LIVE UPDATES
Politike

VIDEO- Përfundon takimi i Bashës me Gaçek: PD është e vendosur për refomë zgjedhore

29 Shtator 2021, 14:32 Nga DOSJA
VIDEO- Përfundon takimi i Bashës me Gaçek: PD është e

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbajtur një fjalë të shkurtër për mediat pas takimit me Urszula Gacek, shefe e misionit vëzhgues për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, Basha tha se e kishte rënë dakord për adresimin e rekomandimeve të raportit të OSBE-ODHIR, duke shtuar se PD është në funksion të kthimit të demokracisë në vend. Megjithatë Basha shtoi se ka ngritur një grup pune me deputetin Enkelejd Alibeajn për adresimin e problemeve në reformën zgjedhore. Ndër të tjera, kreu i Partisë Demokratike shtoi se nuk mjafon vetëm një legjislacion i mirë, por duhen garantuar edhe instrumentat që ta garantojnë zbatimin e ligjeve.


“Të gjitha këto probleme të marrin zgjidhje nuk mjafton thjesht dhe vetëm një reformë zgjedhore, për të cilën pa diskutim Partia Demokratike është e vendosur dhe për të cilën kemi ngritur një grup pune të kryesuar nga nënkryetari i partisë dhe nga nënkryetari i Kuvendit zoti Enkelejd Alibeaj dhe që do ti çojmë shumë shpejt Kuvendit kërkesën për ngritjen apo për vazhdimin e punës për reformën zgjedhore, po kjo nuk mjafton sepse regjimi me 25 prill dhe të gjitha muajt para 25 prillit dhe pas 25 Prillit deri në procesin e ankimimeve, shkeli dhe ato rregulla që kishte aprovuar vetë, ato që kishte aprovuar vetë, pa opozitën, pa Partinë Demokratike, pa aleatët tanë. Pra qartësisht në këtë vend nuk duhet thjeshtë një reformë zgjedhore, por duhet një shkundje e thellë në mënyrë që instrumentat e regjimit të mos funksionojnë më dhe vendi të kthehet në demokraci. Dy mekanizmat kryesorë për të ecur drejt kësaj janë padiskutim, t’iu japim shqiptarëve jo thjesht legjislacionin, pra kodin zgjedhor, kodin penal, ndryshime të tjera, ndryshime për të garantuar lirinë e medias, por edhe instrumentet që garantojnë që ky legjislacion do të zbatohet nuk do të mbetet në letër, se jam i bindur që ligje të mira ka edhe Lukashenko, por Shqipëria nuk mund të jetë dhe nuk mund të bëhet Bjellorusi. ,”-tha Basha.

FJALA E PLOTË:

