“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Nisma e re! Rama pyet qytetarët për Ballkanin e Hapur, kanabis dhe mbrojtjen sociale
24 Dhjetor 2021, 11:40Nga DOSJA
TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme një nismë të re, e cila ka në thelb këshillimin kombëtar me qytetarët. Në prezantimin e nismës me anë të një deklarate për mediat Rama tha se mund të këshillohen me qytetarët nëse duhet të ndahet procesi i integrimit të vendit drejt BE-së nga Maqedonia e Veriut.
Rama preku disa prej çështjeve që u diskutuan sot në mbledhjen e qeverisë. Kryeministri tha se shqiptarët do të pyeten nëse duan që aplikimi për në BE të jetë bashkë me Maqedoninë e Veriut, apo jo, pas ngërçit të krijuar nga Bullgaria që prek edhe vendin tonë. Po ashtu, kreu i qeverisë tha se do të kërkohet mendimi i qytetarëve për ashpërsimin e dënimit të autorëve përsëritës.
Sipas tij, do kërkohet mendimi i qytetarëve për gjyqtarët dhe prokurorët që nuk e kalojnë Vettingun që të pezullohen në vend nga sistemi i drejtësisë dhe të thirren në SPAK. Kryeministri u shpreh se legalizimi i kanabisit po ashtu do të jetë në listën e pyetësorit, nëse shqiptarët duan që të lejohet ligjërisht legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore.
Pyetja e fundit e njërës prej gazetareve të pranishme duket se e zuri pak ngushtë kryeministrin. Ai tha se vija e kuqe mes atyre që shkelin ligjin është shumë e qartë, referuar pyetjes nëse shqiptarët do të pyeten për skandalet e zyrtarëve.
“Vija e kuqe është e qartë dhe e përcaktuar, ata që janë të përfshirë duhet të jenë jashtë”, tha Rama.
TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas publikimit të skandalit më të ri, atë të publikimit të mbi 530 mijë targa të automjeteve të qytetar...
TIRANË – Kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj iu shmang pyetje nëse kryeministri Edi Rama do të thirret për të dhënë dëshmi në lidhje me skandal...
MBRETËRI E BASHKUAR- Një shqiptar është dënuar me 28 muaj burg pasi u kap brenda një “shtëpie bari”. Armando Lesi, 43 vjeç, u arrestua në një shtëpi...
TIRANË– Pedagogu Arlind Qorri ka reaguar pas akuzave që iu bënë nga avokati Altin Goxhaj pas publikimit të pagës. Goxhaj publikoi ditën e djeshme një...
TIRANË– Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka depozituar kërkesën për liri në Gjykatën e Apelit. Në kërkesën e tij ai bën të ditur se nuk do ti shm...
TIRANË – Kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj deklaroi para mediave se do të ketë emra të autorëve përgjegjës në lidhje me skandalin e publikimi...
BERAT – Dy drejtues automjetesh u arrestuan nga Policia e Beratit për veprat penale aksident dhe drejtim automjeti në gjendje të dehur. Të ndaluarit janë ...
TIRANË- Pas publikimit të bazës së të dhënave personale të qytetarëve siç janë numrat e ID-së dhe të pagave në sektorin shtetëror dhe privat, Autori...