LIVE UPDATES
Politike

Basha prezanton programin e PD-së për ish-të përndjekurit politikë: Do u rrisim pensionet dhe do u japim 100 euro shtesë,

20 Shkurt 2021, 14:35 Nga DOSJA
Basha prezanton programin e PD-së për ish-të përndjekurit

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi sot planin e PD-së për ish-të përndjekurit politikë. Në 20 shkurt, ditë që shënon edhe 30-vjetorin e rrëzimitnë bustit të Enver Hoxhës, Basha ka premtuar rritje të pensioneve për të përndjekurit politikë.

 Përveç rritjes së pensioneve për ta, Basha premtoi 100 euro shtesë mbi pensionin për çdo të përndjekur politik dhe subvencion të medikamenteve. Kryedemokrati u zotua që brenda mandatit të parë të përfundojë pagesat për familjet e persekutuara nga regjimi komunist.

Ai tha gjithashtu se do të krijojë instrumentin dhe fondin për gjetjen e trupave të njerëzve të pushkatuar që regjimi ogurzi komunist i la pa varre dhe do ta financojë atë deri në përfundimin me sukses të plotë procesin dhe përmbylljen e tij brenda një kohe sa më të shkurtër. Basha premtoi se do të ofrojë bursa studimi dhe kredi të buta për banesa, çiftet e reja nga pasardhësit e të përndjekurve politikë.

Deklarata e plotë

Të dashur bashkëqytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, të nderuar përfaqësues të shoqatave të përndjekurve politik, të nderuar përfaqësues të Partisë Demokratike dhe të opozitës, të përndjekur dhe pasardhës të të përndjekurve politik, sot është dita e 30 vjetorit të rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës. Është dita e një çasti vendimtar në historinë tonë si komb, është dita e mposhtjes së frikës ndaj komunizmit në emër të demokracisë. Në emër të progresit. Në emër të së ardhmes. Por beteja për demokraci sot vazhdon dhe është më e fortë se kurrë. Misioni i para 30 viteve, mbetet misioni ynë edhe sot.

Ndaj, apeli i parë i imi sot është se na duhet të luftojmë me të njëjtin pasion për demokracinë në Shqipëri, të luftojmë me të njëjtin përkushtim dhe angazhim për të cituar presidentin Biden në fjalën e tij të djeshme, në Samitin Virtual të Sigurisë në Mynih, sepse demokracia është diçka për të cilën duhet luftuar çdo ditë. Misioni i Partisë Demokratike, misioni ynë është të garantojmë demokracinë në Shqipëri dhe të ecim përpara në këtë proces. As edhe një hap pas, por po kështu mos të tolerojmë hapa pas. Fatkeqësisht realiteti i 8 viteve është realiteti I kthimit pas në të gjitha proceset demokratike për shkak dhe prej Edi Ramës.

Ne nuk kemi heshtur përpara përpjekjeve të tij. Ne jemi përballur me bashkimet më të mëdha të shqiptarëve, në çdo rrafsh, në çdo fushë, në çdo shesh, në çdo qytet. Dhe nuk do të heshtim deri sa këtë betejë ta fitojmë në 25 Prill. Kjo është një betejë që duhet bërë dhe duhet fituar. Dhe fitorja do të marrë formë në 25 Prill me fitoren e zgjedhjeve. E vetmja mënyrë për të garantuar të ardhmen demokratike të Shqipërisë është fitorja e zgjedhjeve të 25 Prillit. Ndaj e kam thënë dhe e përsëris që 25 Prilli nuk është vetëm ditë zgjedhjesh e zakonshme për Shqipërinë. Është dita kur shqiptarët do të vendosin midis demokracisë dhe kursit të saj perëndimor apo bjerrjes së demokracisë dhe rënies në një autokraci me pasoja dërrmuese për shqiptarët e Shqipërinë. Është e qartë prasë ka në fakt vetëm një alternativë.

Alternativa është ecja përpara, është konsolidimi i demokracisë dhe garancia është fitorja e zgjedhjeve nga Partia Demokratike më 25 Prill së bashku me koalicionin tonë. Ditën e sotme kemi zgjedhur për të diskutuar një nga aspektet e rëndësishme të programit tonë të pas zgjedhjeve të 25 Prillit. Pas këtyre zgjedhjeve dhe pas fitores së tyre Partia Demokratike ka marrë angazhime konkrete dhe të zbatueshme në raport me të persekutuarit politik, me të përndjekurit politikë të regjimit komunist.
Ne zotohemi që brenda mandatit të parë të përfundojmë pagesat për familjet e persekutuara nga regjimi komunist. Atyre iu është bërë një dëm i pakthyeshëm në jetët e tyre dhe sa më shumë që e vonojmë këtë shpagim të vogël, aq më shumë rëndon mbi ne, dëmi që i është shkaktuar. Personalisht kam takuar të persekutuarit që sot e kësaj dite nuk kanë një gur varri ku të kujtojnë prindërit apo të afërmit e tyre. Prandaj, angazhohemi që në ditët e para në qeveri, të krijojmë instrumentin dhe fondin për gjetjen e trupave të njerëzve të pushkatuar që regjimi ogurzi komunist i la pa varre dhe ta financojmë atë deri në përfundimin me sukses të plotë procesin dhe përmbylljen e tij brenda një kohe sa më të shkurtër. Qeveria e ardhshme do të ofrojë bursa studimi dhe kredi të buta për banesa, çifteve të reja nga pasardhësit e të përndjekurve politikë. Ne do të subvencionojmë shërbimet shëndetësore dhe rrisim pensionet e të përndjekurve nga komunizmi, si dhe po shqyrtojmë mundësinë që të burgosurve politikë t’ju jepen 100 Euro shtesë mbi pensionet e tyre.