Ambasadores Gaçek i shpreha mirënjohjen për punën e jashtëzakonshme të misionit të monitorimit ndonëse në kushtet e kufizuara për shkak të pandemisë. Po kështu ndamë me të dhe me bashkëpunëtorët e saj dakortësinë e plotë në veçanti me rekomandimet parësore të raportit të OSBE-ODHIR. I cili siç e kemi thënë dhe më parë, kemi pasur rastin të bashkëbisedojmë përmes jush me të gjithë qytetarët shqiptarë kur raporti u publikua në korrik. Ky raport fakton masakrën zgjedhore. Fakton vrasjen e demokracisë në Shqipëri me 25 Prill. Mjafton të shikoni fjala bie, rekomandimin 2, ku thotë: shteti duhet të garantojë lirinë dhe sekretin e votës dhe se njerëzit duhet të votojnë të lirë nga frika apo ndëshkimi, nëse merret vesh se kanë votuar apo jo, apo për kë kanë votuar dhe ta kuptosh që po të heqësh fjalën Shqipëri nga raporti ky mund të ishte fare mirë raporti i një procesi votimi në Bjellorusinë e Lukashenkos. Për ironi mora vesh që një aktiviste nga Bjellorusia është sot me Llukashenkon e Shqipërisë. Ironi e madhe ose ndoshta dhe mund ta ndihmojë ta shikojë se si operon se si vepron Llukashenko i Shqipërisë nga afër, që të mundë Llukashenkon e Bjellorusisë. Raporti konfirmon shkrirjen në një të shtetit me partinë. Rekomandimi 4 e thotë qartë: sistemi i patronazhistëve nuk është gjë tjetër veçse vjedhje e të gjitha të dhënave personale dhe private të qytetarëve shqiptarë, tuajat, të gazetarëve në veçanti madje, por të gjithë qytetarëve shqiptar dhe të përdorimit të tyre nga sistemi i patronazhistëve që është një sistem kriminal i përbërë nga njerëz të cilët duhet tu vijë turp nga vetja, të cilët duhet të hetohen për veprimtari kriminale, për shantazhe, për përdorimin e këtyre të dhënave, për ngritjen pra de facto, të një tjetër sistemi të ngjashëm me atë të sigurimit të shtetit të para viteve 90. Raporti thotë qartë në pesë rekomandimet prioritare, se korrniza ligjore mbi të cilën u zhvilluan zgjedhjet sigurisht pas prishjes së marrëveshjes së 5 qershorit nuk është në përputhje dhe ka nevojë të vijë në perputhje me standardet dhe normat demokratike që parashikon OSBE , Komisioni i Venecias. Raporti po keshtu flet në rekomandimin e pestë për lirinë e medias dhe siç ndava me ambasadoren Gaçek, gjerat nuk janë bërë me mirë, janë bêrë me keq, sepse ndërkohë ju thashë që ju po shkruanit raportin, qeveria, kryeministri mori zëdhënësen e partisë dhe e vuri në krye të autoritetit të mbikqyrjes së mediave. Ndërkohë që ka krijuar një ministri të propagandës për të zhdukur dhe atë pak liri që gazetarët kanë për të mbledhur informacion dhe për të bërë transparencë. Raporti po kështu flet qartesisht për problemin madhor të blerjes së votave i cili në bashkëpunim me krimin e organizuar jo vetëm nuk u zgjidh me 25 prill por mori dimensione të reja duke prodhuar të tjere faktorë të krimit nën petkun e deputetit në atë sallë që në fakt duhet të jetë tempull i demokracisë. Pra, këto janë ato që ndava pak a shumë, por e informova gjithashtu që ne kemi një dhe vetëm një arsye që jemi në atë parlament. Ne jemi aty në funksion të kthimit të demokracisë së kthimit të legjitimitetit në vend dhe që të ndodhë kjo duhet patjetër që të gjitha këto probleme që raporti i ka dokumentuar, por në fakt i kemi dokumentuar dhe ne në librin e zi që i kemi dërguar pothuajse një javë para publikimit të raportit të tyre, gjithë institucioneve ndërkombëtare, por që në fakt shqiptarët i dinë fare mirë. Të gjitha këto probleme të marrin zgjidhje nuk mjafton thjesht dhe vetëm një reformë zgjedhore, për të cilën pa diskutim Partia Demokratike është e vendosur dhe për të cilën kemi ngritur një grup pune të kryesuar nga nënkryetari i partisë dhe nga nënkryetari i Kuvendit zoti Enkelejd Alibeaj dhe që do ti çojmë shumë shpejt Kuvendit kërkesën për ngritjen apo për vazhdimin e punës për reformën zgjedhore, po kjo nuk mjafton sepse regjimi me 25 prill dhe të gjitha muajt para 25 prillit dhe pas 25 Prillit deri në procesin e ankimimeve, shkeli dhe ato rregulla që kishte aprovuar vetë, ato që kishte aprovuar vetë, pa opozitën, pa Partinë Demokratike, pa aleatët tanë. Pra qartësisht në këtë vend nuk duhet thjeshtë një reformë zgjedhore, por duhet një shkundje e thellë në mënyrë që instrumentat e regjimit të mos funksionojnë më dhe vendi të kthehet në demokraci. Dy mekanizmat kryesorë për të ecur drejt kësaj janë padiskutim, t’iu japim shqiptarëve jo thjesht legjislacionin, pra kodin zgjedhor, kodin penal, ndryshime të tjera, ndryshime për të garantuar lirinë e medias, por edhe instrumentet që garantojnë që ky legjislacion do të zbatohet nuk do të mbetet në letër, se jam i bindur që ligje të mira ka edhe Lukashenko, por Shqipëria nuk mund të jetë dhe nuk mund të bëhet Bjellorusi. Me këtë raport, Shqipëria sot nuk ka asnjë ndryshim nga Bjellorusia. Po t’i heqësh fjalën Shqipëri raportit, është Bjellorusi. Ndaj beteja jonë është e qartë dhe ne do të bëjmë gjithçka me pushtetin që na kanë dhënë shqiptarët, pavarësisht na e reduktoi masakra zgjedhore, por kemi prapë mjaftueshëm fuqi që t’i imponojmë një axhendë, një kalendar, veprimi popullorë, qytetar, një platformë qytetare për demokracinë, sigurisht duke përdorur edhe fuqinë tonë brenda parlamentit në funksion të kthimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

LAJMI KRYESOR: Delegacioni i ODIHR në Shqipëri, Basha: Raporti fakton masakrën zgjedhore! Gjiknuri: Gati të ulemi me opozitën për reformën zgjedhore e territoriale

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para