-së.

Partia Demokratike siç ju thashë i ka kandidatët e vet, i ka përfaqësues realë të vlerave, edhe të vlerave tona, megjithëse janë 6 bashki që s’kanë lidhje me Tiranën, por janë njerëz me integritet, njerëz të sakrificave, njerëz që janë përkujdesur për komunitetin, secili sipas mundësive të veta dhe janë njerëz që do ti shërbejnë me dinjitet komunitetit, sepse në këto zgjedhje ka një Parti Demokratike, Partia Demokratike e Shqipërisë me kandidatët e saj. Dhe përballë ka Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, me Sali Berishën si zëdhënësi kryesor i LSI-së. Kjo është e vërteta. Kësaj të vërtete nuk mund ti ikë më as ai, as ata të cilët bëjnë sikur nuk e shikojnë.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha lulzim basha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 sali berisha lulzim basha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit