Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Basha përkujton revoltën kundër diktaturës në Qafë Bari: Vatra e së keqes qëndron akoma ndezur
22 Maj 2019, 10:13Nga DOSJA
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar sot 35-vjetorin e revoltës së Qafë-Barit.
Përmes një statusi në “Facebook”, lideri demokrat, shkruan se kjo revoltë tronditi diktaturën dhe përhapi kudo në vend kushtrimin se liria nga dhuna e egër gjakatare e komunizmit do të vinte shumë shpejt.
Basha shprehet se edhe sot shqiptarët janë të bashkuar dhe nuk do të lejojnë askënd që të mposhtë lirinë dhe demokracinë si dhe të ardhmen e tyre europiane.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës:
35 vjet më parë, me 22 maj 1984, revolta e Qafë Barit tronditi diktaturën dhe përhapi kushtrimin anembanë se liria nga dhuna e egër dhe gjakatare do të vinte. Sot përulemi para heroizmit prekës të martirëve të Qafë-Barit, Sokol Sokoli dhe Tomë Ndoja, të cilët ranë theror për liri!
35 vjet më vonë, protagonizmi i xhelatëve të komunizmit është një kambanë alarmi për gjithë kombin. Vatra e së keqes është akoma e ndezur, drejtësia akoma nuk e ka bërë detyrën e saj, liria dhe demokracia janë akoma të brishta, dhe e ardhmja e Shqipërisë është në udhëkryq!
Të frymëzuar nga rezistenca e martirëve të Qafë-Barit, me amanetin e sakrificës së tyre në zemër, jemi sot më të bashkuar dhe të vendosur se kurrë, për të mos lënë asgjë dhe askënd të mposhtë lirinë dhe demokracinë e të shkatërrojë të ardhmen europiane të shqiptarëve. Lavdi përjetë martirëve të Revoltës së Qafë Barit!
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Si e ka përjetësuar ish-Presidenti cilësimin “kriminel” të babait të tij, Gjeneral Spiro Moisiut. Pse ai thotë se Lufta Antifashiste është margaritar në...
TIRANË- Ambasadori i OSBE në Tiranë, Berndt Borchardt, në një shkrim të tij analitik, ka analizuar situatën politike në vend.Ai është ndalur tek të rinjtë ...
TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka thënë sot se ballkani po sulmohet nga influenca të huaja duke përmendur ndër të tjer Rusinë.Këto deklar...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta, ka lëshuar mesazhe të forta për politikën shqiptare. I pranishëm në konferencën për Sigurinë në Ballkan, Meta u ndal tek Refo...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka folur edhe një herë për krizën politike në vend, ku tha se nuk mund të ulet në tavolinë me Ramën, kur ky i fundit shprehet ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta, ka lëshuar mesazhe të forta për politikën shqiptare. I pranishëm në konferencën për Sigurinë në Ballkan, Meta u ndal tek Refo...
TIRANË- Kreu i shtetit, Ilir Meta është shprehur sot se vendi ka një republikë partiake dhe shteti është shkatërruar nga ndryshimet kushtetuese në vitin 20...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka folur sot në konferencën për sfidat e sigurisë në Ballkan, dhe është ndalur në tezën e bashkimit Shqipëri-Kosovë. Meta tha...
TIRANË- Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga nga Tirana tha se ripërcaktimi i kufijve është një retorikë e rrezikshme.Këtë deklaratë Jahjaga e tha gj...
TIRANË- Koloneli i NATO-s, Hilton, në konferencën “Sfidat e Sigurisë në Ballkan”, është shprehur se terrorizmi është një luftë e përbashkët e të gjitha ve...