Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Basha: Rama duhej të shpallej ‘non grata’, do t’i vijë radha edhe…
16 Dhjetor 2021, 22:15Nga DOSJA
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë deklaratën e fortë, duke thënë se radha për ‘non grata’ do t’i vijë edhe brinjëve të tjera të trekëndëshit të Bermudës. Në emisionin “Open”, Basha u shpreh se edhe kryeministri Edi Rama një ditë do të shpallet “non grata” nga Amerika. Megjithatë kohën dhe mënyrën sesi nuk mnd ta parashikonte.
“Kur unë kam bindjen se në lojë janë interesat kombëtare, interesat e Shqipërisë, interesat e demokratëve, nuk ka gjë përveç Zotit të më ndalojë mua. Dhe këtë e kam dhënë me prova. Dhe këtu ishin interesat e demokratëve. Dhe para interesave të demokratëve dhe interesave të Sali Berishës, kam zgjedhur dhe do të zgjedh gjithmonë interesat e demokratëve. Institucionet amerikane e kanë shpallur non grata. Pa pikë diskutimi në proporcionalitet dhe në kontekst, edhe Edi Rama duhej të ishte shpallur prej kohësh non grata. Se kur do shpallet, si do shpallet, këtë se di as unë as ti. Por një gjë dihet, që vendimin e shpalljes non grata të Sali Berishës, as nuk e kontrollon as nuk e ndikon dot, as Partia Demokratike, as unë as ti. E vetmja gjë që kam në dorë unë dhe e vetmja për të cilën jam përgjegjës para demokratëve është ta mbroj interesin e demokratëve apo ta thërrmoj interesin e demokratëve?,“-tha Basha.
TIRANË – Shtyhet deri në 30 prill 2022 afati i procesit të rivlerësimit të banesave. Vendimi është marrë nga qeveria shqiptare nëpërmjet një akti nor...
TIRANË – Gjatë konferencës për mediat, Kryeministri Rama ka denoncuar një gjyqtare që sipas tij po mban peng investimin në zonën e ish-gardës për ndë...
ELBASAN – Një makinë ka dalë nga aksi rrugor Elbasan-Librazhd. Automjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar jashtë saj.Nuk dihet nëse ka persona të lënduar...
TIRANË– Pas skandalit të pagave të qytetarëve shqiptarë ka dhënë dorëheqjen drejtori i Sistemit Informatik i Tatimeve. Dorëheqja vjen pas publikimit ...
TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme një nismë të re, e cila ka në thelb këshillimin kombëtar me qytetarët. Në prezantimin e ni...