Atyre që kanë vuajtur punën skllavëruese dhe torturat e kolonive ndëshkimore në minierat e Spaçit e në Qafë të Barit. Do ti mundësojmë një pension si të minatorëve për ato vite që kanë punuar aty . Shqiptarët meritojnë respekt. Historia jonë meriton të njihet dhe ata që kanë vuajtur torturat çnjerëzorë meritojnë çdo kontribut për të pasur një shoqëri të vetëdijshme si parakusht për suksesin dhe mos përsëritjen e së kaluarës. Ne do të dënojmë të gjitha simbolet e komunizmit në Shqipëri dhe do të fusim në sistemin arsimor edukim të veçantë për këtë periudhë të errët të historisë tonë. Rrëfimet dhe ditarët e burgjeve dhe të burgosurve politikë nuk do të kenë një fond të veçantë por mbi të gjitha një vëmendje të veçantë për edukimin e të rinjve. Fëmijët tanë, nipërit tanë nuk mund të rriten më me errësirën për çfarë ka qenë e shkuara aq më pak me helmin e propagandës së sotme.

Harresa nuk mund të jetë rruga se si ne do të ndërtojmë një vend më të mirë aq më pak deformimi I të shkuarës por kujtesa e asaj çfarë ka ndodhur. Por ne jemi borxhlinj këtyre që luftuan dhe sakrifikuan gjithçka për lirinë edhe në ditët më të errëta të kombit tonë. Prandaj angazhohem për ngritjen e muzeut në kujtim të viktimave të komunizmit dhe do të përpiqemi me ngulm të kërkojmë fatin e atyre që u ekzekutuan prej atij sistemi por kjo nuk mjafton ashtu siç kam patur mundësitë modeste në krye të bashkisë ku ndërtuam instilacionin kuptimplotë post-bllok për ti kujtuar vetes dhe fëmijëve tanë tmerrin e zi që ku komb dhe kjo shoqëri ka hequr. Angazhohemi në ngritjen e monumenteve kujtimore në respekt të personaliteteve të vendit të veçanta, ngjarjeve të veçanta historike edhe sakrificave të përndjekurve politikë dhe të rezistencës së tyre gjatë periudhës së errët të diktaturës.

Ka ardhur koha që shoqëria të çlirohet njëherë e mirë nga prangat që i mbajnë akoma duart e lidhura. Asnjë xhelat i djeshëm nuk mund të jetë një shenjtor i sotëm, ndaj angazhohem për miratimin e një ligji për pastrimin e figurës që nuk do të jetë vetëm një distancim njëherë e mirë nga diktatura gjakatare 50-vjecare, por edhe një apologji për 30 vite të munguara. Ne u detyrohemi kaq atyre që jetën e humbën nga armët e regjimit gjakatar, atyre që u lindën apo rritën në kampet e internimit apo u dergjën burgjeve apo kulakëve të diktaturës të dhunuar nga një pushtet që kapardisej në luksin e bllokut të udhëheqjes, ndërsa populli terrorizohej dhe zhytej në mjerim të paimagjinueshëm. Ne do të marrim çdo masë të nevojshme për t’u siguruar se këto hapa nuk do të kthehen pas. Do të punojmë fort që në kujtesë, por mbi të gjitha në standardet e demokracisë Shqipëria të eci vetëm përpara, për demokracinë, për lirinë e fjalës, për të drejtat e individit, për një rrugëtim të sigurt drejt Bashkimit Europian. Ne do të garantojmë që ky kapitull i errët i historisë tonë të mos rikthehet më në asnjë formë dhe në asnjë mënyrë dhe këtë kujtesë historike, këto viktima, këto heronj të kësaj kohe t’i kemi gjithmonë në zemër si shembuj dhe frymëzim të kurajës së një kombi që ecën i sigurt drejt dështimit të vet perëndimor, europian dhe euro-atlantik. Tani më lejoni t’i jap fjalën zotit Alizotaj për të shpalosur pikat kryesore të programit tonë për të përndjekurit politikë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha plani i pd per ish-te perndjekurit politike lulzim basha plani i pd per ish-te perndjekurit politike

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet